Share this page:  
 

Multilingual Scriptures

(Compare books in 2 different language versions of your choice)

Comparison Search:

Select Language version and font:
You can only select max. of two versions.
Book:
Chapter:
Verse:
---------
From: To:

Free Search:

Select Language version and font:
Enter search text:

Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Zechariah

Albanian Bible
Chapter # Verse # Verse Detail
11 Nė muajin e tetė tė vitit tė dytė tė Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit tė Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thėnė:
12 "Zoti ishte zemėruar shumė me etėrit tuaj.
13 Prandaj u thuaj: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unė, thotė Zoti i ushtrive, dhe unė do tė kthehem te ju", thotė Zoti i ushtrive.
14 "Mos u bėni si etėrit tuaj, tė cilėve profetėt e sė kualuarės u kanė shpallur, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugėt tuaja tė kėqija dhe nga veprat tuaja tė kėqija". Por ata nuk dėgjuan dhe nuk mė kushtuan vemendje", thotė Zoti.
15 "Etėrit tuaj ku janė? Po profetėt a rrojnė vallė pėrjetė?
16 Vallė fjalėt e mia dhe statutet e mia qė ua kisha besuar shėrbėtorėve tė mi, profetėve, nuk arritėn te etėrit tuaj? Kėshtu ata u konvertuan dhe thanė: "Ashtu si kishte vendosur tė vepronte me ne Zoti i ushtrive, nė bazė tė rrugėve tona dhe tė veprave tona, kėshtu veproi me ne"".
17 Mė njėzet e katėr tė muajit tė njėmbėdhjetė, qė ėshtė muaji i Shebatit, nė vitin e dytė tė Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit tė Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thėnė:
18 Natėn pata njė vegim; dhe ja, njė burrė, qė i kishte hipur njė kali tė kuq, rrinte midis shkurreve tė mėrsinave nė njė gropė tė thellė dhe prapa tij kishte kuaj tė kuq, tė kuqėrremė dhe tė bardhė.
19 Unė pyeta: "Imzot, ēfarė kuptimi kanė kėto gjėra?". Engjėlli qė fliste me mua m`u pėrgjigj: "Unė do tė tė bėj tė shohėsh ēfarė kuptimi kanė ato".
110 Atėherė burri qė rrinte midis shkurreve tė mėrsinave nisi tė thotė: "Kėta janė ata qė i ka dėrguar Zoti pėr tė pėrshkuar dheun".
111 Kėshtu iu pėrgjigjėn ata engjėllit tė Zotit i cili rrinte midis shkurreve tė mėrsinave: "Kemi pėrshkuar dheun dhe ja, gjithė dheu ėshtė nė pushim dhe i qetė".
112 Atėherė engjėlli i Zotit nisi tė thotė: "O Zoti i ushtrive, deri kur do tė vazhdosh tė mos kesh mėshirė pėr Jeruzalemin dhe pėr qytetet e Judės kundėr tė cilave ke qėnė i zemėruar gjatė kėtyre shtatėdhjetė vjetėve?".
113 Pastaj Zoti i tha disa fjalė tė mira, fjalė inkurajimi, engjėllit qė fliste me mua.
114 Kėshtu engjėlli qė fliste me mua mė tha: "Bėrtit dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Unė jam shumė xheloz pėr Jeruzalemin dhe pėr Sionin;
115 por jam zemėruar shumė me kombet qė jetojnė nė mirėqenie, sepse, kur isha zemėruar pak, ata luajtėn rol pėr ta shtuar tė keqen".
116 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Unė po i drejtohem pėrsėri Jeruzalemit me mėshirė; tempulli im do tė rindėrtohet aty, thotė Zoti i ushtrive, dhe litari do tė nderet mbi Jeruzalem".
117 Bėrtit akoma dhe thuaj: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do tė jenė plot e pėrplot me pasuri; Zoti do tė ngushėllojė akoma Sionin dhe do tė zgjedhė akoma Jeruzalemin"".
118 Pastaj i ēova sytė, shikova dhe ja, katėr brirė.
119 Unė e pyeta engjėllin qė fliste me mua: "Ēfarė janė kėta?". Ai m`u pėrgjigj: "Kėta janė brirėt qė kanė shpėrndarė Judėn, Izraelin dhe Jeruzalemin".
120 Pastaj Zoti mė bėri tė shoh katėr kovaēė.
121 Unė pyeta: "Pse kanė ardhur kėta, ēfarė do tė bėjnė?". Ai u pėrgjigj dhe tha: "Kėta janė brirėt qė kanė shpėrndarė Judėn, kėshtu qė askush nuk mund tė ēonte kokėn lart, por kėta kovaēė vijnė pėr t`i trembur, pėr tė rrėzuar brirėt e kombeve qė e kanė ngritur bririn e tyre kundėr vendit tė Judės pėr ta shpėrndarė".
21 I ngrita mandej sytė dhe shikova dhe ja, njė burrė qė mbante nė dorė njė litar pėr matje.
22 E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m`u pėrgjigj: "Po shkoj tė mas Jeruzalemin, pėr tė parė sa ėshtė gjerėsia e tij dhe sa ėshtė gjatėsia e tij".
