Share this page:  
 

Multilingual Scriptures

(Compare books in 2 different language versions of your choice)

Comparison Search:

Select Language version and font:
You can only select max. of two versions.
Book:
Chapter:
Verse:
---------
From: To:

Free Search:

Select Language version and font:
Enter search text:

Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Joshua

Albanian Bible
Chapter # Verse # Verse Detail
11 Mbas vdekjes sė Moisiut, shėrbėtorit tė Zotit, ndodhi qė Zoti i foli Jozueut, djalit tė Nunit, qė i shėrbente Moisiut, dhe i tha:
12 "Moisiu, shėrbėtori im, vdiq; prandaj ēohu, kalo Jordanin, ti dhe gjithė ky popull, dhe shko nė atė vend qė unė u jap atyre, bijve tė Izraelit.
13 Unė ju kam dhėnė ēdo vend qė tabani i kėmbės suaj ka pėr tė shkelur, siē i thashė Moisiut.
14 Territori yt do tė shtrihet nga shkretėtira dhe nga Libani deri nė lumin e madh, nė lumin e Eufratit, nga tėrė vendi i Hitejve deri nė Detin e Madh, nė perėndim.
15 Askush nuk do tė mund tė tė kundėrshtojė gjatė tėrė ditėve tė jetės sate; ashtu siē kam qenė me Moisiun, kėshtu do tė jem me ty; nuk do tė tė lė, as nuk do tė tė braktis.
16 Ji i fortė dhe trim, sepse ti do tė bėsh qė ky popull tė zotėrojė vendin qė u betova t`u jap etėrve tė tyre.
17 Vetėm tregohu i fortė dhe shumė trim, duke u pėrpjekur tė veprosh simbas tėrė ligjit qė Moisiu, shėrbėtori im, tė ka urdhėruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, qė tė kesh mbarėsi kudo qė tė shkosh.
18 Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh.
19 A nuk tė urdhėrova unė? Ji i fortė dhe trim; mos ki frikė dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perėndia yt, ėshtė me ty kudo qė tė shkosh".
110 Atėherė Jozueu urdhėroi oficerėt e popullit, duke u thėnė:
111 "Kaloni pėrmes kampit dhe jepini popullit kėtė urdhėr, duke i thėnė: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditėve do tė kaloni Jordanin pėr tė vajtur tė pushtoni vendin qė Zoti, Perėndia juaj, ju jep si trashėgimi".
112 Jozueu u foli gjithashtu Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, duke u thėnė:
113 "Mbani mend fjalėn qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju urdhėroi kur ju tha: "Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė pushim dhe ju ka dhėnė kėtė vend.
114 Gratė tuaja, tė vegjėlit tuaj, dhe bagėtia juaj do tė mbeten nė vendin qė Moisiu ju ka dhėnė nga kjo anė e Jordanit; por ju, tėrė luftėtarėt tuaj trima do tė kaloni tė armatosur para vėllezėrve tuaj dhe do t`i ndihmoni,
115 derisa Zoti t`u ketė dhėnė pushim vėllezėrve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenė shtėnė nė dorė vendin qė Zoti, Perėndia juaj, u jep atyre. Atėherė mund tė ktheheni pėr tė pushtuar vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtor i Zotit, ju ka dhėnė kėtej Jordanit nė drejtim tė Lindjes"".
116 Atėherė ata iu pėrgjigjėn Jozueut, duke i thėnė: "Ne do tė bėjmė tė gjitha ato qė ti na urdhėron dhe do tė shkojmė kudo qė tė na ēosh.
117 Ashtu siē i jemi bindur pėr ēdo gjė Moisiut, kėshtu do tė tė bindemi ty. Vetėm me ty qoftė Zoti, Perėndia yt, ashtu siē ka qenė me Moisiun!
118 Kushdo qė ngre krye kundėr urdhrave tė tua, dhe nuk u bindet fjalėve tė tua, do tė vritet. Vetėm ji i fortė dhe trim!".
21 Jozueu, bir i Nunit, dėrgoi dy burra te Shitimi pėr tė vėzhguar fshehurazi, duke u thėnė: "Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon". Kėshtu ata shkuan dhe hynė nė shtėpinė e njė prostitute, tė quajtur Rahab, dhe aty banuan.
22 Kėtė gjė ia referuan mbretit tė Jerikos, duke i thėnė: "Ja, disa bij tė Izraelit erdhėn kėtu sonte natėn pėr tė vėzhguar vendin".
23 Atėherė mbreti i Jerikos dėrgoi t`i thotė Rahabit: "Nxirri jashtė njerėzit qė kanė ardhur te ti dhe kanė hyrė nė shtėpinė tėnde, sepse ata kanė ardhur pėr tė vėzhguar tėrė vendin".
24 Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: "Éshtė e vėrtetė, kėta njerėz erdhėn tek unė, por nuk dija nga ishin.
25 Nė ēastin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte errėsuar, ata burra dolėn; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menjėherė, sepse mund t`i arrini".
26 (Ajo pėrkundrazi i kishte hipur mbi ēati dhe i kishte fshehur midis kėrcejve tė lirit, qė i kishte shtrirė mbi shtrat).
27 Atėherė ata i ndoqėn nė rrugėn e Jordanit, nė drejtim tė vahut tė lumit; dhe sapo dolėn ndjekėsit, porta u mbyll.
28 Por para se t`i zinte gjumi spiunėt, Rahabi u ngjit pranė tyre nė ēati,
29 dhe u tha atyre burrave: "Unė e di qė Zoti ju ka dhėnė vendin, qė tmerri juaj na ka zėnė, dhe qė tė gjithė banorėt e vendit dridhen nga frika para jush.
210 Sepse ne kemi dėgjuar si i thau ujėrat e Detit tė Kuq Zoti pėrpara jush kur dolėt nga Egjipti, dhe atė qė ju u bėtė dy mbretėrve tė Amorejve, matanė Jordanit, Sihonit dhe Ogut, qė vendosėt t`i shfarosni.
211 Duke dėgjuar kėto gjėra zemra jonė u mpak, pėr shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnjė fije trimėrie, sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė Perėndi atje lart nė qiejt dhe kėtu poshtė nė tokė.
212 Prandaj, ju lutem, betohuni nė emėr tė Zotit qė, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do tė tregoni po atė dhembshuri ndaj shtėpisė sė atit tim; mė jepni, pra, njė shenjė tė sigurt,
213 qė do t`i lini tė gjallė atin tim, nėnėn time, vėllezėrit dhe motrat e mia dhe tė gjitha gjėrat qė u pėrkasin atyre, dhe qė do tė shpėtoni jetėn tonė nga vdekja".
214 Ata burra iu pėrgjigjėn: "Jeta jonė pėr atė tuajėn, mjaft qė tė mos e tregoni ēėshtjen tonė; dhe kur Zoti do tė na japė vendin, ne do tė tė trajtojmė me mėshirė dhe me shpirtlirėsi".
215 Atėherė ajo i zbriti nga dritarja me njė litar, sepse shtėpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.
216 Dhe u tha atyre: "Shkoni nė drejtim tė malit, qė ndjekėsit tuaj tė mos ju gjejnė; dhe qėndroni tri ditė tė fshehur atje, deri sa tė kthehen ndjekėsit tuaj; pastaj do tė vazhdoni rrugėn tuaj".
217 Atėherė ata burra i thanė: "Ne do tė ēlirohemi nga betimi qė na detyrove tė bėjmė,
218 po tė jetė se, kur tė hyjmė nė kėtė vend, ti nuk ngjit nė dritaren nga e cila po na zbret kėtė kordon tė hollė me ngjyrė tė kuqerreme dhe po nuk mblodhe nė shtėpinė tėnde atin tėnd, nėnėn tėnde vėllezėrit e tu dhe tėrė familjen e atit tėnd.
219 Por nė rast se dikush del jashtė pragut tė shtėpisė sate, gjaku i tij do tė bjerė mbi krye tė vet, dhe ne nuk do tė kemi faj pėr kėtė; por gjaku i kujtdo qoftė qė do tė jetė me ty nė shtėpi do tė bjerė mbi kokėn tonė, nė qoftė se dikush i prek me dorė.
220 Por nė rast se ti tregon punėn tonė, ne do tė ēlirohemi nga betimi qė na ke detyruar tė bėjmė".
221 Ajo tha: "U bėftė ashtu si thatė ju". Pastaj u nda me ta dhe ata ikėn. Ajo lidhi nė dritare kordonin e hollė tė kuqerremė.
222 Ata ikėn, pra, dhe shkuan nė mal ku ndenjėn tri ditė, deri sa u kthyen ndjekėsit; ndjekėsit i kishin kėrkuar gjatė gjithė rrugės, por pa i gjetur dot.
223 Kėshtu tė dy burrat u kthyen, zbritėn nga mali, kaluan Jordanin dhe erdhėn te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan tė gjitha ato qė kishin kaluar.
224 Dhe i thanė Jozueut: "Me siguri Zoti na e ka lėnė nė duart tona tėrė vendin; qė tani tėrė banorėt e vendit dridhen nga frika para nesh".
31 Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes; ai dhe tėrė bijtė e Izraelit u nisėn pastaj nga Shitimi dhe arritėn nė Jordan; u ndalėn aty para se ta kalojnė
32 Mbas tri ditėve, oficerėt kaluan nėpėr tėrė kampin,
33 dhe i dhanė popullit kėtė urdhėr, duke i thėnė: "Kur tė shihni arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, tė mbajtur nga priftėrinjtė levitė, do tė niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.
34 Midis jush dhe arkės do tė ketė njė largėsi prej rreth dy mijė kubitėsh. Mos iu afroni asaj, me qėllim qė tė njihni rrugėn nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurrė nėpėr kėtė rrugė".
35 Dhe Jozueu i tha popullit: "Shenjtėrohuni, sepse nesėr Zoti ka pėr tė bėrė mrekulli midis jush".
36 Pastaj Jozueu u foli priftėrinjve, duke u thėnė: "Merrni arkėn e besėlidhjes dhe kaloni pėrpara popullit". Kėshtu ata morėn arkėn e besėlidhjes dhe ecėn para popullit.
37 Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Sot do tė filloj tė tė bėj tė madh nė sytė e tė gjithė Izraelit, me qėllim qė tė kuptojnė se ashtu siē kam qenė me Moisiun, kėshtu do tė jem edhe me ty.
38 Prandaj ti jepu kėtė urdhėr priftėrinjve qė mbajnė arkėn e besėlidhjes, duke u thėnė: "Kur tė arrini nė breg tė Jordanit, do tė ndaleni nė Jordan"".
39 Jozueu u tha atėherė bijve tė Izraelit: "Afrohuni dhe dėgjoni fjalėt e Zotit, Perėndisė tuaj".
310 Pastaj Jozueu tha: "Nga kjo do tė njihni qė Zoti i gjallė ėshtė midis jush dhe qė me siguri ka pėr tė dėbuar para jush Kananejtė, Hitejtė, Hivejtė, Perezejtė, Girgasejtė, Amorejtė dhe Jebusejtė;
311 ja, arka e besėlidhjes sė Zotit tė tė gjithė dheut po bėhet gati tė kalojė para jush nė lumin Jordan.
312 Merrni, pra, dymbėdhjetė burra nga fiset e Izraelit, njė pėr ēdo fis.
313 Dhe ka pėr tė ndodhur qė, porsa tabanėt e kėmbėve tė priftėrinjve qė mbajnė arkėn e Zotit, Zot i gjithė tokės, do tė takojnė nė ujėrat e Jordanit, ujėrat e Jordanit do tė ndahen, dhe ujėrat qė zbresin nga lart do tė ndalen tok".
314 Kėshtu, kur populli ngriti ēadrat pėr tė kaluar Jordanin, priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes ecnin pėrpara popullit.
315 Sapo ata qė mbanin arkėn arritėn nė Jordan dhe kėmbėt e priftėrinjve qė trasportonin arkėn u zhytėn nė ujėrat e bregut tė tij (Jordani ėshtė i mbushur plot deri nė brigjet e tij gjatė tėrė kohės sė korrjes),
316 ujėrat qė zbrisnin nga sipėr u ndalėn dhe u ngritėn tok shumė mė lart se Adami, qyteti qė ndodhet pranė Tsartanit; kėshtu qė ujėrat qė zbrisnin nė drejtim tė detit tė Arabahut, Detit tė Kripur, u ndanė tėrėsisht prej tyre; dhe populli i kaloi pėrballė Jerikos.
317 Priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit u ndalėn nė vend tė thatė nė mes tė Jordanit, ndėrsa tėrė Izraeli po kalonte nė tė thatė, deri sa tėrė populli mbaroi sė kapėrcyeri Jordanin.
41 Kur tėrė populli mbaroi sė kapėrcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thėnė:
42 "Merrni nga radhėt e popullit dymbėdhjetė burra, njė pėr ēdo fis,
43 dhe u jepni kėtė urdhėr, duke thėnė: "Merrni dymbėdhjetė gurė qė kėtej, nė mes tė Jordanit, pikėrisht nė vendin ku u ndalėn kėmbėt e priftėrinjve, i merrni, me vete matanė lumit dhe i vendosni nė vendin ku do tė strehoheni sonte"".
44 Atėherė Jozueu thirri dymbėdhjetė burrat qė kishte zgjedhur ndėr bijtė e Izraelit, njė pėr ēdo fis,
45 dhe u tha atyre: "Kaloni para arkės sė Zotit, Perėndisė tuaj, nė mes tė Jordanit, dhe secili prej jush tė mbajė nė kurriz njė gur, simbas numrit tė fiseve tė bijve tė Izraelit,
46 me qėllim qė kjo tė jetė njė shenjė midis jush. Kur nė tė ardhmen bijtė tuaj do t`ju pyesin, duke thėnė: "Ē`janė pėr ju kėta gurė?",
47 ju do t`u pėrgjigjeni kėshtu: "Ujėrat e Jordanit u ndanė para arkės sė besėlidhjes tė Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujėrat e tij u ndanė dhe kėta gurė do tė jenė pėr bijtė e Izraelit njė kujtim pėr jetė"".
48 Bijtė e Izraelit bėnė pikėrisht ashtu si i kishte urdhėruar Jozueu: morėn dymbėdhjetė gurė nė mes tė Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, nė bazė tė numrit tė fiseve tė Izraelit, dhe i morėn me vete matanė lumit nė vendin ku do tė kalonin natėn, dhe i vendosėn aty.
49 Jozueu ngriti gjithashtu dymbėdhjetė gurė nė mes tė Jordanit, nė vendin ku ishin ndalur kėmbėt e priftėrinjve qė mbanin arkėn e besėlidhjes; dhe aty kanė mbetur deri mė sot.
410 Priftėrinjtė qė mbanin arkėn u ndalėn nė mes tė Jordanit deri sa u plotėsua tėrėsisht ajo qė i kishte urdhėruar Zoti Jozueut t`i thoshte popullit, nė bazė tė tė gjitha atyre qė Moisiu i kishte urdhėruar
411 Kur tėrė populli mbaroi sė kaluari, arka e Zotit dhe priftėrinjtė kaluan nė prani tė popullit.
412 Bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit kaluan tė armatosur nė krye tė bijve tė Izraelit, ashtu siē u kishte thėnė Moisiu.