23 Dhe ja, engjėlli qė fliste me mua doli pėrpara dhe njė engjėll tjetėr i doli pėrballė,
24 dhe i tha: "Rend, foli atij tė riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do tė jetė i banuar si njė qytet pa mure, pėr shkak tė morisė sė njerėzve dhe tė kafshėve qė do tė jenė nė tė.
25 Sepse unė", thotė Zoti, "do tė jem pėr tė njė mur zjarri rreth e qark dhe do tė jem lavdia e tij nė mes tė tij".
26 Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotė Zoti, "sepse ju kam shpėrndarė si katėr erėrat e qiellit", thotė Zoti.
27 Oh, Sion, siguro shpėtimin, ti qė banon bashkė me bijėn e Babilonisė!
28 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij mė ka dėrguar te kombet qė ju kanė plaēkitur, sepse ai qė ju prek prek beben e syrit tė tij.
29 Ja, unė do ta tund dorėn time kundėr tyre dhe ata do tė bėhen pre e atyre qė u ishin nėnshtruar atyre; atėherė do tė pranoni qė mė ka dėrguar Zoti i ushtrive.
210 Lėsho klithma gėzimi, gėzohu, o bijė e Sionit, sepse ja, unė do tė vij, tė banoj midis teje", thotė Zoti.
211 "Atė ditė shumė kombe do tė bashkohen me Zotin dhe do tė bėhen populli im, dhe unė do tė banoj midis teje; atėherė do tė pranosh qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ti.
212 Dhe Zoti do tė marrė nė zotėrim Judėn si trashėgimi tė tij nė tokėn e shenjtė dhe do tė zgjedhė akoma Jeruzalemin.
213 Ēdo mish le tė heshtė pėrpara Zotit, sepse ai ėshtė zgjuar nga selia e tij e shenjtė".
31 Pastaj mė bėri tė shoh kryepriftin Jozue, qė qėndronte drejt pėrpara engjėllit tė Zotit, dhe Satanai qė rrinte nė tė djathtėn e tij pėr ta akuzuar.
32 Zoti i tha Satanait: "Tė qortoftė ashpėr Zoti, o Satana! Po, Zoti qė ka zgjedhur Jeruzalemin, tė qortoftė ashpėr! A nuk ėshtė vallė ky njė urė zjarri e shkėputur nga zjarri?".
33 Jozueu ishte veshur me rroba tė papastra dhe qėndronte drejt pėrpara engjėllit,
34 i cili nisi t`u thotė atyre qė ishin pėrpara tij: "Ia hiqni nga trupi ato rroba tė papastra!". Pastaj i tha atij: "Shiko, kam zhdukur prej teje paudhėsinė tėnde dhe do tė tė bėj tė veshėsh rroba tė shkėlqyera".
35 Unė, pra, thashė: "Le tė vėnė mbi kokėn e tij njė ēallmė tė pastėr". Kėshtu ata i vunė mbi kokė njė ēallmė tė pastėr dhe e vunė tė veshė rroba, ndėrsa Engjėlli i Zotit ishte i pranishėm aty.
36 Dhe Engjėlli i Zotit e paralajmėroi solemnisht Jozueun duke thėnė:
37 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Nė qoftė se do tė ecėsh nė rrugėt e mia dhe do tė respektosh ligjin tim, edhe ti do tė kesh drejtimin e shtėpisė sime dhe do tė ruash oborret e mia, dhe unė do tė tė lejoj tė hysh lirisht midis kėtyre qė rrijnė kėtu.
38 Dėgjo, pra, o Jozue, kryeprift, ti dhe shokėt e tu qė ulen pėrpara teje, sepse ata janė njerėz qė japin paralajmėrime. Ja, unė po tė sjell kėtu shėrbėtorin tim, Filizin.
39 Ja guri qė kam vėnė pėrpara Jozueut: mbi kėtė gur tė vetėm ka shtatė sy; ja, unė do tė gdhend mbishkrimin e tij", thotė Zoti i ushtrive, "dhe do ta heq paudhėsinė e kėtij vendi nė njė ditė tė vetme.
310 Nė atė ditė", thotė Zoti i ushtrive, "secili nga ju do tė ftojė fqinjin e vet nėn hardhinė e tij dhe nėn fikun e tij".
41 Pastaj engjėlli qė fliste me mua u kthye dhe mė zgjoi ashtu si zgjojnė dikė nga gjumi.
42 Dhe mė pyeti: "Ēfarė po shikon?". U pėrgjigja: "Ja, po shikoj njė shandan krejt prej ari dhe qė ka nė majė njė enė, mbi tė cilėn janė shtatė llampa me shtatė tuba pėr shtatė llampat qė janė nė majė.
43 Afėr tyre janė dy ullinj, njė nė tė djathtėn e enės dhe tjetri nė tė majtėn e saj".
44 Kėshtu nisa t`i them engjėllit qė fliste me mua: "Imzot, ē`kuptim kanė kėto gjėra?".
45 Engjėlli qė fliste me mua u pėrgjigj dhe mė tha: "Nuk e kupton se ē`duan tė thonė kėto gjėra?". Unė i thashė: "Jo, imzot".