413 Rreth dyzet mijė njerėz me veshje lufte kaluan para Zotit nė fushat e Jerikos, gati pėr tė luftuar.
414 Po atė ditė, Zoti e bėri tė madh Jozueun nė sytė e tėrė Izraelit, dhe banorėt e tij patėn frikė nga ai ashtu si patėn frikė nga Moisiu gjatė gjithė ditėve tė jetės sė tij.
415 Pastaj Zoti i foli Jozueut dhe i tha:
416 "Urdhėro priftėrinjtė qė mbajnė arkėn e Dėshmisė tė dalin nga Jordani".
417 Atėherė Jozueu urdhėroi priftėrinjtė duke u thėnė: "Dilni nga Jordani".
418 Dhe ndodhi qė kur priftėrinjtė qė mbanin arkėn e besėlidhjes sė Zotit, dolėn nga Jordani dhe tabanėt e kėmbėve tė tyre shkelėn tokėn e thatė, ujėrat e Jordanit u kthyen nė vendin e tyre dhe filluan tė rrjedhin si mė parė nė lartėsinė e brigjeve tė tij.
419 Populli doli nga Jordani ditėn e dhjetė tė muajit tė parė dhe ngriti kampin e tij nė Gilgal, nė skajin lindor tė Jerikos.
420 Ata dymbėdhjetė gurė qė i kishin marrė nga Jordani, Jozueu i ēoi nė Gilgal.
421 Pastaj u foli bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Kur nė tė ardhmen bijtė tuaj do t`i pyesin etėrit e tyre duke thėnė: "Ē`janė kėta gurė?",
422 ju do t`ua bėni tė ditur bijve tuaj, duke thėnė: "Izraeli e kaloi kėtė Jordan nė tė thatė,
423 sepse Zoti, Perėndia juaj, i thau ujėrat e Jordanit para jush deri sa tė kalonit, ashtu si Zoti, Perėndia juaj, veproi nė Detin e Kuq, tė cilin e thau para nesh deri sa tė kalonim,
424 me qėllim qė tėrė popujt e tokės tė pranojnė qė Zoti ka dorė tė fuqishme, dhe qė ju tė keni gjithnjė frikė nga Zoti, Perėndia juaj"". i Pashkės
51 Kur tė gjithė mbretėrit e Amorejve qė ndodheshin matanė Jordanit nė drejtim tė perėndimit dhe tėrė mbretėrit e Kananejve qė ishin pranė detit mėsuan qė Zoti kishte tharė ujėrat e Jordanit para bijve
52 Nė atė kohė Zoti i tha Jozueut: "Bėj thika prej guri dhe fillo pėrsėri tė rrethpresėsh bijtė e Izraelit".
53 Kėshtu Jozueu bėri thika prej guri dhe rrethpreu bijtė e Izraelit mbi kodrinėn e Haaralothit.
54 Kjo qe arsyeja pėr tė cilin Jozueu i rrethpreu; i tėrė populli qė kishte dalė nga Egjipti, meshkujt, tėrė burrat luftėtarė, kishin vdekur nė shkretėtirė gjatė rrugės, mbasi kishin dalė nga Egjipti.
55 Ndėrsa tėrė populli qė kishte dalė nga Egjipti ishte rrethprerė, tėrė populli qė kishte lindir nė shkretėtirė gjatė rrugės mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprerė.
56 Nė fakt bijtė e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nėpėr shkretėtirė deri sa tėrė populli, domethėnė luftėtarėt qė kishin dalė nga Egjipti, u shkatėrruan, sepse nuk i ishin bindur zėrit tė Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar qė nuk do t`u tregonte vendin qė do t`u jepte etėrve tė tyre, njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė.
57 Kėshtu Jozueu i rrethpreu bijtė e tyre, qė Perėndia i kishte vėnė nė vend tė tyre, sepse ishin tė parrethprerė, sepse nuk ishin rrethprerė gjatė rrugės.
58 Kur mbaroi rrethprerja e tėrė meshkujve, ata qėndruan atje ku ishin, nė kamp, deri sa u shėruan.
59 Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Sot ju hoqa turpėrimin e Egjiptit", dhe ai vend u quajt Gilgal deri nė ditėt e sotme.
510 Bijtė e Izraelit e ngritėn kampin e tyre nė Gilgal dhe e kremtuan Pashkėn ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit, nė tė ngrysur, nė fushat e Jerikos.
511 Tė nesėrmen e Pashkės hėngrėn prodhime tė vendit, bukė tė ndorme dhe grurė tė pjekur po atė ditė.
512 Tė nesėrmen hėngrėn prodhime tė vendit, mana mbaroi; kėshtu bijtė e Izraelit nuk patėn mė manė, por atė vit hėngrėn frytet e vendit tė Kanaanit.
513 Por ndodhi qė, ndėrsa Jozueu ishte afėr Jerikos, ngriti sytė dhe shikoi, dhe ja, njė njeri i qėndronte pėrpara, me nė dorė njė shpatė tė zhveshur. Jozueu i doli pėrballė dhe i tha: "A je ti pėr ne o pėr armiqtė tanė?".
514 Ai u pėrgjigj: "Jo, unė jam kreu i ushtrisė sė Zotit; sapo kam arritur nė kėtė ēast". Atėherė Jozueu ra pėrmbys para tij dhe tha: "Ēfarė dėshiron t`i thotė Zotėria ime shėrbėtorit tė tij?".
515 Kreu i ushtrisė sė Zotit i tha Jozueut: "Zbath sandalet, sepse vendi ku je ėshtė i shenjtė". Dhe Jozueu veproi ashtu.
61 Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirė nga frika e bijve tė Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte nė tė.
62 Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unė tė kam dhėnė nė dorė Jerikon, mbretin e tij dhe luftėtarėt e tij trima.
63 Ju tė gjithė, luftėtarėt, do tė marshoni rreth qytetit, do tė silleni njė herė rreth tij. Kėshtu do tė bėni gjashtė ditė me radhė.
64 Shtatė priftėrinj do tė ēojnė pėrpara arkės shtatė bori prej briri tė dashit; por ditėn e shtatė do tė silleni rreth qytetit shtatė herė dhe priftėrinjtė do t`u bien borive.
65 Kur ata t`u bien pa pushim brirėve tė dashit dhe ju tė dėgjoni zėrin e borisė, tėrė populli do tė bėjė njė ulurimė tė madhe; atėherė muret e qytetit do tė shemben dhe populli do tė ngjitet, gjithsekush drejt, pėrpara.
66 Kėshtu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftėrinjtė dhe u tha atyre: "Merrni arkėn e besėlidhjes dhe shtatė priftėrinj tė mbajnė shtatė bori prej briri tė dashit pėrpara arkės sė Zotit".
67 Pastaj i tha popullit: "Shkoni pėrpara dhe marshoni rreth qytetit, njerėzit e armatosur tė ecin pėrpara arkės sė Zotit".
68 Kėshtu, kur Jozueu mbaroi sė foluri popullit, shtatė priftėrinjtė qė mbanin shtatė bori prej briri tė dashit pėrpara Zotit nisėn tė marshojnė dhe u ranė borive; dhe arka e besėlidhjes sė Zotit i ndiqte nga pas.
69 Njerėzit e armatosur marshonin pėrpara priftėrinjve qė u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkės; gjatė marshimit priftėrinjtė u binin borive.
610 Jozueu kishte urdhėruar popullin, duke i thėnė: "Mos bėrtitni, tė mos dėgjohet as zėri juaj dhe tė mos dalė asnjė fjalė nga goja juaj, deri ditėn kur do t`ju them: "Bėrtisni!". Atėherė do tė bėrtisni".
611 Kėshtu arka e Zotit u soll rreth qytetit njė herė; pastaj u kthyen nė kamp dhe aty e kaluan natėn.
612 Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes, dhe priftėrinjtė morėn arkėn e Zotit.
613 Shtatė priftėrinjtė, qė mbanin shtatė boritė prej briri tė dashit pėrpara arkės sė Zotit, shkonin pėrpara dhe u binin borive. Njerėzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkės sė Zotit; gjatė marshimit priftėrinjtė u binin borive.
614 Ditėn e dytė marshuan vetėm njė herė rreth qytetit dhe pastaj u kthyen nė kamp. Kėshtu vepruan gjashtė ditė me radhė.
615 Por ditėn e shtatė u ngritėn herėt, nė agim, dhe marshuan rreth qytetit nė tė njėjtėn mėnyrė shtatė herė; vetėm atė ditė marshuan shtatė herė rreth qytetit.
616 Herėn e shtatė, kur priftėrinjtė u ranė borive, Jozueu i tha popullit: "Bėrtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!
617 Qyteti do tė shfaroset, ai dhe ēdo gjė qė ėshtė nė tė. Vetėm prostituta Rehab do tė shpėtojė, ajo dhe gjithė ata qė janė bashkė me tė nė shtėpi, sepse ajo fshehu vėzhguesit qė ne kishim dėrguar.
618 Por ju kini shumė kujdes lidhur me atė qė ėshtė caktuar tė shfaroset, qė tė mos jeni ju vetė tė mallkuar, duke marrė diēka qė ėshtė caktuar tė shfaroset, dhe ta bėni kėshtu kampin e Izraelit tė mallkuar, duke tėrhequr mbi tė fatkeqėsi.
619 Por i gjithė argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtėrohen Zotit; do tė hyjnė nė thesarin e Zotit".
620 Populli, pra, bėrtiti kur priftėrinjtė u ranė borive; dhe ndodhi qė, kur populli dėgjoi tingullin e borive, nxori njė britmė tė madhe dhe muret u rrėzuan duke u shėmbur. Populli u ngjit nė qytet, secili drejt, pėrpara, dhe e shtiu nė dorė atė.
621 Dhe shfarosėn gjithēka ishte nė qytet, duke vrarė me shpatė burra e gra, fėmijė dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarė.
622 Pastaj Jozueu u tha dy burrave qė kishin vėzhguar vendin: "Shkoni nė shtėpinė e asaj prostitute dhe nxirrni jashtė gruan dhe tėrė ato gjėra qė i pėrkasin asaj, siē i jeni betuar".
623 Atėherė tė rinjtė qė kishin vėzhguar vendin shkuan dhe nxorėn jashtė Rahabin, tė atin, tė ėmėn, tė vėllezėrit dhe gjithēka i pėrkiste asaj; kėshtu nxorėn jashtė tė gjithė tė afėrmit e saj dhe i lanė jashtė kampit tė Izraelit.
624 Pastaj i vunė zjarrin qytetit dhe tėrė gjėrave qė ai pėrmbante; morėn vetėm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, qė i vunė nė thesarin e shtėpisė sė Zotit.
625 Por Jozueu e la tė gjallė prostitutėn Rahab, familjen e atit tė saj dhe gjithēka qė i pėrkiste; kėshtu qė ajo banoi nė mes tė Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit qė Jozueu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar Jerikon.
626 Atė ditė Jozueu u betua duke thėnė: "Qoftė i mallkuar para Zotit ai njeri qė do tė ngrihet tė rindėrtojė qytetin e Jerikos! Ai do tė hedhė themelet mbi tė parėlindurin e tij, dhe do t`i lartojė portat mbi birin e tij mė tė vogėl".
627 Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u pėrhap nė tė gjithė vendin.
71 Por bijtė e Izraelit kryen njė shkelje rreth gjėrave tė caktuara pėr shfarosje, sepse Akani, djalė i Karmit, i Zabdiut, birit tė Zerahut, nga fisi i Judės, mori disa sende tė caktuara pėr shfarosje,
72 Ndėrkaq Jozueu dėrgoi njerėz nga Jeriko nė Ai, qė ėshtė afėr Beth-Avenit, i cili ndodhet nė lindje tė Bethelit, dhe u tha atyre: "Ngjituni pėr tė vėzhguar vendin". Kėshtu njerėzit u ngjitėn pėr tė vėzhguar Ain.
73 Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanė: "Nuk ėshtė e nevojshme tė ngjitet tėrė populli; por le tė ngjiten dy mijė a tre mijė burra pėr tė sulmuar Ain; mos e lodh tėrė popullin, sepse ata tė Ait janė tė paktė nė numėr".
74 Kėshtu u ngjitėn rreth tre mijė burra tė zgjedhur nga radhėt e popullit, por para burrave tė Ait, ua mbathėn kėmbėve.
75 Dhe burrat e Ait vranė rreth tridhjetė e gjashtė prej tyre; i ndoqėn nga porta e qytetit deri nė Shebarim, duke i goditur nė tatėpjetė. Dhe zemra e popullit u ligėshtua, u bė si uji.
76 Jozueu i grisi atėherė rrobat e tij dhe ra pėrmbys me fytyrė pėr tokė, pėrpara arkės sė Zotit deri nė mbrėmje, ai dhe pleqtė e Izraelit, dhe hodhėn pluhur mbi kokėn e tyre.
77 Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bėre qė ky popull tė kalojė Jordanin dhe tė bjerė nė duart e Amorejve pėr t`u vrarė? Ah, sikur tė ishim kėnaqur duke qėndruar kėtej Jordanit!
78 O Zot, ē`mund tė them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut tė tij?
79 Kananejtė dhe tėrė banorėt e vendit do ta marrin vesh, do tė na rrethojnė dhe do tė zhdukin emrin tonė nga faqja e dheut; ēfarė do tė bėsh ti atėherė pėr emrin tėnd tė madh?".
710 Por Zoti i tha Jozueut: "Ēohu! Pse rri pėrmbys me fytyrė pėr tokė?
711 Izraeli ka mėkatuar; ata kanė shkelur besėlidhjen qė u kisha porositur; kanė marrė madje gjėra tė caktuara qė tė shfarosen, kanė vjedhur dhe kanė gėnjyer; dhe pastaj i kanė vėnė midis plaēkave tė tyre.
712 Prandaj bijtė e Izraelit nuk mund t`iu bėjnė ballė armiqve tė tyre, dhe kanė kthyer kurrizin para tyre, sepse janė bėrė ata vetė tė mallkuar. Unė nuk do tė jem mė me ju, nė rast se nuk shkatėrroni gjėrat e caktuara qė tė shfarosen midis jush.
713 Ēohu, shenjtėro popullin dhe i thuaj: "Shenjtėrohuni pėr nesėr, sepse kėshtu ka thėnė Zoti, Perėndia i Izraelit: "O Izrael, nė gjirin tėnd ka gjėra tė caktuara pėr t`u shkatėrruar. Ti nuk do tė mund t`u bėsh ballė armiqve tė tu, pėr deri sa nuk ke hequr gjėrat e caktuara pėr shkatėrrim midis jush.
714 Nesėr nė mėngjes, pra, do tė paraqiteni, fis mė fis, dhe fisi, qė Zoti do tė caktojė do tė paraqitet, familje mė familje, dhe familja qė Zoti do tė caktojė do tė shkojė shtėpi mė shtėpi, dhe shtėpia qė Zoti do tė caktojė ka pėr t`u paraqitur me tė gjithė njerėzit e saj.
715 Dhe atij qė do t`i gjenden gjėra tė caktuara tė shfarosen do t`i vihet flaka, atij vet dhe gjithēka qė i pėrket, sepse ka shkelur besėlidhjen e Zotit dhe ka kryer njė gjė tė keqe nė Izrael"".
716 Jozueu, pra, u ngrit herėt nė mėngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve tė tij; dhe u caktua fisi i Judės.