46 Atėherė ai, duke u pėrgjigjur, mė tha: "Kjo ėshtė fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn time", thotė Zoti i ushtrive.
47 "Kush je ti, o mali i madh? Pėrpara Zorobabelit ti do tė bėhesh fushė. Dhe ai do ta bėjė gurin e majės sė malit tė shkojė pėrpara midis britmave: "Mėshirė, mėshirė pėr tė!"".
48 Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:
49 "Duart e Zorobabelit kanė hedhur themelet e kėtij tempulli dhe duart e tij do ta pėrfundojnė; atėherė do tė pranosh qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ju.
410 Kush ka mundur tė pėrēmojė ditėn e gjėrave tė vogla? Por ata tė shtatė gėzohen kur shohin plumbēen nė duart e Zorobabelit. Ata tė shtatė janė sytė e Zotit qė e pėrshkojnė gjithė dheun".
411 Unė u pėrgjigja dhe i thashė: "Kėta dy ullinj nė tė djathtėn dhe nė tė majtėn e shandanit ēfarė janė?".
412 Pėr herė tė dytė nisa t`i them: "Ēfarė janė kėto dy degė ulliri qė janė pėrbri dy prurėsve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?".
413 Ai m`u pėrgjigj dhe tha: "Nuk e kupton ēfarė janė kėto?". Unė u pėrgjigja: "Jo, imzot".
414 Atėherė ai mė tha: "Kėta janė dy tė vajosurit qė rrijnė afėr Zotit tė gjithė dheut".
51 Pastaj i ēova pėrsėri sytė dhe pashė, dhe ja njė rrotull qė fluturonte.
52 Engjėlli mė tha: "Ēfarė po shikon?". Unė u pėrgjigja: "Shoh njė rrotull qė fluturon; gjatėsia e saj ėshtė njėzet kubitė dhe gjėrėsia e saj dhjetė kubitė".
53 Atėherė ai mė tha: "Ky ėshtė mallkimi qė po pėrhapet mbi gjithė vendin; sepse tani e tutje, kushdo qė vjedh do tė dėbohet prej tij dhe kushdo qė tani e tutje betohet me tė rreme, do tė dėbohet prej tij.
54 Unė do ta bėj tė dalė", thotė Zoti i ushtrive, "dhe ai do tė hyjė nė shtėpinė e vjedhėsit dhe nė shtėpinė e atij qė bėn betim tė rremė nė emrin tim; do tė mbetet nė atė shtėpi dhe do ta konsumojė bashkė me lėndėn e saj dhe me gurėt e saj".
55 Pastaj Engjėlli qė fliste me mua doli dhe mė tha: "Ēo sytė dhe shiko ēfarė ėshtė ajo qė po del".
56 Unė thashė: "Ēfarė ėshtė?". Ai tha: "Éshtė efa qė po del". Pastaj shtoi: "Kjo ėshtė pamja e tyre nė gjithė vendin".
57 Pastaj, ja, u ngrit njė kapak plumbi, dhe kėshtu nė mes tė efas rrinte ulur njė grua.
58 Atėherė ai tha: "Kjo ėshtė ligėsia". Dhe e hodhi nė mes tė efas, pastaj hodhi kapakun prej plumbi mbi hapjen e saj.
59 Pastaj i ēova sytė dhe shikova, dhe ja qė po vinin dy gra me erėn nė krahėt e tyre, sepse ato kishin krahė si krahėt e lejlekut, dhe e ngritėn efan midis tokės dhe qiellit.
510 Kėshtu unė e pyeta engjėllin qė fliste me mua: "Ku e ēojnė efan kėto?".
511 Ai m`u pėrgjigj: "Nė vendin e Shinarit pėr t`i ndėrtuar njė shtėpi; kur tė jetė gati efa do tė vihet mbi piedestalin e vet".
61 I ēova pėrsėri sytė dhe shikova, dhe ja, katėr qerre qė dilnin nė mes tė dy maleve; dhe malet ishin male prej bronzi.
62 Nė qerren e parė kishte kuaj tė kuq, nė qerren e dytė kuaj tė zinj,
63 nė qerren e tretė kuaj tė bardhė dhe nė tė katėrtėn kuaj shumė laramanė.
64 Atėherė nisa t`i them engjėllit qė fliste me mua: "Imzot, po kėta?".
65 Engjėlli u pėrgjigj dhe tha: "Kėta janė katėr frymat e qiellit qė dalin pasi kanė qenė nė prani tė Zotit tė mbarė dheut.
66 Qerrja me kuaj tė zinj shkon drejt vendit tė veriut; kuajt e bardhė e ndjekin, kuajt laramanė shkojnė drejt vendit tė jugut;
67 pastaj pėrparojnė kuajt me ngjyrė tė kuqe tė ndezur dhe kėrkojnė tė shkojnė pėr tė pėrshkuar dheun". Ai u tha atyre: "Shkoni, pėrshkoni dheun!". Kėshtu ata e pėrshkuan dheun.
68 Pastaj ai mė thirri dhe mė foli, duke thėnė: "Ja, ata qė po shkojnė drejt vendit nė veri e kanė qetėsuar Frymėn time mbi vendin e veriut.