717 Pastaj afroi familjet e Judės, dhe u caktua familja e Zarhitėve. Pastaj afroi familjen e Zarhitėve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.
718 Pastaj afroi shtėpinė e Zabdit, person pėr person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit tė Zerahut, nga fisi i Judės.
719 Atėherė Jozueu i tha Akanit: "Biri im, tė lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perėndinė e Izraelit, rrėfeji atij dhe mė thuaj atė qė ke bėrė; mos ma fshih".
720 Akani iu pėrgjigj Jozueut dhe i tha: "Nė tė vėrtetė jam unė qė kam mėkatuar kundėr Zotit, Perėndisė sė Izraelit, dhe ja ē`kam bėrė.
721 Kur pashė midis plaēkės njė mantel tė bukur tė Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe njė shufėr ari qė peshon pesėdhjetė sikla, pata njė dėshirė tė madhe pėr to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur nė tokė nė mes tė ēadrės sime; dhe argjendi ėshtė poshtė".
722 Atėherė Jozueu dėrgoi lajmėtarė qė vrapuan nė ēadėr; dhe ja, plaēka ishte fshehur nė ēadrėn e tij, dhe argjendi ndodhej poshtė.
723 Ata e morėn nga ēadra, ia ēuan Jozueut dhe tėrė bijve tė Izraelit, dhe e vendosėn pėrpara Zotit.
724 Atėherė Jozueu, dhe tėrė Izraeli bashkė me tė, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrėn prej ari, bijtė dhe bijat e tij, qetė e tij, gomarėt e tij, delet e tij dhe tė gjitha gjėrat qė i pėrkisnin, dhe i ngjiti nė luginėn e Akorit.
725 Dhe Jozueu tha: "Pse na vure nė telashe? Zoti do tė tė vėrė nė telashe ty sot!". Dhe i tėrė Izraeli e vrau me gurė; dhe mbasi e vranė me gurė, e dogjėn nė zjarr.
726 Pastaj ngritėn mbi tė njė grumbull tė madh gurėsh, qė ekziston edhe sot. Kėshtu Zoti u qetėsua nga rrėmbimi i zemėrimit tė tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.
81 Pastaj Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikė dhe mos u tmerro. Merr tė gjithė luftėtarėt e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, unė po tė jap nė dorė mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.
82 Dhe do t`u bėsh Ait dhe mbretit tė tij ato qė u ke bėrė Jerikos dhe mbretit tė tij; do tė merrni pėr vete vetėm plaēkėn dhe bagėtinė e tij. Zėri njė pritė qytetit nė pjesėn e prapme tė tij.
83 Kėshtu Jozueu dhe tė gjithė luftėtarėt e tij u ngritėn mė kėmbė pėr tė sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjetė mijė njerėz, luftėtarė trima, dhe i nisi natėn,
84 duke u dhėnė kėtė urdhėr: "Ja, ju do tė rrini nė pritė kundėr qytetit, duke qėndruar prapa tij; mos u largoni shumė nga qyteti, por rrini gjithnjė nė gatishmėri.
85 Pastaj unė dhe tėrė njerėzit qė janė me mua do t`i afrohemi qytetit; dhe kur ata do tė dalin kundėr nesh si herėn e parė, ne do tė ikim para tyre.
86 Ata do tė dalin pėr tė na ndjekur deri sa t`i kemi tėrhequr larg qytetit, sepse do tė thonė: "Ikin me vrap para nesh si herėn e parė". Dhe, ndėrsa ne do tė ikim me vrap para tyre,
87 ju do tė dilni nga prita dhe do tė pushtoni qytetin, sepse Zoti, Perėndia juaj, do ta japė nė duart tuaja.
88 Me ta pushtuar qytetin, do t`i vini flakėn; do tė bėni atė qė ka urdhėruar Zoti. Kini mendjen, ky ėshtė urdhri qė ju jap".
89 Kėshtu Jozueu i nisi; ata shkuan nė vendin e pritės dhe u ndalėn midis Bethelit dhe Ait, nė krahun perėndimor tė Ait; por Jozueu mbeti atė natė nė mes tė popullit.
810 Jozueu u ngrit herėt nė mėngjes, kaloi nė paradė popullin dhe u ngjit bashkė me pleqtė e Izraelit nė krye tė popullit kundėr Ait.
811 Tėrė luftėtarėt qė ishin me tė u ngjitėn dhe u afruan; kėshtu arritėn pėrballė qytetit dhe fushuan nė veri tė Ait. Midis tyre dhe Ait kishte njė luginė.
812 Atėherė ai mori rreth pesėmijė njerėz dhe i vuri nė pritė midis Bethelit dhe Ait, nė perėndim tė qytetit.
813 Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte nė pritė nė perėndim tė qytetit, Jozueu atė natė pėrparoi nė mes tė luginės.
814 Kur mbreti i Ait pa kėtė gjė, njerėzit e qytetit u ngritėn herėt me ngut nė mėngjes dhe dolėn pėr tė luftuar kundėr Izraelit: mbreti dhe tėrė populli i tij, nė pozicionin e caktuar pėrballė Arabahut; por mbreti nuk e dinte qė i kishin zėnė pritė nė pjesėn prapa qytetit.
815 Atėherė Jozueu dhe i tėrė Izraeli, duke u shtirur sikur ishin mundur para tyre, ua mbathėn kėmbėve nė drejtim tė shkretėtirės.
816 I tėrė populli qė ndodhej nė qytet u thirr tė mblidhej pėr t`i ndjekur; kėshtu e ndoqėn Jozueun dhe shkuan larg qytetit.
817 S`mbeti burrė nė Ai dhe nė Bethel pa dalė pas Izraelit. E lanė kėshtu qytetin tė hapur dhe iu vunė pas Izraelit.
818 Atėherė Zoti i tha Jozueut: "Shtrije shtizėn qė ke nė dorė nė drejtim tė Ait, sepse unė do tė ta dorėzoj nė dorė". Dhe Jozueu e shtriu shtizėn qė kishte nė dorė nė drejtim tė qytetit.
819 Me tė shtrirė dorėn, burrat qė ishin nė pritė u ngritėn me tė shpejtė nga vendi i tyre, hynė nė qytet, e zunė dhe nxituan t`i vėnė flakėn.
820 Kur njerėzit e Ait shikuan prapa, ja, ata panė tymin e qytetit qė ngjitej nė qiell; dhe nuk patėn asnjė mundėsi tė iknin as nga njė anė, as nga ana tjetėr, sepse populli qė ikte me vrap nė drejtim tė shkretėtirės u kthye kundėr atyre qė e ndiqnin.
821 Kėshtu, kur Jozueu dhe i tėrė Izraeli panė qė njerėzit e pritės e kishin pushtuar qytetin dhe qė tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mundėn njerėzit e Ait.
822 Edhe tė tjerėt dolėn nga qyteti kundėr tyre; kėshtu ata tė Ait u gjendėn tė zėnė nė kurth nė mes tė forcave tė Izraelit, duke pasur nga njė anė njėrėn palė, nga ana tjetėr palėn tjetėr; dhe i mundėn deri sa nuk mbeti asnjė i gjallė apo ikanak.
823 Por mbretin e Ait e zunė tė gjallė dhe e ēuan tek Jozueu.
824 Kur Izraeli mbaroi sė vrari tėrė banorėt e Ait nė fushė dhe nė shkretėtirė ku ata e kishin ndjekur, dhe u therėn tė gjithė deri sa u shfarosėn tė tėrė, gjithė Izraeli u kthye nė drejtim tė Ait dhe i ra me shpatė.
825 Tėrė ata qė u vranė atė ditė, burra dhe gra, ishin dymbėdhjetė mijė veta, tė gjithė banorė tė Ait.
826 Jozueu nuk e uli dorėn qė mbante shtizėn, deri sa i shfarosi tė gjithė banorėt e Ait.
827 Izraeli mori pėr vete vetėm bagėtinė dhe plaēkėn e atij qyteti, simbas urdhrit qė Zoti i kishte dhėnė Jozueut.
828 Kėshtu Jozueu i vuri flakėn Ait dhe e katandisi nė njė grumbull gėrmadhash pėr gjithnjė, njė vend tė shkretuar deri ditėn e sotme.
829 Pastaj e vari mbretin e Ait nė njė dru dhe e la atje deri nė mbrėmje; nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi qė kufoma e tij tė ulej nga druri, tė hidhej nė hyrje tė portės sė qytetit dhe mblodhėn mbi tė njė numėr tė madh gurėsh, qė shihen edhe sot.
830 Atėherė Jozueu ndėrtoi njė altar pėr Zotin, Perėndinė e Izraelit, nė malin Ebal,
831 ashtu si Moisiu, shėrbėtor i Zotit, u kishte urdhėruar bijve tė Izraelit, siē shkruhet nė librin e ligjit tė Moisiut, u ngrit njė altar gurėsh tė palatuar mbi tė cilėt askush nuk kish kaluar, ndonjė vegėl tė hekurt; pastaj mbi tė bėnė olokauste pėr Zotin dhe flijime falėnderimi.
832 Aty Jozueu shkroi mbi gurė njė kopje tė ligjit, qė Moisiu pati shkruar nė prani tė bijve tė Izraelit.
833 I tėrė Izraeli, si tė huajt ashtu edhe ata qė kishin lindur izraelitė, pleqtė, oficerėt dhe gjykatėsit e tij, rrinin mė kėmbė nė tė dyja anėt e arkės, pėrballė priftėrinjve levitė qė mbartnin arkėn e besėlidhjes sė Zotit, gjysma pėrballė malit Gerizim dhe gjysma tjetėr pėrballė malit Ebal, ashtu si Moisiu, shėrbėtor i Zotit, kishte urdhėruar mė parė, pėr tė bekuar popullin e Izraelit.
834 Pas kėsaj, Jozueu lexoi tėrė fjalėt e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet nė librin e ligjit.
835 Nga tė gjitha ato qė kishte urdhėruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjė fjalė pėrpara gjithė asamblesė sė Izraelit, duke pėrfshirė gratė, fėmijėt dhe tė huajt qė banonin nė mes tyre.
91 Me tė mėsuar kėto gjėra, tėrė mbretėrit qė ndodheshin kėtej Jordanit, nė krahinėn malore, nė fushat dhe gjatė bregut tė Detit tė Madh nė drejtim tė Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,
92 u mblodhėn bashkė nė besėlidhje midis tyre pėr tė luftuar kundėr Jozueut dhe Izraelit.
93 Por kur banorėt e Gabaonit mėsuan atė qė Jozueu kishte bėrė nė Jeriko dhe nė Ai,
94 vepruan me dinakėri dhe u nisėn gjoja si ambasadorė; ata ngarkuan mbi gomarėt e tyre thasė tė vjetra tė konsumuara dhe kacekė tė vjetėr tė shqyer dhe tė arnuar pėr tė transportuar verėn,
95 dhe mbathėn sandale tė vjetra dhe tė grisura dhe veshėn trupin me rroba tė pėrdorura; dhe e gjithė buka e tyre ishte e fortė dhe e thėrmuar.
96 U paraqitėn kėshtu para Jozueut nė kampin e Gigalit dhe i thanė atij dhe tėrė njerėzve tė Izraelit: "Ne kemi ardhur nga njė vend i largėt; prandaj bėni aleancė me ne".
97 Por njerėzit e Izraelit iu pėrgjigjėn kėshtu Hivejve: "Ndoshta banoni nė mes nesh; si mund tė lidhim aleancė me ju?".
98 Ata i thanė Jozueut: "Ne jemi shėrbėtorė tė tu!". Jozueu u tha atyre: "Kush jeni dhe nga vini?".
99 Atėherė ata u pėrgjigjėn: "Shėrbėtorėt e tu kanė ardhur nga njė vend shumė i largėt, pėr shkak tė emrit tė Zotit, Perėndisė tėnd, sepse kemi dėgjuar tė flitet pėr tė dhe pėr tė gjitha ato qė ka bėrė nė Egjipt,
910 ashtu edhe pėr tė gjitha ato qė u ka bėrė dy mbretėrve tė Amorejve matanė Jordanit, Sihonit, mbretit tė Heshbonit, dhe Ogut, mbretit tė Bashanit, qė banonte nė Ashtaroth.
911 Prandaj pleqtė tanė dhe tė gjithė banorėt e vendit tonė na thanė: Merrni nozullime me vete pėr udhėtimin, u dilni pėrpara dhe u thoni: "Ne jemi shėrbėtorėt tuaj; bėni, pra, aleancė me ne".
912 Kjo ėshtė buka jonė qė morėm tė ngrohtė me vete si rezervė nga shtėpitė tona ditėn qė u nisėm pėr tė ardhur tek ju, dhe tani ėshtė bėrė e fortė dhe e thėrmuar;
913 dhe kėta janė calikėt e verės qė ishin tė rinj kur i mbushėm dhe ja, ku janė prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, qė janė ngrėnė pėr shkak tė udhėtimit shumė tė gjatė".
914 Atėherė njerėzit e Izraelit morėn disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.
915 Kėshtu Jozueu lidhi paqe me ta dhe nėnshkroi njė besėlidhje nė bazė tė sė cilės ata mbeteshin tė gjallė; dhe krerėt e asamblesė u detyruan tė betohen pėr kėto gjėra.
916 Por tri ditė pas nėnshkrimit tė besėlidhjes mėsuan se ata ishin fqinj tė tyre dhe banonin nė mes tyre.
917 Atėherė bijtė e Izraelit u nisėn dhe ditėn e tretė arritėn nė qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.
918 Por bijtė e Izraelit nuk i vranė, sepse krerėt e asamblesė u ishin betuar atyre nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit. Mirėpo tėrė asambleja murmuriti kundėr krerėve.
919 Atėherė krerėt i thanė tėrė asamblesė: "Ne u jemi betuar atyre nė emėr tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit; prandaj nuk mund t`i ngasim.
920 Kėtė do t`u bėjmė atyre: do t`i lėmė tė gjallė qė tė mos tėrheqim zemėrimin e Zotit, pėr shkak tė betimit qė u kemi bėrė atyre".
921 Krerėt u thanė atyre: "Le tė jetojnė, pra, por do tė punojnė si druvarė dhe do tė bartin ujė pėr gjithė asamblenė, siē u kishin thėnė krerėt".
922 Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke thėnė: "Pse na gėnjyet duke thėnė: "Ne banojmė shumė larg nga ju, kurse ju banoni nė mes nesh?"
923 Prandaj tani jeni tė mallkuar, dhe do tė jeni gjithnjė skllevėr, druvarė o bartės tė ujit pėr shtėpinė e Perėndisė tim".
924 Atėherė ata iu pėrgjigjėn Jozueut dhe thanė: "Shėrbėtorėve tė tu u qe thėnė qartė qė Perėndia yt, Zoti, kishte urdhėruar shėrbėtorin e tij Moisiun t`ju jepte tėrė vendin dhe tė shfaroste para jush tėrė banorėt e tij. Prandaj ne na hyri njė frikė e madhe pėr jetėn tonė nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar nė kėtė mėnyrė.
925 Dhe ja, tani jemi nė dorėn tėnde; bėna atė qė tė duket e mirė dhe e drejtė".
926 Jozueu i trajtoi, pra, nė kėtė mėnyrė: i liroi nga duart e bijve tė Izraelit, me qėllim qė kėta tė mos i vrisnin;
927 por po atė ditė i caktoi qė tė jenė druvarė dhe bartės tė ujit pėr asamblenė dhe pėr altarin e Zotit, nė vendin qė ai do tė zgjidhte deri nė ditėn e sotme.
101 Kur Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, mėsoi qė Jozueu kishte pushtuar Ain dhe kishte vendosur shfarosjen e tij, dhe kishte bėrė nė Ai dhe kundėr mbretit tė tij po atė qė kishte bėrė nė Jeriko kundėr
102 u frikėsua shumė, sepse Gabaoni ishte njė qytet i madh, si njė qytet mbretėror dhe ishte mė i madh se Ai; tėrė banorėt e tij ishin trima.
103 Prandaj Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, dėrgoi t`u thotė sa vijon Hohamit, mbretit tė Hebronit, Pramit, mbretit tė Jarmuthit, Jafias, mbretit tė Lakishit dhe Debirit, mbretit tė Eglonit:
104 "Ngjituni tek unė dhe mė ndihmoni tė sulmoj Gabaonin, sepse ka bėrė paqe me Jozueun dhe me bijtė e Izraelit".
105 Kėshtu pesė mbretėrit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodhėn, u ngjitėn me tė gjithė ushtritė e tyre, ngritėn kampin e tyre pėrballė Gabaonit dhe e sulmuan.
106 Atėherė Gabaonitėt i ēuan fjalė Jozueut, qė ndodhej nė kampin e Gilgalit: "Mos u moho ndihmėn shėrbėtorve tė tu; nxito tė ngjitesh te ne, na shpėto dhe na ndihmo, sepse tė gjithė mbretėrit e Amorejve qė banojnė nė krahinėn malore janė mbledhur kundėr nesh".
107 Kėshtu Jozueu u ngjit nė Gilgal, ai vetė me gjithė luftėtarėt, tė gjithė luftėtarė trima.
108 Zoti i tha Jozueut: "Mos ki frikė nga ata, sepse i kam lėnė nė duart e tua; asnjė prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė tė rezistojė".
109 Kėshtu Jozueu u lėshua mbi ta papritmas, sepse kishte marshuar tėrė natėn nga Gilgali.
1010 Kėshtu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi njė disfatė tė madhe pranė Gabaonit, i ndoqi nėpėr rrugėn qė ngjitet nė Beth-Horon dhe i mundi deri nė Azekah dhe Makedah.
1011 Ndėrsa iknin pėrpara Izraelit dhe ndodheshin nė tatėpjetėn e Beth-Horonit, Zoti hodhi kundėr tyre nga qielli gurė tė mėdhenj deri nė Azekah, dhe ata vdiqėn; ata qė vdiqėn nga breshėri i gurėve ishin mė shumė se ata qė bijtė e Izraelit vranė me shpatė.
1012 Ditėn qė Zoti i dorėzoi Amorejtė nė duat e bijve tė Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe nė prani tė Izraelit tha: "O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, hėnė, nė luginėn e Ajalonit!".
1013 Kėshtu dielli u ndal dhe hėna qėndroi nė vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kundėr armiqve tė tij. A nuk ėshtė shkruar kjo nė librin e tė Drejtit? Kėshtu dielli u ndal nė mes tė qiellit dhe nuk u nxitua tė perėndojė pothuajse njė ditė tė tėrė.
1014 Dhe nuk pati kurrė, as mė parė dhe as mė vonė, njė ditė si ajo kur Zoti plotėsoi dėshirėn e zėrit tė njė njeriu, pse Zoti luftoi pėr Izraelin.
1015 Pastaj Jozueu dhe i tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė kampin e Gilgalit.
1016 Por ata pesė mbretėr kishin ikur me vrap dhe ishin fshehur nė shpellėn e Makedahut.
1017 Kėtė ia thanė Jozueut: "Pesė mbretėrit u gjetėn tė fshehur nė shpellėn e Makedahut".
1018 Atėherė Jozueu tha: "Rrukullisni gurė tė mėdhenj te hyrja e shpellės dhe vini njerėz qė t`i ruajnė.
1019 Ju ndėrkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqtė tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni tė hyjnė nė qytetet e tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė nė duart tuaja".
1020 Kur Jozueu dhe bijtė e Izraelit mbaruan sė shfarosuri armiqtė e tyre me njė kėrdi tė madhe deri sa i zhdukėn krejt, dhe ata qė shpėtuan kėrkuan strehė nė qytetet e fortifikuara,
1021 tėrė populli u kthye shėndoshė e mirė pranė Jozueut nė kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi tė flasė kundėr ndonjėrit prej bijve tė Izraelit.
1022 Atėherė Jozueu ta: "Hapni hyrjen e shpellės, nxirrni jashtė saj tė pesė mbretėrit dhe m`i sillni".
1023 Kėshtu vepruan; nxorėn nga shpella tė pesė mbretėrit dhe i ēuan tek ai, domethėnė mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.
1024 Kur u nxorėn jashtė kėta mbretėr dhe u ēuan tek Jozueu, ky thirri tėrė njerėzit e Izraelit dhe u tha krerėve tė luftėtarėve qė kishin shkuar bashkė me tė: "Afrohuni dhe vini kėmbėt tuaja mbi qafėn e kėtyre mbretėrve". Ata u afruan dhe vunė kėmbėt e tyre mbi qafėn e tyre.
1025 Pastaj Jozueu u tha: "Mos kini frikė, mos u tmerroni, tregohuni tė fortė dhe trima, sepse kėshtu do tė veprojė Zoti me tė gjithė armiqtė tuaj kundėr tė cilėve duhet tė luftoni".
1026 Pas kėsaj Jozueu i rrahu dhe i bėri tė vdesin, pastaj i vari nė pesė pemė, ku mbetėn tė varur deri nė mbrėmje.
1027 Nė perėndim tė diellit, Jozueu urdhėroi t`i ulnin nga drurėt dhe t`i hidhnin nė shpellėn ku ishin fshehur; pastaj nė hyrje tė shpellės vunė gurė tė mėdhenj, qė kanė mbetur aty deri sot.
1028 Po atė ditė Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpatė tė gjithė bashkė me mbretin e tij; vendosi t`i shfarosė tė gjithė personat qė gjendeshin aty; nuk la asnjė tė gjallė dhe e trajtoi mbretin e
1029 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Makedahu nė Libnah dhe e sulmuan kėtė vend.
1030 Zoti e dha edhe kėtė qytet me gjithė mbretin e tij nė duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpatė tė gjithė banorėt e tij; nuk la asnjė njeri tė gjallė dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.
1031 Pastaj Jozueu, dhe tėrė Izraeli bashkė me tė, kaloi nga Libnahu nė Lakish; vendosi kampin e vet kundėr tij dhe e sulmoi.
1032 Dhe Zoti e dha Lakishin nė duart e Izraelit, qė e pushtoi ditėn e dytė dhe vrau me shpatė tė gjithė personat qė gjendeshin aty, pikėrisht ashtu si kishte vepruar nė Libnah.
1033 Atėherė Horami, mbreti i Gezerit, shkoi nė ndihmė tė Lakishit; por Jozueu e mundi atė dhe popullin e tij dhe nuk la asnjė tė gjallė.
1034 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Lakishi nė Eglon; e ngritėn kampin e tyre kundėr tij dhe e sulmuan.
1035 E pushtuan po atė ditė dhe i vranė banorėt me shpatė. Po atė ditė Jozueu vendosi tė vriteshin gjithė personat qė gjendeshin nė vend, ashtu si kishte vepruar nė Lakish.
1036 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė kaluan nga Egloni nė Hebron dhe e sulmuan kėtė.
1037 E pushtuan dhe vranė me shpatė mbretin e tij, tė gjitha qytetet dhe tėrė personat qė gjendeshin aty, nuk lanė asnjė njeri tė gjallė, pikėrisht ashtu si kishin vepruar nė Eglon; por aty vendosi tė shfarosen tė gjithė personat qė gjendeshin nė vend.
1038 Pastaj Jozueu dhe i tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė drejtim tė Debirit dhe e sulmuan.
1039 Shtinė nė dorė mbretin dhe tė gjithė qytetet e tij; i vranė me shpatė dhe shfarosėn tė gjithė njerėzit qė gjendeshin nė vend; nuk mbeti asnjė i gjallė. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij.
1040 Jozueu goditi, pra, gjithė vendin, krahinėn malore, Negevin, ultėsirėn, shpatet e maleve, gjithė mbretėrit e tyre; vendosi tė shfarosė ēdo gjė tė gjallė, ashtu si kishte urdhėruar Zoti, Perėndia i Izraelit.
1041 Kėshtu Jozueu i mundi nga Kades-Barnea deri nė Gaza dhe nga tėrė vendi i Gosenit deri nė Gabaon.
1042 Nė njė herė tė vetme Jozueu kapi tėrė ata mbretėr dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Perėndia i Izraelit, luftonte pėr Izraelin.
1043 Pastaj Jozueu dhe tėrė Izraeli bashkė me tė u kthyen nė kampin e Gilgalit.
111 Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i mėsoi kėto ngjarje, u dėrgoi lajmėtarė Johabit, mbretit tė Madonit, mbretit tė Shimronit dhe atij tė Akshafit,
112 mbretėrve qė ndodheshin nė veri tė zonės malore, nė Arabah, nė jug tė Kinerethit, nė ultėsirėn dhe mbi lartėsitė e Dorit, nė perėndim,
113 Kananejve qė ishin nė lindje dhe nė perėndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve nė krahinėn malore, Hivejve nė kėmbėt e malit Hermon nė vendin e Mitspahut.
114 Kėshtu ata dolėn, ata vetė me tėrė ushtritė e tyre, njė turmė shumė e madhe si rėra qė ėshtė mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre nė njė numėr shumė tė madh.
115 Kėshtu tėrė kėta mbretėr u bashkuan dhe erdhėn nė afėrsitė e ujėrave tė Meromit pėr tė ngritur njė kamp tė pėrbashkėt dhe pėr tė luftuar kundėr Izraelit.
116 Por Zoti i tha Jozueut: "Mos u tremb nga ata, sepse nesėr nė kėtė orė ke pėr t`i parė tė gjithė tė vrarė para Izraelit. Do tė presėsh leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe do tė djegėsh qerret e tyre".
117 Jozueu, pra, dhe gjithė luftėtarėt bashkė me tė, marshuan papritmas kundėr tyre afėr ujėrave tė Meromit dhe i sulmuan;
118 dhe Zoti i dha nė duart e Izraelitėve, tė cilėt i mundėn dhe i ndoqėn deri nė Sidonin e madh, deri nė ujėrat e Misrefothit dhe nė luginėn e Mitspahut, nė drejtim tė lindjes; i mundėn deri nė atė pikė sa nuk lanė tė gjallė asnjė prej tyre.
119 Jozueu i trajtoi si i kishte thėnė Zoti preu leqet e kėmbėve tė kuajve tė tyre dhe ua dogji qerret.
1110 Nė po atė periudhė Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpatė, sepse nė tė kaluarėn Hatsori kishte qenė kryeqyteti i tėrė kėtyre mbretėrive.
1111 Vrau me shpatė tėrė njerėzit qė gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flakėn Hatsorit.
1112 Kėshtu Jozueu pushtoi tėrė qytetet e kėtyre mbretėrive, zuri mbretėrit e tyre dhe i vrau me shpatė, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit.
1113 Por Izraeli nuk u vuri flakėn asnjėrit prej qyteteve qė ngriheshin nė kodrinat, me pėrjashtim tė Hatsorit, i vetmi qytet qė Jozueu dogji.
1114 Bijtė e Izraelit morėn pėr vete tėrė plaēkėn e kėtyre qyteteve dhe bagėtinė, por vranė tėrė njerėzit dhe nuk lanė shpirt tė gjallė.
1115 Ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, shėrbėtorin e tij, kėshtu Moisiu urdhėroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgjė nga tėrė ato qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut.
1116 Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė atė vend, krahinėn malore, tėrė Negevin, tėrė vendin e Goshenit, ultėsirėn, Arabahun, krahinėn malore tė Izraelit dhe ultėsirat e tij,
1117 nga mali Holak, qė ngrihet nė drejtim tė Seirit, deri nė Baal-Gad nė luginėn e Libanit nė kėmbėt e malit Hermon; zuri tėrė mbretėrit e tyre, i goditi dhe i vrau.
1118 Jozueu luftoi gjatė kundėr tė gjithė kėtyre mbretėrve.
1119 Nuk pati qytet qė tė bėnte paqe me bijtė e Izraelit, me pėrjashtim tė Hivejve qė banonin nė Gabaon; i pushtuan tė gjitha me luftė.
1120 Nė fakt ishte Zoti vetė qė fortėsonte zemrėn e tyre qė tė bėnin luftė kundėr Izraelit, me qėllim qė Izraeli tė vendoste shfarosjen e tyre pa asnjė mėshirė pėr ta, por t`i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.
1121 Po nė kėtė periudhė Jozueu u nis nė marshim dhe shfarosi Anakitėt e krahinės malore, ata tė Hebronit, tė Debirit, tė Anabit, tė tė gjithė krahinės malore tė Judės dhe tė tė gjithė krahinės malore tė Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre tė plotė bashkė me qytetet e tyre.
1122 Nuk mbetėn mė Anakitė nė vendin e bijve tė Izraelit; mbetėn disa prej tyre vetėm nė Gaza, nė Gath dhe nė Ashod.
1123 Kėshtu Jozueu shtiu nė dorė tėrė vendin, pikėrisht ashtu siē i kishte thėnė Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trashėgim Izraelit, simbas ndarjeve tė tyre nė fise. Dhe kėshtu vendi pati njė pushim nga lufta.
121 Kėta janė mbretėrit e vendit tė mundur nga bijtė e Izraelit, qė pushtuan territorin e tyre matanė Jordanit, nė drejtim tė lindjes, nga pėrroi Arnon deri nė malin Hermon dhe tėrė Arabahun lindor;
122 Sihoni, mbret i Amorejve, qė banonte nė Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, qė gjendet mbi brigjet e lumit tė Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri nė lumin Jakob, qė ėshtė kufi me bijtė e Anonit;
123 dhe nė pjesėn lindore tė Arabahut nga deti i Kinerethit deri nė detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri nė Beth-Jeshimoth, dhe nė jug deri nė shpatet e Pisgahut.
124 Pastaj territori i Ogut, mbretit tė Bashanit, njė nga gjigantėt qė kishin shpėtuar dhe qė banonte nė Ashtaroth dhe nė Edrej,
125 dhe qė sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tėrė Bashanin deri nė kufirin e Geshuritėve dhe Maakathitėve, dhe mbi gjysmėn e Galaadit deri nė kufirin e Sihonit, mbretit tė Heshbonit.
126 Moisiu, shėrbėtori i Zotit, dhe bijtė e Izraelit i mundėn; pastaj Moisiu, shėrbėtori i Zotit ua dha nė zotėrim vendin e tyre Rubenitėve, Gaditėve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit.