69 Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua duke thėnė:
610 "Prano dhurata nga mėrgimtarėt, domethėnė nga Heldai, nga Tobiahu dhe nga Jedaiahu qė kanė ardhur nga Babilonia, dhe qė po sot kanė shkuar nė shtėpinė e Josias, birit tė Sofonias.
611 Merr argjendin dhe arin, bėj njė kurorė me to dhe vėre mbi kryet e Jozueut, birit tė Jehotsadakut, kryepriftit.
612 Pastaj foli atij, duke thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ja, burri emri i tė cilit ėshtė Filizė, do tė filizoj nė vendin e tij dhe do tė ndėrtojė tempullin e Zotit.
613 Po, ai do tė ndėrtojė tempullin e Zotit, do tė mbulohet me lavdi dhe do tė ulet e do tė mbretėrojė mbi fronin e tij, do tė jetė prift mbi fronin e tij, dhe midis tė dyve do tė jetė njė kėshillė paqeje.
614 Kurora do tė jetė njė kujtim nė tempullin e Zotit pėr Helemin, pėr Tobiahun, pėr Jedaiahun dhe pėr Henin, birin e Sofonias.
615 Edhe ata qė janė larg do tė vijnė pėr tė ndihmuar pėr ndėrtimin e tempullit tė Zotit; atėherė do tė pranoni qė Zoti i ushtrive mė ka dėrguar te ju. Kjo do tė ndodhė nė qoftė se do t`i bindeni me zell zėrit tė Zotit, Perėndisė tuaj".
71 Nė vitin e katėrt tė mbretit Dar, ditėn e katėrt tė muajit tė nėntė, qė ėshtė Kislevi, ndodhi qė fjala e Zotit iu drejtua Zakarias.
72 Kishin dėrguar Sharetserin, bashkė me Regemelekun dhe njerėzit e tij, nė Bethel pėr tė kėrkuar me lutje favorin e Zotin,
73 dhe pėr tė folur me priftėrinjtė qė ishin nė shtėpinė e Zotit tė ushtrive dhe me profetėt, duke thėnė: "A duhet tė qaj nė muajin e pestė dhe tė agjėroj si kam bėrė gjatė shumė viteve?".
74 Atėherė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:
75 "Folu gjithė popullit tė vendit dhe priftėrinjve dhe thuaj: "Kur keni agjėruar dhe jeni pikėlluar nė muajin e pestė dhe nė tė shtatin gjatė kėtyre shtatėdhjetė viteve, a keni agjėruar nė tė vėrtetė pėr mua, pikėrisht pėr mua?
76 Po mė pas, kur keni ngrėnė dhe pirė, mos vallė keni ngrėnė dhe pirė pėr veten tuaj?
77 A nuk janė kėto fjalėt qė Zoti i ushtrive ka shpallur me anė tė profetėve tė sė kaluarės, kur Jeruzalemi ishte i banuar dhe i qetė bashkė me qytetet e tij tė afėrta dhe gjithashtu Negevi dhe fusha ishin tė banuara?"".
78 Fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, duke thėnė:
79 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Zbatoni me pėrpikėri drejtėsinė dhe tregoni secili mirėsi dhe mėshirė pėr vėllezėrit tuaj.
710 Mos e shtypni tė venė dhe jetimin, tė huajin dhe tė varfėrin; dhe askush tė mos kurdisė nė zemėr tė vet tė keqen kundėr vėllait tė vet.
711 Por ata nuk deshėn tė dėgjojnė, kthyen krahėt me kryeneēėsi dhe i zunė veshėt qė tė mos dėgjonin.
712 E bėnė zemrėn e tyre si diamanti, pėr tė mos dėgjuar ligjin dhe fjalėt qė Zoti i ushtrive u dėrgonte atyre me anė tė Frymės sė tij, me anė tė profetėve tė sė kaluarės. Kėshtu u krijua njė indinjatė e madhe te Zoti i ushtrive.
713 Dhe ndodhi qė, mbasi ai thėrriste dhe ata nuk ia vinin veshin, ata thirrėn dhe unė nuk ua vura veshin", thotė Zoti i ushtrive,
714 "por i shpėrndava me shakullimė midis gjithė kombeve qė ata nuk i njihnin. Kėshtu vendi mbeti i shkretė pas tyre, dhe askush nuk kalonte andej ose nuk u kthye. Nga njė vend kėnaqėsie ata e kthyen nė shkreti".
81 Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:
82 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė jam shumė xheloz pėr Sionin, po, unė digjem nga xhelozia pėr tė".
83 Kėshtu thotė Zoti: "Unė do tė kthehem nė Sion dhe do tė banoj nė mes tė Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnė Qytet tė besnikėrisė dhe malin e Zotit tė ushtrive, mal tė shenjtėrisė".
84 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nėpėr sheshet e Jeruzalemit do tė ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet nė dorė pėr shkak tė moshės sė shtyrė.
85 Sheshet e qytetit do tė jenė plot e pėrplot me djem dhe vajza qė do tė lozin nė sheshet e tij".
86 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė se kjo duket shumė e vėshtirė nė sytė e atyre qė kanė mbetur nga ky popull ndėr kėto ditė, a do tė jetė gjithashtu tepėr e vėshtirė pėr sytė e mi?", thotė Zoti i ushtrive.