127 Kėta janė pėrkundrazi mbretėrit e vendit qė Jozueu dhe bijtė e Izraelit i mundėn kėtej Jordanit, nė perėndim, nga Baal-Gadi nė luginėn e Libanit deri nė malin Halak qė ngrihet mbi Seir, vend qė Jozueu
128 nė krahinėn malore, nė ultėsirėn, nė Arabah, nė shpatet e maleve, nė shkretėtirė dhe nė Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;
129 mbreti i Jerikos, njė; mbret i Ait, afėr Bethelit, njė;
1210 mbreti i Jeruzalemit, njė; mbreti i Hebronit, njė;
1211 mbreti i Jarmuthit, njė; mbreti i Lakishit, njė;
1212 mbreti i Eglonit, njė; mbreti i Gezerit, njė;
1213 mbreti i Debirit, njė; mbreti i Gederit, njė;
1214 mbreti i Hormahut, njė; mbreti i Aradit, njė;
1215 mbreti i Libnahut, njė; mbreti i Adulamit, njė;
1216 mbreti i Makedahut, njė; mbreti i Bethelit, njė;
1217 mbreti i Tapuahut, njė; mbreti i Heferit, njė;
1218 mbreti i Afekut, njė; mbreti i Sharonit, njė;
1219 mbreti i Madonit, njė; mbreti i Hatsorit, njė;
1220 mbreti i Shirom-Meronit, njė; mbreti i Akshafit, njė;
1221 mbreti i Taanakut, njė; mbreti i Megidos, njė;
1222 mbreti i Kedeshit, njė; mbreti i Jokneamit, nė Karmel, njė;
1223 mbreti i Dorit, mbi lartėsinė e Dorit, njė; mbreti i popujve tė Gilgalit, njė;
1224 mbreti i Tirtsahut, njė. Gjithsej tridhjetė e njė mbretėr.
131 Por Jozueu ishte plak dhe nė moshė tė shtyrė; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrė nė moshė, dhe tė mbetet njė pjesė shumė e madhe e vendit pėr tė pushtuar.
132 Ky ėshtė vendi qė mbetet akoma: tėrė territori i Filistejve dhe gjithė ai i Geshuritėve,
133 nga Shikori qė rrjedh nė lindje tė Egjiptit, deri nė kufirin e Ekronit nga veriu (krahinė qė konsiderohet kananease), tokat e pesė princave tė Filistejve, domethėnė tė Gazės, tė Ashdodit, tė Ashkalonit, tė Gathit, tė Ekronit dhe tė Avejve gjithashtu,
134 nė jug, tėrė vendi i Kananejve, dhe Mearahu qė u pėrket Sidonėve deri nė Afek, deri nė kufirin e Amorejve;
135 vendi i Giblitėve dhe tėrė Libani nė drejtim tė lindjes, nga Baal-Gadi nė kėmbėt e malit Hermon deri nė hyrje tė Hamathit;
136 tėrė banorėt e krahinės malore tė Libanit deri nė ujėrat e Misrefothit, dhe gjithė Sidonėt. Unė do t`i dėboj para bijve tė Izraelit; ti ndėrkaq ndaje me short vendin midis Izraelitėve si trashėgimi, ashtu si tė kam urdhėruar.
137 Ndaje, pra, kėtė vend si trashėgimi midis nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit tė Manasit".
138 Rubenitėt dhe Gaditėt, bashkė me gjysmėn e fisit tjetėr, kanė marrė trashėgiminė e tyre, qė Moisiu u dha atyre matanė Jordanit, nė lindje, ashtu siē ua kishte dhėnė Moisiu, shėrbėtor i Zotit;
139 nga Aroeri qė ndodhet nė brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė ėshtė nė mes tė luginės, tėrė rrafshnaltėn e Medebas deri nė Dibon;
1310 tėrė qytetet e Sihonit, mbretit tė Amorejve, qė mbretėronte nė Heshbon, deri nė kufirin e bijve tė Amonit;
1311 Galaadin, territorin e Geshuritėve dhe tė Maakathitėve, tėrė malin Hermon dhe tėrė Bashanin deri nė Salkah;
1312 tėrė mbretėrinė e Ogut, nė Bashan, qė mbretėronte nė Ashtaroth dhe nė Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallė. Nė fakt Moisiu i kishte mundur dhe dėbuar.
1313 Por bijtė e Izraelit nuk i pėrzunė Geshuritėt dhe Maakathitėt; kjo ėshtė arėsyeja pse Geshuritėt dhe Maakathitėt banojnė nė mes tė Izraelit deri nė ditėt e sotme.
1314 Vetėm fisit tė Levit, Moisiu nuk i kishte dhėnė asnjė trashėgimi; flijimet e bėra me zjarr pėr nder tė Zotit, Perėndisė sė Izraelit, pėrfaqėsonin trashėgiminė e tij, ashtu si u kishte thėnė ai.
1315 Kėshtu Moisiu i kishte dhėnė fisit tė bijve tė Rubenit pjesėn qė u pėrkiste, simbas familjeve tė tyre;
1316 territori i tyre niste nga Aroeri qė ndodhet mbi brigjet e pėrroit Arnon dhe nga qyteti qė gjendet nė mes tė luginės, tėrė rrafshnalta pranė Medebės,
1317 Heshboni dhe tėrė qytetet e tij qė ndodhen nė rrafshnaltėn: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,
1318 Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,
1319 Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e luginės,
1320 Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;
1321 tė gjitha qytetet e rrafshnaltės dhe tėrė mbretėria e Sihonit, mbretit tė Amorejve qė mbretėronte nė Heshbon, tė cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasalė tė Sihonit, qė banonin nė atė vend.
1322 Bijtė e Izraelit vranė gjithashtu me shpatė Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashkė me tė tjerėt qė u vranė nė radhėt e Madianitėve.
1323 Territori i bijve tė Rubenit kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trashėgimia e bijve tė Rubenit nė bazė tė familjeve tė tyre, sė bashku me qytetet dhe fshatrat e tyre.
1324 Moisiu i kishte dhėnė gjithashtu fisit tė Gadit, bijve tė Gadit, pjesėn e tyre, simbas familjeve tė tyre.
1325 Territori i tyre pėrfshinte Jazerin, tė gjitha qytetet e Galaadit, gjysmėn e vendit tė bijve tė Amonit deri nė Aroer, qė ngrihet pėrballė Rabahut,
1326 dhe nga Heshboni deri nė Ramath-Mitspah dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi deri nė kufirin e Debirit,
1327 dhe nė luginė, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa qė mbeti nga mbretėria e Sihonit, mbretit tė Heshbonit, qė ka Jordanin pėr kufi, deri nė skajin e Detit tė Kinerethit, matanė Jordanit, nė drejtim tė lindjes.
1328 Kjo qe trashėgimia e bijve tė Gadit, simbas familjeve tė tyre, me qytetet dhe fshatrat e tyre.
1329 Moisiu i kishte dhėnė gjithashtu gjysmės sė fisit tė Manasit, bijve tė Manasit, pjesėn e tyre, simbas familjeve tė tyre.
1330 Territori i tyre pėrfshinte Mahanaimin, tėrė Bashanin, tėrė mbretėrinė e Ogut, mbretit tė Bashanit, tėrė fshatrat e Jairit qė ndodhen nė Bashan, gjithsej shtatėdhjetė qytete.
1331 Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete tė mbretėrisė sė Ogut nė Bashan, kaluan nė dorė tė bijve tė Makirit, birit tė Manasit, simbas familjeve tė tyre.
1332 Kėto janė pjesėt qė Moisiu u kishte ndarė si trashėgimi nė fushat e Moabit, matanė Jordanit, nė bregun pėrballė Jerikos, nė lindje.
1333 Por fisit tė Levit Moisiu nuk i la asnjė trashėgimi; Zoti, Perėndia i Izraelit, ishte trashėgimia e tij, ashtu siē u kishte thėnė ai vetė.
141 Kėto janė territoret qė bijtė e Izraelit morėn si trashėgimi nė vendin e Kanaanit, dhe qė prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarėt e familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit u ndanė atyreve si trashėgimi.
142 Trashėgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit,
143 sepse dy fiseve tė tjera dhe gjysmės sė fisit, Moisiu u kishte dhėnė trashėgiminė e tyre matanė Jordanit; por nuk u kishte dhėnė asnjė trashėgimi Levitėve,
144 sepse bijtė e Jozefit formonin dy fise, atė tė Manasit dhe atė tė Efraimit; Levitėve nuk iu dha asnjė pjesė nė vend, por vetėm disa qytete pėr tė banuar bashkė me kullota pėr bagėtinė e tyre dhe pasuritė qė kishin.
145 Bijtė e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun dhe e ndanė vendin.
146 Atėherė bijtė e Judės u paraqitėn para Jozueut nė Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atė qė Zoti i tha Moisiut, njeriut tė Perėndisė, lidhur me mua dhe me ty nė Kadesh-Barnea.
147 Unė isha dyzet vjeē kur Moisiu, shėrbėtori i Zotit, mė dėrgoi nė Kadesh-Barnea pėr tė vėzhguar vendin; unė i paraqita njė raport ashtu si ma thoshte zemra.
148 Ndėrsa vėllezėrit e mi qė kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unė ndoqa plotėsisht Zotin, Perėndinė tim.
149 Atė ditė Moisiu bėri kėtė betim: "Toka qė ke shkelur me kėmbė do tė jetė trashėgimia jote dhe e bijve tė tu pėr gjithnjė, sepse ke ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė tim".
1410 Dhe ja, tani Zoti mė ka ruajtur tė gjallė, siē e kishte thėnė, kėto dyzet e pesė vjet qė kur Zoti i tha kėto fjalė Moisiut, ndėrsa Izraeli endej nėpėr shkretėtirė; dhe ja, sot u bėra tetėdhjetė e pesė vjeē.
1411 Por sot jam akoma i fortė si ditėn qė Moisiu mė nisi; po atė fuqi qė kisha atėherė e kam edhe tani, qoftė pėr tė luftuar, qoftė pėr tė shkuar dhe pėr tė ardhur.
1412 Prandaj ma jep kėtė mal pėr tė cilin foli Zoti atė ditė; sepse ti vetė e dėgjove atė ditė qė aty ishin Anakimėt dhe kishte qytete tė mėdha dhe tė fortifikuara. Nė rast se Zoti do tė jetė me mua, unė do t`i dėboj, ashtu si ka thėnė Zoti".
1413 Atėherė Jozueu e bekoi dhe i dha si trashėgimi Hebronin Kalebit, djalit tė Jefunehut.
1414 Pėr kėtė arėsye Hebroni ka mbetur pronė e Kalebit, birit tė Jefunehut, Kenizeu, deri nė ditėn e sotme, sepse ai ka ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė e Izraelit.
1415 Mė parė Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenė njeriu mė i madh nė radhėt e Anakimėve. Dhe vendi nuk pati mė luftė.
151 Pjesa qė iu dha me short fisit tė bijve tė Judės, simbas familjeve tė tyre, shtrihej deri nė kufirin e Edomit, nė shkretėtirėn e Tsinit, nė skajin jugor.
152 Kufiri i tyre jugor fillonte nė skajin e Detit tė Kripur, nga kepi qė drejtohet nė jug,
153 dhe zgjatej nė jug nė drejtim tė tė pėrpjetės sė Akrabimit, kalonte nėpėr Tsin, pastaj ngjitej nė drejtim tė Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
154 kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri nė pėrruan e Egjiptit, dhe mbaronte nė det. "Ky do tė jetė", tha Jozueu, "kufiri juaj nė jug".
155 Kufiri nė lindje ishte Deti i Kripur deri nė grykėderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mėngėn e detit pranė grykėderdhjes sė Jordanit;
156 pastaj kufiri ngjitej nė drejtim tė Beth-Oglahut, kalonte nė veri tė Beth-Arabahut dhe ngjitej deri nė gurin e Bohanit, birit tė Rubenit.
157 Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej nė Debir, kthehej prapa nė veri nė drejtim tė Gilgalit, qė ndodhet pėrballė sė pėrpjetės tė Adumumit, nė jug tė luginės; pastaj kufiri kalonte nė ujėrat e En-Shemeshit dhe mbaronte nė En-Roguel.
158 Kufiri pas kėsaj ngjitej nėpėr luginėn e birit tė Hinonit deri te shpatet jugore tė qytetit tė Jebusejve (qė ėshtė Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri nė majėn e malit qė ndodhet pėrballė luginės sė Hinomit nė perėndim, qė mbetet nė skajin e luginės tė Refaimit nė veri.
159 Nga maja e malit kufiri shtrihej deri nė burimin e ujėrave tė Neftoahut, vazhdonte nė drejtim tė qyteteve tė malit Efron dhe pastaj kthente deri nė Baalah, qė ėshtė Kirjath-Jearimi.
1510 Nga Baalahu kufiri kthente pastaj nė perėndim tė malit Seir, kalonte mbi faqen veriore tė malit Jearim (qė ėshtė Kesaloni), zbriste nė Beth-Shemesh dhe kalonte nėpėr Timah.
1511 Pastaj kufiri arrinte anėn veriore tė Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nėpėr malin e Baalahut, shtrihej deri nė Jabneel dhe mbaronte nė det.
1512 Kufiri nė perėndim ishte Deti i Madh. Kėta ishin rreth e qark kufijtė e bijve tė Judės simbas familjeve tė tyre.
1513 Kalebit, birit tė Jefunehut, Jozueu i dha njė pjesė nė mes tė bijve tė Judės, ashtu siē e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, qė ėshtė Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
1514 Dhe Kalebi dėboi qė andej tre djemtė e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhės tė Anakut;
1515 Qė kėtej ai u ngrit kundėr banorėve tė Debirit (qė mė parė quhej Kirjath-Sefer).
1516 Dhe Kalebi tha: "Atij qė do tė sulmojė Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerė nė dorė, unė do t`i jap pėr grua vajzėn time Aksah".
1517 Atėherė Othnieli, bir i Kenazit, vėllai i Kalebit, e shtiu nė dorė, dhe Kalebi i dha pėr grua bijėn e tij Aksah.
1518 Kur ajo erdhi tė banojė me tė, i mbushi mendjen Othnielit t`i kėrkonte atit tė saj njė fushė. Atėherė ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Ēfarė do?".
1519 Ajo iu pėrgjigj: "Mė bėj njė dhuratė; mbasi mė ke dhėnė tokė nė Negev, mė jep edhe burime ujore". Kėshtu ai i dhuroi burimet e sipėrme dhe burimet e poshtme.
1520 Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Judės, simbas familjeve tė tyre;
1521 qytetet e vendosura nė skajin e fisit tė bijve tė Judės, nė drejtim tė kufirit tė Edomit, nė Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,
1522 Kinahu, Dimonahu, Adadahu,
1523 Kadeshi, Hatsori, Ithnami,
1524 Zifi, Telemi, Bealothi,
1525 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethėnė nė Hatsori),
1526 Amami, Shema, Moladahu,
1527 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,
1528 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,
1529 Baala, Ijimi, Etsemi,
1530 Eltoladi, Kesili, Hormahu,
1531 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,
1532 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njėzet e nėntė qytete me fshatrat e tyre.