87 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ja, unė do ta shpėtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perėndimit.
88 Unė do t`i bėj tė vijnė dhe ata do tė banojnė nė Jeruzalem; ata do tė jenė populli im dhe unė do tė jem Perėndia i tyre me besnikėri dhe drejtėsi".
89 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le tė jenė tė fuqishme, ju qė dėgjoni nė kėto ditė kėto fjalė nga goja e profetėve qė ishin nė kohėn kur po hidheshin themelet e shtėpisė tė Zotit, me qėllim qė tė mund tė rindėrtohej tempulli.
810 Pėrpara asaj kohe nuk kishte pagesė pėr njeriun dhe pagesė pėr kafshėt; nuk kishte fare siguri pėr kėdo qė shkonte ose vinte pėr shkak tė armikut; unė vet, pra, i vija gjithė njerėzit kundėr njeri tjetrit.
811 Por tani nuk do tė jem mė me ata tė mbeturit nga ky popull siē kam qenė nė kohėrat e shkuara", thotė Zoti i ushtrive.
812 "Sepse do tė ketė njė farė paqeje: hardhia do tė japė frytin e vet, toka do tė japė prodhimet e veta dhe qiejt do t`u japin vesėn e tyre. Do t`i bėj ata tė mbeturit nga ky popull tė kenė zotėrimin e tė gjitha kėtyre gjėrave.
813 Dhe do tė ndodhė qė, ashtu si ishit njė mallkim midis kombeve, o shtėpi e Judės dhe shtėpi e Izraelit, kėshtu, kur t`ju shpėtoj, do tė jeni njė bekim. Mos u trembni, duart tuaja le tė jenė tė fuqishme!".
814 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t`ju bėj keq kur etėrit tuaj mė provokuan zemėrimin", thotė Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,
815 kėshtu, kėto ditė kam vendosur rishtas t`i bėj mirė Jeruzalemit dhe shtėpisė sė Judės. Mos u trembni!
816 Kėto janė gjėrat qė duhet tė bėni: i flisni me vėrtetėsi secili tė afėrmit tė tij, nė portat tuaja jepni gjykime me vėrtetėsi, drejtėsi dhe paqe.
817 Askush tė mos kurdisė nė zemėr tė vet ndonjė tė keqe kundėr tė afėrmit tė vet dhe mos pėlqeni betimin e rremė, sepse tė gjitha kėto gjėra unė i urrej, thotė Zoti".
818 Fjala e Zotit tė ushtrive m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:
819 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Agjėrimi i muajit tė katėrt, agjėrimi i tė pestit, agjėrimi i tė shtatit dhe agjėrimi i tė dhjetit do tė bėhen pėr shtėpinė e Judės njė periudhė gėzimi, hareje dhe festash tė gėzuara; prandaj duajeni tė vėrtetėn dhe paqen".
820 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Do tė vijnė akoma popuj dhe banorė tė shumė qyteteve;
821 banorėt e njė qyteti do tė shkojnė tek ata tė tjetrit, duke thėnė: "Le tė shkojmė menjėherė t`i pėrgjėrohemi fytyrės sė Zotit dhe tė kėrkojmė Zotin e ushtrive. Edhe unė do tė shkoj".
822 Po, shumė popuj dhe kombe tė fuqishėm do tė vijnė tė kėrkojnė Zotin e ushtrive nė Jeruzalem dhe t`i pėrgjėrohen fytyrės sė Zotit".
823 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė ato ditė dhjetė burra nga tė gjitha gjuhėt e kombeve do tė zėnė njė Jude nga cepi i rrobės dhe do tė thonė: "Ne duam tė vijmė me ju sepse kemi dėgjuar se Perėndia ėshtė me ju"".
91 Orakulli i fjalės sė Zotit kundėr vendit tė Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytė e njerėzve tė tė gjitha fiseve tė Izraelit i drejtohen Zotit),
92 dhe kundėr Hamathit, qė ėshtė nė kufi me tė, dhe kundėr Tiros dhe Sidonit, ndonėse ata janė shumė tė urtė.
93 Tiro ka ndėrtuar njė fortesė dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugėve.
94 Ja, Zoti do ta rrėzojė nga fuqia dhe do tė shkatėrrojė pushtetin e tij nė det, dhe ai do tė konsumohet nga zjarri.
95 Ashkeloni do ta shohė dhe do tė ketė frikė, edhe Gaza do tė pėrpėlitet nga dhėmbja e madhe dhe po kėshtu Ekroni, sepse shpresa e tij do tė pėsojė zhgėnjim. Mbreti do tė zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do tė banohet mė.
96 Njė popull bastard do tė banojė nė Ashdod, dhe unė do tė asgjėsoj krenarinė e Filistejve.
97 Do tė heq gjak nga goja e tij dhe gjėrat e neveritshme nga dhėmbėt e tij, dhe ai gjithashtu do tė jetė njė i mbetur pėr Perėndinė tonė dhe do tė jetė si njė kryetar nė Judė, dhe Ekroni si Jebuzeu.
98 Do tė fushoj rreth shtėpisė sime pėr ta mbrojtur nga ēfarėdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjė shtypės nuk do tė kalojė mė nga ata, sepse tani pashė vetė me sytė e mi.
99 Ngazėllo me tė madhe, o bijė e Sionit, lėsho britma gėzimi, o bijė e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po tė vjen; ai ėshtė i drejtė dhe sjell shpėtimin, i pėrulur dhe i hipur mbi njė gomar, mbi njė gomar tė ri.
910 Unė do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftės do tė asgjėsohen. Ai do t`u flasė pėr paqe kombeve; sundimi i tij do tė shtrihet nga deti nė det, dhe nga Lumi deri nė skaj tė dheut.
911 Sa pėr ty, pėr shkak tė gjakut tė besėlidhjes sime me ty, i ēlirova robėrit e tu nga gropa pa ujė.
912 Kthehuni nė fortesė, o ju robėr tė shpresės! Pikėrisht sot unė deklaroj se do tė tė jap dyfishin.
913 Do ta pėrkul Judėn pėr mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t`i ngre nė kėmbė bijtė e tu, o Sion, kundėr bijve tė tu, o Javan, dhe do tė tė bėj si shpata e njė njeriu tė fuqishėm.
914 Atėherė mbi ta do tė duket Zoti dhe shigjeta e tij do tė niset si njė rrufe. Zoti, Zoti, do t`i bjerė borisė dhe do tė pėrparojė bashkė me shakullimat e jugut.
915 Zoti i ushtrive do t`i mbrojė; kėshtu ata do tė gllabėrojnė dhe do tė shkelin gurėt e hobeve tė armiqve tė tyre, do tė pijnė dhe do tė bėjnė zhurmė si tė nxitur nga vera dhe do tė jenė plot me gjak si legenat e vegjėl qė pėrdoren pėr flijime, si brirėt e altarit.
916 Zoti, Perėndia i tyre, do t`i shpėtojė atė ditė, si kopeja e popullit tė tij, sepse do tė jenė si gurėt e ēmuar tė njė kurore, qė do tė ngrihen lart si njė flamur mbi tokėn e tij.
917 Sa e madhe do tė jetė mirėsia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t`i rritė tė rinjtė, dhe mushti vajzat.
101 I kėrkoni Zotit shiun nė kohėn e shiut tė fundit! Zoti do tė lėshojė rrufe qė do tė pasohen nga bubullima dhe shi, do t`u japė atyre shira tė bollshme, dhe secilit bar nė arėn e vet.
102 Sepse idhujt familjarė rrėfejnė gjėra tė kota, shortarėt ndjekin veprime tė rreme dhe tregojnė ėndrra tė rreme, japin ngushėllime tė kota; pėr kėtė arsye ata po enden si dhentė, janė tė pikėlluar, sepse janė pa bari.
103 "Zemėrimi im merr zjarr kundėr barinjve dhe unė do tė ndėshkoj cjeptė, sepse Zoti i ushtrive do tė vizitojė kopenė e tij, shtėpinė e Judės dhe do ta bėjė atė si kalin e tij madhėshtor nė luftė.
104 Prej tij do tė dalė guri i qoshes, prej tij do tė dalė kunji, prej tij harku i betejės, prej tij do tė dalė ēdo sundues, tė gjithė sė bashku.
105 Dhe do tė jenė si trimat qė do tė shkelin armiqtė e tyre nė baltėn e rrugėve nė betejė. Do tė luftojnė, sepse Zoti ėshtė me ta, ata qė u hipin kuajve do tė mbeten tė shushatur.
106 Unė do ta fortifikoj shtėpinė e Judės dhe do ta shpėtoj shtėpinė e Jozefit dhe do t`i sjell pėrsėri sepse mė vjen keq pėr ta; do tė jenė si tė mos i kem dėbuar kurrė, sepse unė jam Zoti, Perėndia i tyre, dhe do t`i kėnaq.
107 Ata tė Efraimit do tė jenė si njė trim dhe zemra e tyre do tė ngazėllojė si e dehur nga vera. Po, bijtė e tyre do ta shohin dhe do tė gėzohen, zemra e tyre do tė ngazėllojė nė Zotin.
108 Do t`u fishkėlloj pėr t`i mbledhur, sepse unė do t`i shpengoj; dhe ata do tė shumohen siē janė shumuar mė parė.
109 Do t`i shpėrndaj midis popujve dhe nė vende tė largėta do tė mė kujtojnė; do tė jetojnė bashkė me bijtė e tyre dhe do tė kthehen.
1010 Do t`i bėj tė kthehen nga vendi i Egjiptit dhe do t`i mbledh nga Asiria, pėr t`i kthyer nė vendin e Galaadit dhe nė Liban, por nuk do tė ketė vend tė mjaftueshėm pėr ta.
1011 Ai do tė kalojė nėpėr detin e vėshtirėsisė, por do t`i godasė valėt e detit dhe tė gjitha thellėsitė e lumenjve do tė thahen. Krenaria e Asirisė do tė shembet dhe skeptri i Egjiptit do tė hiqet.