1533 Nė ultėsirė: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
1534 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
1535 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
1536 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katėrmbėdhjetė qytete me gjithė fshatrat e tyre;
1537 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,
1538 Dileani, Mitspahu, Joktheeli,
1539 Lakishi, Bokskathi, Egloni,
1540 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,
1541 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtėmbėdhjetė qytete me gjithė fshatrat e tyre;
1542 Libnahu, Etheri, Ashani;
1543 Jiftahu, Ashna, Netsibi;
1544 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nėntė qytete me fshatrat e tyre;
1545 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;
1546 nga Ekroni deri nė det, ēdo gjė qė ishte afėr Ashdotit me fshatrat e tyre;
1547 Ashdoti me gjithė qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri nė pėrroin e Egjiptit dhe nė detin e Madh me bregun e tij.
1548 Nė zonėn malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,
1549 Danahu, Kirjath-Sanahu, domethėnė Debiri,
1550 Anabi, Esthemothi, Animi,
1551 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njėmbėdhjetė qytete bashkė me fshatrat e tyre;
1552 Arabi, Dumahu, Esheani,
1553 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
1554 Humtahu, Kirjath-Arba (domethėnė Hebroni) dhe Tsiori: nėntė qytete me gjithė fshatrat e tyre;
1555 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
1556 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
1557 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetė qytete me fshatrat e tyre;
1558 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
1559 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtė qytete me fshatrat e tyre;
1560 Kirjath-Baal (domethėnė Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkė me fshatrat e tyre.
1561 Nė shkretėtirė: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
1562 Nibshani, qyteti i kripės dhe Engedi: gjashtė qytete me fshatrat e tyre.
1563 Pėrsa u pėrket Jebusejve qė banonin nė Jeruzalem, bijtė e Judės nuk mundėn t`i dėbojnė; kėshtu qė Jebusejtė kanė banuar nė Jeruzalem bashkė me bijtė e Judės deri nė ditėn e sotme.
161 Pjesa qė iu dha me short bijve tė Jozefit shtrihej nga Jordani pranė Jerikos, nė drejtim tė ujėrave tė Jerikos nė lindje, deri nė shkretėtirėn qė ngjitet nga Jeriko nė Bethel nėpėr krahinėn malore.
162 Kufiri vijonte pastaj nga Betheli nė Luc dhe kalonte nė Ataroth nėpėr kufirin e Arkejve,
163 dhe zbriste nė perėndim nė drejtim tė kufirit tė Jafletejve deri nė kufirin e Beth-Horonit tė poshtėm dhe deri nė Gezer, duke mbaruar nė det.
164 Kėshtu bijtė e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patėn secili trashėgiminė e vet.
165 Kėto qenė kufijtė e bijve tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre. Kufiri i trashėgimisė sė tyre, nė lindje, ishte Atrothi deri nė Beth-Horonin e sipėrm;
166 kufiri shtrihej deri nė det nė veri tė Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri nė Tanaath-Shiloh dhe i kalonte pėrpara nė lindje tė Janoahut.
167 Nga Janoahu zbriste pastaj nė Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri nė Jeriko, pėr tė mbaruar nė Jordan.
168 Nga Tapuah kufiri shtrihej nė perėndim deri nė pėrruan Kanah dhe mbaronte nė det. Kjo qe trashėgimia e fisit tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre,
169 bashkė me qytetet e rezervuara pėr bijtė e Efraimit nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Manasit, tė gjitha qytetet bashkė me fshatrat e tyre.
1610 Por ata nuk i dėbuan Kananejtė qė banonin nė Gezer; kėshtu Kananejtė kanė banuar nė mes tė Efraimit deri ditėn e sotme, por u bėnė skllevėr.
171 Kjo qe pjesa qė i ra me short fisit tė Manasit, sepse ai ishte i parėlinduri i Jozefit, Maikirit, tė parėlindurit tė Manasit dhe atė i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luftėtar.
172 Ju dha me short gjithashtu njė pjesė bijve tė tjerė tė Manasit, simbas familjeve tė tyre: bijve tė Abiezerit, bijve tė Helekut, bijve tė Asrielit, bijve tė Heferit, bijve tė Shemidit. Kėta ishin fėmijėt meshkuj tė Manasit, birit tė Jozefit, simbas familjeve tė tyre.
173 Tselofehadi, bir i Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, nuk pati djem, por vetėm vajza, tė cilat quheshin Mahlah, Noah, Higlah, Milkah dhe Tirtsah.
174 Ato u paraqitėn para priftit Eleazar, para Jozueut, birit tė Nunit, dhe para princave, duke thėnė: "Zoti urdhėroi Moisiun qė tė na japė njė trashėgimi nė mes tė vėllezėrve tanė". Dhe Jozueu u dha njė trashėgimi nė mes tė vėllezėrve tė atit tė tyre, simbas urdhrit tė Zotit.
175 Kėshtu i ranė dhjetė pjesė Manasit, pėrveē vendit tė Galaadit dhe tė Bashanit qė ndodheshin matanė Jordanit;
176 nė fakt bijat e Manasit morėn njė trashėgimi nė mes tė bijve tė tij, dhe vendi i Galaadit iu caktua bijve tė tjerė tė Manasit.
177 Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri nė Mikmethsah, qė ndodheshin pėrballė Sikemit, pastaj kthente nga e djathta nė drejtim tė banorėve tė En-Tapuahut.
178 Vendi i Tapuahut i pėrkiste Manasit; por Tapuahu nė kufi tė Manasit ishte pronė e bijve tė Efraimit.
179 Pastaj kufiri zbriste nė pėrruan Kanah, nė jug tė pėrroit; kėto qytete qė ishin pronė e Efraimit ngriheshin nė mes tė qyteteve tė Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej nė krahun verior tė pėrroit dhe mbaronte nė det.
1710 Territori nė jug i pėrkiste Efraimit, kurse ai nė veri ishte pronė e Manasit, dhe deti ishte kufiri i tyre; nė veri kufizoheshin me Asherin dhe nė lindje me Isakarin.
1711 Pėrveē kėsaj, nė territorin e Isakarit dhe nė atė tė Asherit Manasi zotėronte: Beth-Shean me fshatrat e tij, Ibleam me fshatrat e tij, banorėt e Dorit me fshatrat e tij, banorėt e En-Dorit me fshatrat e tij, banorėt e Tanaakut me fshatrat e tij, banorėt e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.
1712 Por bijtė e Manasit nuk mundėn t`i pushtojnė ato qytete, sepse Kananejtė ishin tė vendosur tė rrinin nė atė vend.
1713 Por bijtė e Izraelit u bėnė tė fortė, nėnshtruan Kananejtė dhe i robėruan, por nuk i dėbuan krejt.
1714 Atėherė bijtė e Jozefit i folėn Jozueut dhe i thanė: "Pse na dhe si trashėgimi vetėm njė pjesė, vetėm njė hise, kur ne jemi njė popull i madh qė Zoti e ka bekuar deri sot?".
1715 Jozueu u tha atyre: "Nė rast se jeni njė popull i madh nė numėr, shkoni nė pyll dhe hapni tokė tė re qė tė keni tokė nė vendin e Perezejve dhe tė gjigantėve, sepse krahina malore e Efraimit ėshtė tepėr e paktė pėr ju".
1716 Por bijtė e Jozefit iu pėrgjigjėn: "Krahina malore nuk na mjafton; dhe tė gjithė Kananejtė qė banojnė nė krahinėn fushore kanė qerre tė hekurta, si ata qė janė nė Beth-Shean dhe nė fshatrat e tij, ashtu dhe ata qė banojnė nė luginėn e Jizreelit".
1717 Atėherė Jozueu i foli shtėpisė sė Jozefit, Efraimit dhe Manasit, dhe tha: "Ti je njė popull i madh nė numėr dhe ke njė forcė tė madhe; nuk do tė kesh vetėm njė pjesė,
1718 por edhe krahina malore do tė jetė jotja; ndonėse ėshtė pyll, ti do ta shpyllėzosh dhe do tė jetė jotja deri nė skajet e tij mė tė largėta, sepse ti do t`i dėbosh Kananejtė megjithėse kanė qerre tė hekurta dhe janė tė fortė".
181 Pastaj tėrė asambleja e bijve tė Izraelit u mblodh nė Shiloh, dhe aty ngritėn ēadrėn e mbledhjes. Vendi u ishte nėnshtruar atyre.
182 Por kishte midis bijve tė Izraelit shtatė fise, qė nuk e kishin marrė akoma trashėgiminė e tyre.
183 Kėshtu Jozueu u tha bijve tė Izraelit: "Deri kur nuk do tė kujdeseni tė shkoni tė merrni vendin qė Zoti, Perėndia i etėrve tuaj, ju ka dhėnė?
184 Zgjidhni midis jush tre burra pėr ēdo fis dhe unė do t`i nis. Ata do tė ngrihen, do ta pėrshkojnė vendin, do tė bėjnė pėrshkrimin e tij nė bazė tė pjesės sė tyre tė trashėgimisė dhe pastaj do tė kthehen tek unė.
185 Ata do ta ndanė nė shtatė pjesė: Juda do tė mbetet nė territorin e tij nė jug dhe shtėpia e Jozefit nė territorin e tij nė veri.
186 Ju do tė bėni, pra, pėrshkrimin e vendit nė shtatė pjesė; do ta sillni tek unė dhe unė do tė hedh shortin pėr ju kėtu, para Zotit, Perėndisė tonė.
187 Por Levitėt nuk duhet tė kenė asnjė pjesė nė mes tuaj, sepse priftėria e Zotit ėshtė trashėgimia e tyre; dhe Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit tė Manasit kanė marrė trashėgiminė e tyre matanė Jordanit nė lindje, qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, u ka dhėnė atyre".
188 Ata njerėz, pra, u ngritėn dhe u nisėn; dhe Jozueu i urdhėroi ata qė niseshin pėr tė pėrshkruar vendin, duke u thėnė: "Shkoni, pėrshkoni vendin dhe bėni pėrshkrimin e tij; pastaj kthehuni tek unė, dhe kėtu unė do tė hedh shortin pėr ju para Zotit nė Shiloh".
189 Kėshtu ata njerėz u nisėn, e pėrshkuan vendin dhe bėnė nė njė libėr pėrshkrimin e shtatė pjesėve tė tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu nė kampin e Shilohut.
1810 Atėherė Jozueu hodhi shortin pėr ta nė Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve tė Izraelit, simbas ndarjeve tė tyre.
1811 U hodh nė short pjesa e fisit tė bijve tė Beniaminit, simbas familjeve tė tyre; territori qė u ra nė short kishte kufijtė e tij midis bijve tė Judės dhe bijve tė Jozefit.
1812 Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej nė shpatin nė veri tė Jerikos, kalonte krahinėn malore nė drejtim tė perėndimit dhe mbaronte nė shkretėtirėn e Beth-Avenit.
1813 Qė andej kufiri ngjitej nė Luc, mbi shpatin nė jug tė Lucit (qė ėshtė Betheli); pastaj zbriste nė Ataroth-Adar, pranė malit qė ndodhet nė jug tė Beth-Horonit tė poshtėm.
1814 Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer nė krahun perėndimor drejt jugut tė malit qė ngrihej pėrballė Beth-Horonit, nė jug, dhe mbaronte nė Kirjath-Baal (qė ėshtė Kiriath-Jearimi), qytet i bijve tė Judės. Ky ishte krahu perėndimor.
1815 Ana jugore fillonte nė skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej nė drejtim tė perėndimit deri sa prekte burimin e ujėrave tė Neftoahut;
1816 pastaj kufiri zbriste nė skajin e malit qė ndodhet pėrballė luginės sė birit tė Hinomit, qė ėshtė nė luginėn e gjigantėve, nė veri, dhe zbriste nėpėr luginėn e Hinomit, nė anėn jugore tė qytetit tė Jebuzejve, deri nė En-Rogel.
1817 Pastaj kthente nė drejtim tė veriut dhe arrinte nė En-Shemesh; shtrihej nė drejtim tė Gelilothit, qė ndodhet pėrballė sė pėrpjetės tė Adumimit, dhe zbriste nė gurin e Bohanit, birit tė Rubenit;
1818 pas kėsaj kalonte nė shpatin verior pėrballė Arabahut dhe zbriste nė drejtim tė tij.
1819 Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte nė kepin verior tė Detit tė Kripur, nė skajin jugor tė Jordanit. Ky ishte kufiri nė jug.
1820 Jordani shėrbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trashėgimia e bijve tė Beniaminit nė bazė tė kufijve rreth e qark, simbas familjeve tė tyre.
1821 Qytetet e fiseve tė bijve tė Beniaminit, simbas familjeve tė tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,
1822 Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,
1823 Avimi, Parahu, Ofrahu,
1824 Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre;
1825 Gabaoni, Ramahu, Beerothi,
1826 Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,
1827 Rekemi, Irpeeli, Taralahu,
1828 Tselahu, Efeli, Gebusi (qė ėshtė Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: katėrmbėdhjetė qytete me gjithė fshatrat e tyre. Kjo qė trashėgimia e bijve tė Beniaminit, simbas familjeve tė tyre.
191 Pjesa e dytė qė u hodh me short i takoi Simeonit, fisit tė bijve tė Simeonit simbas familjeve tė tyre. Trashėgimia e tyre ndodhej nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Judės.
192 Trashėgimia e tyre pėrfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,
193 Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,
194 Eltoladin, Bethulin, Hormahun,
195 Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,
196 Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembėdhjetė qytete me fshatrat e tyre;
197 Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katėr qytete me fshatrat e tyre,
198 dhe tė gjitha fshatrat qė ndodheshin rreth kėtyre qyteteve, deri nė Baalath-Beer, Ramah tė Negevit. Kjo pėrfaqėsonte trashėgiminė e fisit tė bijve tė Simeonit, simbas familjeve tė tyre.
199 Trashėgiminė e bijve tė Simeonit e morėn bijtė e Judės, sepse pjesa e bijve tė Judės ishte tepėr e madhe pėr ata; kėshtu bijtė e Simeonit e patėn trashėgiminė e tyre nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Judės.
1910 Pjesa e tretė qė u hodh me short u ra bijve tė Zabulonit, simbas familjeve tė tyre. Territori i trashėgimisė sė tyre shtrihej deri nė Sarid.
1911 Kufiri i tyre ngjitej nė perėndim nė drejtim tė Maralahut dhe arrinte nė Dabesheth dhe pastaj nė pėrruan qė rrjedh pėrballė Jokneamit.
1912 Nga Saridi kthente nė lindje nė drejtim tė lindjes, deri nė kufirin e Flakėve tė Taborit, pastaj shtrihej nė drejtim tė Daberathit, duke arritur deri nė Jafia.
1913 Qė kėtej kalonte nė lindje deri nė Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri nė Rimon dhe arrinte nė Neath.
1914 Pas kėsaj kufiri kthente nė drejtim tė veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte nė luginėn e Jiftah-Elit.
1915 Ai pėrfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.
1916 Kjo qe trashėgimia e bijve tė Zabulonit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete bashkė me fshatrat e tyre.
1917 Pjesa e katėrt qė u hodh me short i ra Isakarit, bijve tė Isakarit, simbas familjeve tė tyre.
1918 Territori i tyre shkonte deri nė Jezreel, Kesulloth, Shunem,
1919 Hafaraim, Shion, Anaharath,
1920 Rabith, Kishion, Abets,
1921 Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.
1922 Pastaj kufiri arrinte deri nė Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte nė Jordan: gjashtėmbėdhjetė qytete me fshatrat e tyre.
1923 Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Isakarit, simbas familjeve tė tyre, qytetet bashkė me fshatrat e tyre.
1924 Pjesa e pestė qė u hodh me short u ra bijve tė Asherit, simbas familjeve tė tyre.
1925 Ky territor pėrfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,
1926 Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, nė drejtim tė perėndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.
1927 Pastaj kthente nga lindja, nė drejtim tė Beth-Dagonit, arrinte nė Zabulon dhe nė luginėn e Jiftah-Elit nė veri tė Beth-Emekut dhe tė Nejelit, dhe zgjatej nė drejtim tė Kabulit nė tė majtė,
1928 dhe nė drejtim tė Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri nė Sidonin e Madh.
1929 Pastaj kufiri kthente nė drejtim tė Ramahut deri nė qytetin e fortifikuar tė Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte nė det nga ana e territorit tė Akzibit.
1930 Ai pėrfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njėzet e dy qytete me fshatrat e tyre.
1931 Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Asherit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete bashkė me fshatrat e tyre.
1932 Pjesa e gjashtė qė u hodh me short u ra bijve tė Neftalit, simbas familjeve tė tyre.
1933 Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi nė Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri nė Lakum dhe mbaronte nė Jordan.
1934 Pastaj kufiri kthente nė perėndim nė drejtim tė Aznoth-Taborit, dhe qė kėtej vazhdonte deri nė Hukok; arrinte nė Zabulon nga ana e jugut, nė Asher nga perėndimi dhe nė Juda tė Jordanit nga ana e lindjes.
1935 Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,
1936 Adamahu, Ramahu, Hatsori,
1937 Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,
1938 Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nėntėmbėdhjetė qytete bashkė me fshatrat e tyre.
1939 Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Neftalit, simbas familjeve tė tyre, qytetet me fshatrat e tyre.
1940 Pjesa e shtatė qė u hodh me short i ra fisit tė bijve tė Danit, simbas familjeve tė tyre.
1941 Territori i trashėgimisė sė tyre pėrfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,
1942 Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,
1943 Elonin, Timnathahun, Ekronin,
1944 Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,
1945 Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,
1946 Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin qė shtrihej pėrpara Jafos.
1947 Por territori i bijve tė Danit u shtri matanė kėtyre kufijve, sepse bijtė e Danit shkuan pėr tė luftuar kundėr Leshemit; e pushtuan dhe vranė me shpatė banorėt e tij; kėshtu e pushtuan, u vendosėn aty dhe i vunė emrin Dan, nga emri i atit tė tyre.
1948 Kjo qe trashėgimia e fisit tė bijve tė Danit, simbas familjeve tė tyre, kėto qytete me fshatrat e tyre.
1949 Kur bijtė e Izraelit pėrfunduan ndarjen e trashėgimisė sė vendit simbas kufijve tė tij, i dhanė Jozueut, birit tė Nunit, njė trashėgimi nė mes tė tyre.
1950 Simbas urdhrit tė Zotit, i dhanė qytetin qė ai kėrkoi, Timnath-Serahun, nė krahinėn malore tė Efraimit. Ai ndėrtoi qytetin dhe banoi nė tė.
1951 Kėto janė trashėgimitė qė prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarėt e familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit ndanė me short nė Shiloh, pėrpara Zotit, nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes. Kėshtu ata pėrfunduan ndarjen e vendit.
201 Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thėnė:
202 "Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: "Vendosuni nė qytetet e strehimit, pėr tė cilat ju fola me anė tė Moisiut,
203 me qėllim qė tė mund tė strehohet vrasėsi qė ka vrarė dikė pa dashje dhe pa paramendim; ato do tė shėrbejnė si vend strehimi pėr t`i shpėtuar hakmarrėsit tė gjakut.
204 Kur vrasėsi do tė ikė nė njė nga kėto qytete, do tė ndalet nė hyrje tė portės sė qytetit dhe do t`ua parashtrojė rastin e tij pleqve tė atij qyteti; kėta do ta presin nė qytetin e tyre, do t`i gjejnė vend dhe ai do tė banojė me ta.
205 Nė rast se hakmarrėsi i gjakut do ta ndjekė, ata nuk do t`ia dorėzojnė vrasėsin, sepse ai ka vrarė tė afėrmin e tij pa paramendim, pa e urryer mė parė.
206 Vrasėsi do tė qėndrojė nė atė qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit qė do tė jetė nė funksion ato ditė, do tė dalė nė gjyq para asamblesė. Atėherė vrasėsi mund tė kthehet dhe tė hyjė nė qytetin e tij dhe nė shtėpinė e tij, nė qytetin nga i cili kishte ikur"".
207 Ata, pra, caktuan Kedeshin nė Galile, nė zonėn malore tė Neftalit, Sikemin nė krahinėn malore tė Efraimit dhe Kiriath-Arbėn (qė ėshtė Hebroni), nė krahinėn malore tė Judės.
208 Dhe matanė Jordanit, nė lindje tė Jerikos, caktuan Betserin nė shkretėtirėn e rrafshnaltės tė fisit tė Rubenit, Ramothin nė Galaad tė fisit tė Gadit dhe Golanin nė Bashan tė fisit tė Manasit.
209 Kėto ishin qytetet qė iu caktuan tėrė bijve tė Izraelit dhe tė huajit qė banonte midis tyre, nė mėnyrė qė kushdo qė kishte vrarė dikė pa dashje tė mund tė strehohej dhe tė mos vritej nga hakmarrėsi i gjakut, para se tė dilte pėrpara asamblesė.
211 Kryetarėt e familjeve tė Levitėve u paraqitėn para priftit Eleazar, Jozueut, birit tė Nunit, dhe kryetarėve tė familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit,
212 dhe u folėn nė Shilon, nė vendin e Kanaanit, duke u thėnė: "Zoti urdhėroi, me anė tė Moisiut, qė tė na jepeshin disa qytete pėr tė banuar me kullota pėr bagėtinė tonė".
213 Kėshtu bijtė e Izraelit u dhanė Levitėve, duke i marrė nga trashėgimia e tyre, qytetet qė vijojnė bashkė me toka pėr kullotė, simbas urdhrit tė Zotit.
214 U hodh shorti pėr familjet e Kehathitėve; dhe bijve tė priftit Aaron, qė ishin Levitė, u ranė nė short trembėdhjetė qytete nga fisi i Judės, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.
215 Bijve tė tjerė tė Kehathit u ranė nė short dhjetė qytete nga familjet e fisit tė Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit tė Manasit.
216 Bijve tė Gershonit u ranė nė short trembėdhjetė qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmė fisi i Manasit nė Bashan.
217 Bijve tė Merarit, simbas familjeve tė tyre, u ranė dymbėdhjetė qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.
218 Bijtė e Izraelit ua dhanė, pra, me short kėto qytete me gjithė kullotat e tyre Levitėve, ashtu si kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut.
219 Kėshtu ata dhanė, duke i marrė nga fisi i bijve tė Judės dhe nga fisi i bijve tė Simeonit, qytetet e pėrmendura kėtu,
2110 qė ranė nė dorė tė bijve tė Aaronit qė u pėrkisnin familjeve tė Kehathitėve, bij tė Levit, sepse hiseja e parė qė u hodh me short u ra atyre.
2111 Ata morėn, pra, Kirjath-Arbėn, domethėnė Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), nė krahinėn malore tė Judės, me tokat e saj pėr kullotė rreth e qark;
2112 por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanė Tsalebit, birit tė Jenufehut, si pronė tė tij.
2113 Pėrveē kėsaj u dhanė bijve tė priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi pėr vrasėsin) me tė gjitha tokat pėr kullotė, Libnahun me tokat pėr kullotė,
2114 Jatirin me tokat pėr kullotė, Eshtemoan me tokat pėr kullotė,
2115 Holonin me tokat pėr kullotė, Debirin me tokat pėr kullotė,
2116 Ainin me tokat e tij pėr kullotė, Jutahun me tokat e tij pėr kullotė dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij pėr kullotė: nėntė qytete qė u morėn nga kėto dy fise.
2117 Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij pėr kullotė, Gebėn me tokat e tij pėr kullotė,
2118 Anatothin me tokat e tij pėr kullotė dhe Almonin me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete.
2119 Shuma e qyteteve tė priftėrinjve, bij tė Aaronit, ishte trembėdhjetė qytete me tokat e tyre pėr kullotė.
2120 Familjeve tė bijve tė Kehathėve, domethėnė Levitėve qė mbeteshin, bij tė Kehathit, u ranė qytete qė u morėn nga fisi i Efraimit.
2121 Atyre iu dha Sikemi (si qytet pėr strehimin e vrasėsit) me gjithė tokat pėr kullotė nė krahinėn malore tė Efraimit, Gezeri me gjithė tokat pėr kullotė,
2122 Kibtsaimi me tokat e tij pėr kullotė dhe Beth-Horoni me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete.
2123 Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat pėr kullotė, Gibethoni me gjithė tokat pėr kullotė,
2124 Aijaloni me gjithė tokat pėr kullotė, Gath-Rimoni me gjithė tokat pėr kullotė: katėr qytete.
2125 Nga gjysma e fisit tė Manasit: Taanaku me tokat e tij pėr kullotė, Gath-Rimoni me tokat e tij pėr kullotė: dy qytete.
2126 Tė gjitha kėto dhjetė qytete me tokat e tyre pėr kullotė u ranė familjeve tė bijve tė tjerė tė Kehathit.
2127 Bijve tė Gershonit, qė u pėrkisnin familjeve tė Levitėve, u dhanė, duke i marrė nga gjysma e fisit tė Manasit, Golanin nė Bashan (si qytet pėr strehimin e vrasėsit), me gjithė tokat pėr kullotė, dhe Beeshterahun me tokat e tij pėr kullotė: dy qytete;
2128 nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij pėr kullotė, Daberathin me tokat e tij pėr kullotė,
2129 Jarmuthin me tokat e tij pėr kullotė, En-Ganimin me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete;
2130 nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij pėr kullotė, Abdonin me tokat e tij pėr kullotė,
2131 Helkathin me tokat e tij pėr kullotė dhe Rehobin, me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete;
2132 dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin nė Galile (si qytet strehimi pėr vrasėsin), me gjithė tokat e tij pėr kullotė, Hamoth-Dorin me tokat e tij pėr kullotė, dhe Kartanin me tokat e tij pėr kullotė; tri qytete.
2133 Shuma e qyteteve tė Gershonitėve, simbas familjeve tė tyre, ishte trembėdhjetė qytete me tokat e tyre pėr kullotė.
2134 Familjeve tė bijve tė Merarit, domethėnė Levitėve tė tjerė, iu dhanė, duke i marrė nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij pėr kullotė, Kartahin me tokat e tij pėr kullotė,
2135 Dimnahun me tokat e tij pėr kullotė dhe Nahalalin me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete;
2136 nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij pėr kullotė, Jatsahun me tokat e tij pėr kullotė,
2137 Kedmothin me tokat e tij pėr kullotė dhe Mefaathin me tokat e tij pėr kullotė: katėr qytete;
2138 dhe nga fisi i Gadit, Ramothin nė Galaad (si qytet strehimi pėr vrasėsin), me tokat e tij pėr kullotė, Mahanaimin me tokat e tij pėr kullotė,
2139 Heshbonin me tokat e tij pėr kullotė dhe Jazerin me tokat e tij pėr kullotė: gjithsejt katėr qytete.
2140 Shuma e qyteteve qė iu dhanė me short bijve tė Merarit, simbas familjeve tė tyre qė pėrbėnin familjet e Levitėve tė tjerė, ishin dymbėdhjetė qytete.
2141 Shuma e qyteteve tė Levitėve nė mes tė zotėrimeve tė bijve tė Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre pėr kullotė.
2142 Secili nga kėto qytete kishte rreth e qark toka pėr kullotė; e njėjta gjė ishte nė ēdo qytet.
2143 Kėshtu Zoti i dha Izraelit tėrė vendin qė ishte betuar t`ua jepte etėrve tė tyre, dhe bijtė e Izraelit e pushtuan dhe banuan nė tė.
2144 Zoti u siguroi pushim rreth e qark, siē u ishte betuar etėrve tė tyre; asnjė nga armiqtė e tyre nuk mundi t`u bėjė ballė; Zoti i dorėzoi tėrė armiqtė nė duart e tyre.
2145 Nuk ra pėr tokė asnjė nga fjalėt qė Zoti i pati thėnė shtėpisė sė Izraelit; tė tėra u vėrtetuan.
221 Pastaj Jozueu thirri Rubenitėt, Gaditėt dhe gjysmėn e fisit tė Manasit dhe u tha atyre:
222 "Ju keni zbatuar tė gjitha ato qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju kishte urdhėruar dhe i jeni bindur zėrit tim lidhur me ato qė ju kam porositur.
223 Ju nuk keni braktisur vėllezėrit tuaj gjatė kėsaj kohe tė gjatė deri mė sot dhe keni zbatuar urdhrat qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka porositur.
224 Dhe tani qė Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė tė pushojnė vėllezėrit tuaj, ashtu siē u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni nė ēadrat tuaja nė vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka caktuar matanė Jordanit.
225 Vetėm kini kujdes tė zbatoni urdhėrimet dhe ligjin qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka dhėnė, duke e dashur Zotin, Perėndinė tuaj, duke ecur nė tė gjitha rrugėt e tij, duke zbatuar tė gjitha urdhėrimet e tij, duke qendruar sa mė afėr tij dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt".
226 Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhėr tė largohen, dhe ata u kthyen nė ēadrat e tyre.
227 Moisiu i kishte dhėnė gjysmės sė fisit tė Manasit njė trashėgimi nė Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmės tjetėr njė trashėgimi midis vėllezėrve tė tyre, nga kjo anė e Jordanit, nė perėndim. Kėshtu, kur Jozueu i ktheu nė ēadrat e tyre, i bekoi,
228 dhe u foli atyre, duke thėnė: "Ju po ktheheni nė ēadrat tuaja me pasuri tė mėdha, me njė numėr tė madh bagėtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e njė numėr tė madh rrobash; ndani me vėllezėrit plaēkėn e armiqve tuaj".
229 Kėshtu bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u kthyen, duke i lėnė bijtė e Izraelit nė Shilon, nė vendin e Kanaanit, pėr tė shkuar nė vendin e Galaadit, pronė e tyre dhe qė e kishin marrė simbas urdhrit tė dhėnė nga Zoti me anė tė Moisiut.
2210 Pasi arritėn nė brigjet e Jordanit qė ndodhet nė vendin e Kanaanit, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit ndėrtuan njė altar, pranė Jordanit, njė altar me pamje tė madhėrishme.
2211 Bijtė e Izraelit dėgjuan se thuhej: "Ja, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit kanė ndėrtuar njė altar nė kufijtė e vendit tė Kanaanit, nė brigjet e Jordanit, nė anėn e pushtuar nga bijtė e Izraelit".
2212 Kur bijtė e Izraelit e mėsuan kėtė gjė, tėrė asambleja e bijve tė Izraelit u mblodh nė Shilon pėr tė bėrė luftė kundėr tyre.
2213 Atėherė bijtė e Izraelit u dėrguan bijve tė Rubenit, bijve tė Gadit dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, nė vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar,
2214 dhe bashkė me tė dhjetė princa, njė princ pėr ēdo shtėpi atėrore tė fiseve tė ndryshme tė Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i njė shtėpie atėrore midis ndarjeve tė Izraelit.