1012 Do t`i bėj tė fuqishėm nė Zotin dhe ata do tė ecin nė emrin e tij", thotė Zoti.
111 Hapi dyert e tua, Liban, me qėllim qė zjarri tė djegė kedrat e tu.
112 Vajto, selvi, sepse kedri ka rėnė, sepse drurėt madhėshtorė janė shkatėrruar. Kėlthisni, lisa tė Bashanit, sepse pylli i padepėrtueshėm ėshtė rrėzuar.
113 Dėgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkėlqimi i tyre u shkretua; dėgjohet vrumbullima e luanėve tė vegjėl, sepse madhėshtia e Jordanit u shkretua.
114 Kėshtu thotė Zoti, Perėndia im: "Kulloti delet qė janė caktuar pėr thertore,
115 blerėsit e tė cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorė dhe shitėsit e tė cilave thonė: "Qoftė bekuar Zoti, sepse unė po pasurohem" dhe barinjtė e tė cilave nuk kanė kurrfarė mėshire.
116 Nuk do tė kem mė mėshirė pėr banorėt e vendit", thotė Zoti, "madje do tė bėj qė secili prej tyre tė bjerė nė dorė tė tė afėrmit tė vet dhe nė dorė tė mbretit tė vet. Ata do ta shkretojnė vendin dhe nuk do tė ēliroj asnjė nga duart e tyre".
117 Atėherė nisa t`i kullos delet qė ishin caktuar pėr thertore, pikėrisht mė tė mjerat e kopesė. Mora pastaj pėr vete dy shkopinj: njėrin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenė.
118 Brenda njė muaj eliminova tre barinj. Unė isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu mė urrenin.
119 Atėherė thashė: "Nuk do t`i kullos mė; kush ėshtė duke vdekur, le tė vdesė dhe kush ėshtė pėr tė humbur, le tė humbasė; pastaj ato qė do tė mbeten le tė hanė njėra tjetrėn".
1110 Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, pėr tė shfuqizuar besėlidhjen qė kisha lidhur me gjithė popujt.
1111 Po atė ditė ai u shfuqizua. Kėshtu delet mė tė mjera tė kopesė qė po mė shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.
1112 Atėherė u thashė atyre: "Po t`ju duket e drejtė, mė jepni pagėn time; nė se jo, lėreni". Kėshtu ata e peshuan pagėn time: tridhjetė sikla argjendi.
1113 Por Zoti mė tha: "Hidhja poēarit ēmimin madhėshtor me tė cilin ata mė vlerėsuan". Atėherė i mora tridhjetė siklat prej argjendi dhe i hodha nė shtėpinė e Zotit pėr poēarin.
1114 Pastaj theva shkopin tjetėr "Bashkimi", pėr tė thyer vėllazėrinė ndėrmjet Judės dhe Izraelit.
1115 Atėherė Zoti mė tha: "Merri edhe veglat e njė bariu tė pamend.
1116 Sepse ja, unė do tė nxjerr nė vend njė bari qė nuk do tė kujdeset pėr delet qė humbasin, nuk do t`i kėrkojė ato qė janė tė reja, nuk do tė shėrojė tė plagosurat, nuk do tė ushqejė ato qė rrijnė nė kėmbė, por do tė hajė mishin e tė majmeve dhe do t`u shkulė edhe thonjtė".
1117 Mjerė bariu i pavlerė qė e braktis kopenė! Njė shpatė do tė jetė kundėr krahut tė tij dhe kundėr syrit tė tij tė djathtė. Krahu i tij do tė thahet krejt dhe syri i tij do tė verbohet fare.
121 Orakulli i fjalės tė Zotit lidhur me Izraelin. Kėshtu thotė Zoti qė i ka shpalosur qiejt, qė ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymėn e njeriut pėrbrenda tij:
122 "Ja, unė do ta bėj Jeruzalemin njė kupė hutimi pėr gjithė popujt pėrreth; ata do tė dalin gjithashtu kundėr Judės, kur tė rrethojnė Jeruzalemin.
123 Atė ditė do tė ndodhė qė unė do ta bėj Jeruzalemin njė gur tė rėndė pėr gjithė popujt; tė gjithė ata qė do tė ngarkohen me tė do tė bėhen krejtėsisht copė-copė, edhe sikur tė mblidheshin tė gjitha kombet e dheut kundėr tij.
124 Atė ditė", thotė Zoti, "unė do t`i qėlloj me hutim tė gjithė kuajt dhe me marrėzi kalorėsit e tyre; do t`i hap sytė e mi mbi shtėpinė e Judės, por do tė godas me verbim tė gjithė kuajt e popujve.
125 Krerėt e Judės do tė thonė nė zemėr tė tyre: "Banorėt e Jeruzalemit janė fuqia ime nė Zotin e ushtrive, Perėndinė e tyre".
126 Atė ditė unė do t`i bėj krerėt e Judės si njė mangall qė digjet nė mes tė njė turre drush, si njė pishtar tė ndezur midis demeteve. Ata do tė gllabėrojnė djathtas e majtas gjithė popujt pėrreth; por Jeruzalemi do tė mbetet akoma i banuar, nė vendin e vet, nė Jeruzalem.
127 Zoti do tė shpėtojė mė parė ēadrat e Judės, me qėllim qė lavdia e shtėpisė sė Davidit dhe lavdia e banorėve tė Jeruzalemit tė mos rritet mė shumė se ajo e Judės.