2215 Ata shkuan te bijtė e Rubenit, te bijtė e Gadit dhe te gjysma e fisit tė Manasit nė vendin e Galaadit dhe folėn me ta, duke thėnė:
2216 "Kėshtu thotė tėrė asambleja e Zotit: "Ē`ėshtė kjo shkelje qė keni kryer kundėr Perėndisė sė Izraelit, duke mos e ndjekur mė sot Zotin, duke ndėrtuar njė altar pėr tė ngritur krye sot kundėr Zotit?
2217 Mos qe vallė gjė e vogėl paudhėsia e Peorit, nga e cila nuk jemi larė ende deri mė sot dhe qė solli njė fatkeqėsi mbi asamblenė e Zotit,
2218 qė ju shtyn sot tė mos e ndiqni Zotin? Sepse, po tė jetė se sot ngreni krye kundėr Zotit, nesėr ai do tė zemėrohet kundėr tėrė asamblesė sė Izraelit.
2219 Nė qoftė se e konsideroni tė papastėr vendin qė zotėroni, mund tė kaloni nė vendin qė ėshtė pronė e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe tė banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundėr Zotit dhe kundėr nesh, duke ndėrtuar njė altar pėrveē atij tė Zotit, Perėndisė tonė.
2220 Kur Akani, bir i Zerahut, kreu njė shkelje nė gjėrat e caktuara tė shfarosen, a nuk tėrhoqi vallė zemėrimin e Zotit mbi gjithė asamblenė e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi qė gjeti vdekjen nė paudhėsinė e tij"".
2221 Atėherė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u pėrgjegjėn dhe u thanė krerėve tė ndarjeve tė Izraelit:
2222 "Zoti Perėndia i perėndive, Zoti Perėndia i perėndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mėsojė. Nė qoftė se e bėmė pėr rebelim ose pėr mosbesnikėri ndaj Zotit, mos na kurseni nė kėtė ditė.
2223 Nė rast se kemi ndėrtuar njė altar pėr tė mos e ndjekur mė Zotin ose pėr tė ofruar mbi tė olokaustet apo blatime ushqimore, ose pėr tė bėrė mbi tė flijime falėnderimi, le tė na kėrkojė llogari vetė Zoti!
2224 Por nė tė vėrtetė ne e bėmė kėtė me frikė, pėr njė arėsye, duke menduar qė nė tė ardhmen pasardhėsit tuaj mund t`u thonin pasardhėsve tanė: "Ēfarė ju lidh me Zotin, Perėndinė e Izraelit?
2225 Zoti e ka vėnė Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij tė Rubenit, o bij tė Gadit; ju nuk keni asnjė pjesė te Zoti". Kėshtu pasardhėsit tuaj mund t`i largojnė pasardhėsit tanė nga frika e Zotit.
2226 Prandaj thamė: "Le tė ndėrtojmė njė altar, jo pėr olokauste as pėr flijime,
2227 por qė tė shėrbejė si dėshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhėsve tanė pas nesh, nė mėnyrė qė tė mund tė kryejmė shėrbimin e Zotit pėrpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona tė falėnderimit, me qėllim qė pasardhėsit tuaj tė mos u thonė njė ditė pasardhėsve tanė: Ju nuk keni asnjė pjesė tek Zoti".
2228 Prandaj thamė: Nė rast se ndodh qė njė ditė tė na thonė kėtė neve ose pasardhėsve tanė, atėherė do tė pėrgjigjemi: Shikoni formėn e altarit tė Zotit qė ndėrtuan etėrit tanė, jo pėr olokauste as pėr flijime, por qė tė shėrbejė si dėshmitar midis nesh dhe jush.
2229 Nuk na ka shkuar mendja tė ngremė krye kundėr Zotit dhe as tė heqim dorė nga bindja ndaj Zotit, duke ndėrtuar njė altar pėr olokaustet, pėr blatimet e ushqimit ose pėr flijimet, pėrveē altarit tė Zotit, Perėndisė tonė, qė ndodhet pėrpara tabernakullit tė tij!".
2230 Kur prifti Finehas dhe princat e asamblesė, krerėt e ndarjeve tė Izraelit qė ishin me tė, dėgjuan fjalėt qė thanė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe bijtė e Manasit, mbetėn tė kėnaqur.
2231 Atėherė Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve tė Rubenit, tė Gadit dhe tė Manasit: "Sot pranojmė qė Zoti ėshtė midis nesh, sepse ju nuk keni kryer kėtė shkelje ndaj Zotit; kėshtu i keni shpėtuar bijtė e Izraelit nga dora e Zotit".
2232 Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lanė bjtė e Rubenit dhe tė Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen nė vendin e Kanaanit pranė bijve tė Izraelit, tė cilėve u treguan ngjarjen.
2233 Kjo gjė u pėlqeu bijve tė Izraelit, dhe bijtė e Izraelit bekuan Perėndinė, dhe nuk folėn mė tė shkojnė pėr tė luftuar kundėr bijve tė Rubenit dhe tė Gadit dhe tė shkatėrronin vendin nė tė cilin ata banonin.
2234 Dhe bijtė e Rubenit dhe tė Gadit e quajtėn "Dėshmitar" kėtė altar, sepse thanė: "Ai ėshtė dėshmitar midis nesh qė Zoti ėshtė Perėndia".
231 Shumė kohė mbas pushimit qė Zoti i kishte siguruar Izraelit nga tė gjithė armiqtė qė e rrethonin, Jozueu, tanimė i plakur dhe me moshė tė shtyrė,
232 mblodhi tėrė Izraelin, pleqtė e tij, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, dhe u tha: "Unė jam plak dhe i shtyrė nė moshė,
233 Ju i patė tė gjitha ato qė Zoti, Perėndia juaj, u ka bėrė tė gjitha kombeve, pėr shkakun tuaj, sepse ka qenė vetė Zoti, Perėndia juaj, qė ka luftuar pėr ju.
234 Dhe ja, unė kam ndarė midis jush me short, si trashėgimi pėr fiset tuaja, kombet qė mbeten, bashkė me tėrė kombet qė kam shfarosur, nga Jordani deri nė Detin e Madh, nė perėndim.
235 Dhe Zoti, Perėndia juaj, do t`i dėbojė ai vetė para jush; kėshtu ju do tė shtini nė dorė vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perėndia juaj.
236 Jini, pra, shumė tė vendosur nė zbatimin dhe vėnien nė praktikė tė ligjit tė Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,
237 pa u pėrzier me kombet qė mbeten midis jush; nuk do tė pėrmendni as emrin e perėndive tė tyre dhe nuk do tė betoheni pėr ta; nuk do t`i shėrbeni dhe nuk do tė bini pėrmbys para tyre;
238 por do tė lidheni ngushtė me Zotin, Perėndinė tuaj, siē keni bėrė deri sot.
239 Nė fakt Zoti ka dėbuar para jush kombe tė mėdhenj dhe tė fuqishėm; dhe askush nuk ka mundur t`ju bėjė ballė deri mė sot.
2310 Njė i vetėm nga ju do tė ndjekė njėmijė prej tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, ėshtė ai qė lufton pėr ju, siē e ka premtuar.
2311 Tregoni, pra, kujdes tė madh pėr shpirtrat tuaj, pėr ta dashur Zotin, Perėndinė tuaj.
2312 Por nė rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e kėtyre kombeve qė kanė mbetur midis jush dhe bashkoheni me anė martesash me ta dhe pėrziheni me ta dhe ata me ju,
2313 dijeni me siguri qė Zoti, Perėndia juaj, nuk ka pėr tė vazhduar t`i dėbojė kėto kombe para jush; por ata do tė bėhen pėr ju njė kurth, njė kamzhik nė ijėt tuaja dhe hala nė sytė tuaja, deri sa ju tė zhdukeni nga ky vend i mirė qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė.
2314 Dhe ja, unė po iki sot nė rrugėn e gjithė botės; pranoni, pra, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt qė nuk ka rėnė pėr tokė asnjė nga fjalėt e mira qė Zoti, Perėndia juaj, ka thėnė lidhur me ju; tė tėra u vėrtetuan pėr ju; as edhe njė nuk ra pėr tokė.
2315 Dhe ka pėr tė ndodhur qė, ashtu si pėr tė gjitha gjėrat e mira qė Zoti, Perėndia juaj, ju kishte premtuar ju kanė dalė, kėshtu Zoti do tė sjellė mbi ju tėrė fatkeqėsitė, deri sa t`ju zhdukė nga ky vend i mirė qė Perėndia juaj, Zoti ju ka dhėnė.
2316 Nė rast se shkelni besėlidhjen qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka urdhėruar, dhe shkoni t`u shėrbeni perėndive tė tjera dhe bini pėrmbys para tyre, atėherė zemėrimi i Zotit do tė ndizet kundėr jush dhe ju do tė zhdukeni shpejt nga vendi i mirė qė Ai ju ka dhėnė".
241 Pastaj Jozueu mblodhi tė gjitha fiset e Izraelit nė Sikem, dhe thirri pleqtė e Izraelit, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, qė u paraqitėn pėrpara Perėndisė.
242 Dhe Jozueu i tha tėrė popullit: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia i Izraelit: "Nė kohėrat e kaluara, etėrit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanė lumit dhe u shėrbenin perėndive tė tjera.
243 Unė mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetėr e lumit, e bėra tė kalojė nėpėr gjithė vendin e Kanaanit, shumėzova pasardhėsit e tij dhe i dhashė Isakun.
244 Isakut i dhashė Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashė si trashėgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijtė e tij zbritėn nė Egjipt.
245 Pastaj dėrgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atė qė bėra nė mes tė tij; pastaj ju nxora jashtė.
246 Kėshtu nxora nga Egjipti etėrit tuaj, dhe ju arritėt nė det. Egjiptasit i ndoqėn etėrit tuaj me qerre dhe me kalorės deri nė Detin e Kuq.
247 Por ata i klithėn Zotit, dhe ai vendosi njė errėsirė tė dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, qė i mbuloi; dhe sytė tuaj panė atė qė u bėra Egjiptasve. Pastaj qėndruat pėr njė kohė tė gjatė nė shkretėtirė.
248 Unė ju ēova nė vendin e Amorejve, qė banonin matanė Jordanit; ata luftuan kundėr jush dhe unė jua dhashė nė dorė; ju pushtuat vendin e tyre dhe unė i shpartallova para jush.
249 Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit pėr tė luftuar Izraelin; dhe dėrgoi tė thėrrasė Balaamin, djalin e Beorit, qė t`ju mallkonte;
2410 por unė nuk desha tė dėgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me tė madhe, dhe ju ēlirova nga duart e Balakut.
2411 Kaluat pastaj Jordanin dhe arritėt nė Jeriko; banorėt e Jerikos luftuan kundėr jush; kėshtu bėnė Amorejtė, Perezejtė, Kananejtė, Hitejtė, Girgasejtė, Hivejtė dhe Jebusejtė; por unė jua dorėzova nė dorė.
2412 Dhe ēova para jush grerėzat, qė i bėnė tė ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretėrit e Amorejve; por kjo nuk ishte meritė e shpatės ose e harkut tėnd.
2413 Dhe ju dhashė njė tokė pėr tė cilėn nuk kishit punuar dhe qytete qė nuk i kishit ndėrtuar, dhe ju banuat nė to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe tė ullishteve qė nuk keni mbjellė".
2414 Prandaj tani t`ia kini frikėn Zotit dhe shėrbejeni me ndershmėri dhe besnikėri; hiqni perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit dhe nė Egjipt, dhe vihuni nė shėrbim tė Zotit.
2415 Dhe nė rast se ju duket njė gjė e keqe t`i shėrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t`i shėrbeni, o perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit, o perėnditė e Amorejve, nė vendin e tė cilėve
2416 Atėherė populli u pėrgjigj dhe tha: "Larg qoftė qė ne tė braktisim Zotin pėr t`u shėrbyer perėndive tė tjera!
2417 Sepse Zoti, Perėndia ynė, ėshtė ai qė na nxori ne dhe etėrit tanė nga vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė, qė ka bėrė mrekullira tė mėdha para syve tanė dhe qė na ka mbrojtur gjatė gjithė rrugės qė bėmė dhe midis gjithė popujve nė mes tė tė cilėve kemi kaluar;
2418 dhe Zoti ka dėbuar para nesh tėrė popujt dhe Amorejtė qė banonin nė kėtė vend; prandaj ne do t`i shėrbejmė Zotit, sepse ai ėshtė Perėndia ynė".
2419 Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t`i shėrbeni Zotit, sepse ai ėshtė njė Perėndi i shenjtė, njė Perėndi ziliqar; ai nuk do t`i falė shkeljet dhe mėkatet tuaja.
2420 Kur ta braktisni Zotin dhe t`u shėrbeni perėndive tė huaja, ai do tė kthehet pėr t`ju bėrė keq dhe pėr t`ju konsumuar pas aq tė mirave qė ju ka bėrė".
2421 Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t`i shėrbejmė Zotit".
2422 Atėherė Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dėshmitarė kundėr vetvetes, pse keni zgjedhur pėr vete Zotin pėr t`i shėrbyer!". Ata iu pėrgjigjėn: "Jemi dėshmitarė!".
2423 Jozueu tha: "Hiqni, pra, perėnditė e huaja qė janė nė mes tuaj dhe pėruleni zemrėn tuaj Zotit, Perėndisė sė Izraelit!".
2424 Populli iu pėrgjigj Jozueut: "Ne do t`i shėrbejmė Zotit, Perėndisė tonė, dhe do t`i bindemi zėrit tė tij".
2425 Kėshtu Jozueu lidhi atė ditė njė besėlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet nė Sikem.
2426 Pastaj Jozueu shkroi kėto gjėra nė librin e ligjit tė Perėndisė; dhe mori njė gur tė madh dhe e vendosi aty, poshtė lisit, pranė shenjtėrores sė Zotit.
2427 Jozueu i tha pastaj tėrė popullit: "Ja, ky gur do tė jetė njė dėshmitar kundėr nesh, sepse ai i dėgjoi tėrė fjalėt qė na tha Zoti; ai, pra, do tė shėrbejė si dėshmitar kundėr jush, me qėllim qė tė mos e mohoni Perėndinė tuaj".
2428 Pastaj Jozueu e ktheu popullin nė vendin ku ishte mė parė, secili nė trashėgiminė e vet.
2429 Pas kėtyre gjėrave Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn njėqind e dhjetė vjeē,
2430 dhe e varrosėn nė territorin e pronės sė tij nė Timnath-Serah, qė ndodhet nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit Gaash.
2431 Izraeli i shėrbeu Zotit gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė jetuan pas Jozueut dhe qė dinin tėrė veprat qė Zoti kishte bėrė pėr Izraelin.
2432 Eshtrat e Jozefit, qė bijtė e Izraelit kishin sjellė nga Egjipti, i varrosėn nė Sikem, nė pjesėn e arės qė Jakobi ua kishte blerė bijve tė Hamorit, atit tė Sikemit, pėr njėqind pjesė argjendi, dhe qė ishte pronė e bijve tė Jozefit.
2433 Pastaj vdiq edhe Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varrosėn nė malin, qė ishte pronė e birit tė tij Finehas dhe qė ia kishin dhėnė nė krahinėn malore tė Efraimit.