128 Atė ditė Zoti do t`i mbrojė banorėt e Jeruzalemit; atė ditė mė i dobėti ndėr ta do tė jetė si Davidi, dhe shtėpia e Davidit do tė jetė si Perėndia, si Engjėlli i Zotit pėrpara tyre.
129 Atė ditė do tė ndodhė qė unė do tė veproj pėr tė shkatėrruar tė gjitha kombet qė do tė dalin kundėr Jeruzalemit".
1210 "Do tė derdh mbi shtėpinė e Davidit dhe mbi banorėt e Jeruzalemit Frymėn e hirit dhe tė pėrgjėrimit; dhe ata do tė vėshtrojnė drejt meje, drejt atij qė kanė therur; do tė pikėllohen pėr tė, ashtu si pikėllohesh pėr njė bir tė vetėm, dhe do tė hidhėrohen shumė pėr tė, ashtu si hidhėrohesh fort pėr njė tė parėlindur.
1211 Atė ditė nė Jeruzalem do tė ketė pikėllim tė madh, i ngjeshėm me pikėllimin Hadad-rimonit nė luginėn Megido.
1212 Edhe vendi do tė pikėllohet, ēdo familje pėr vete: familja e shtėpisė sė Davidit pėr vete, bashkėshortet e tyre pėr vete; familja e shtėpisė sė Natanit pėr vete; dhe bashkėshortet e tyre pėr vete;
1213 familja e shtėpisė sė Levit pėr vete dhe bashkėshortet e tyre pėr vete; familja e Shimejt pėr vete dhe bashkėshortet e tyre pėr vete;
1214 tė gjitha familjet e mbetura secila pėr vete, dhe bashkėshortet e tyre pėr vete".
131 "Atė ditė do tė hapet njė burim pėr shtėpinė e Davidit dhe pėr banorėt e Jeruzalemit, pėr mėkatin dhe pėr papastėrtinė.
132 Atė ditė do tė ndodhė", thotė Zoti i ushtrive, "qė unė do tė shfaros nga vendi emrat e idhujve, qė nuk do tė kujtohen mė; do tė zhduk gjithashtu profetėt nga vendi dhe frymėn e papastėr.
133 Dhe do tė ndodhė qė, nė se dikush do tė profetizojė akoma, i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do t`i thonė: "Ti s`ke pėr tė jetuar, sepse shqipton gėnjeshtra nė emėr tė Zotit". Kėshtu i ati dhe e ėma qė e kanė lindur do ta therin, sepse ai profetizon.
134 Atė ditė do tė ndodhė qė secili profet do tė ndiejė turp pėr vegimin e vet, kur tė profetizojė dhe nuk do tė veshė mė qyrkun pėr tė mashtruar.
135 Po secili do tė thotė: "Unė nuk jam profet, jam bujk; dikush mė ka mėsuar tė rris bagėtinė qė nė rininė time".
136 Pastaj nė qoftė se dikush do t`i thotė: "Ēfarė janė kėto plagė qė ke nė duart e tua?", ai do tė pėrgjigjet: "Janė ato me tė cilat jam plagosur nė shtėpinė e miqve tė mi"".
137 "Zgjohu, o shpatė, kundėr bariut tim dhe kundėr njeriut qė ėshtė shoku im", thotė Zoti i ushtrive. "Godite bariun dhe delet le tė shpėrndahen; pastaj do ta drejtoj dorėn time kundėr tė vegjėlve.
138 Dhe nė gjithė vendin do tė ndodhė", thotė Zoti, "qė dy tė tretat do tė shfarosen dhe do tė vdesin, por njė e treta do tė mbetet.
139 Kėtė tė tretė do ta bėj tė kalojė nėpėr zjarr, do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vė nė provė ashtu si provohet ari. Ata do tė thėrresin emrin tim dhe unė do t`i kėnaq. Unė do tė them: Ky ėshtė populli im, dhe ai do tė thotė: Zoti ėshtė Perėndia im".
141 Ja, po vjen dita e Zotit; plaēka jote e luftės do tė ndahet nė mes teje.
142 Unė do t`i mbledh tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; qyteti do tė pushtohet, shtėpitė do tė plaēkiten dhe gratė do tė dhunohen. Gjysma e qytetit do tė shkojė nė robėri, por ata qė do tė mbeten nga populli nuk do tė shfarosen nga qyteti.
143 Pastaj Zoti do tė dalė pėr tė luftuar kundėr atyre kombeve, ashtu si ka luftuar herė tė tjera nė ditėn e betejės.
144 Atė ditė kėmbėt e tij do tė ndalen sipėr malit tė Ullinjve qė ndodhet pėrballė Jeruzalemit, nė lindje, dhe mali i Ullinjve do tė ēahet nė mes, nga lindja nė perėndim, duke krijuar kėshtu njė luginė tė madhe; gjysma e malit do tė tėrhiqet drejt veriut dhe gjysma tjetėr drejt jugut.
145 Atėherė ju do tė ikni nėpėr luginėn e maleve tė mi, sepse lugina e maleve do tė shtrihet deri nė Atsal; po, do tė ikni ashtu si keni ikur pėrpara tėrmetit gjatė ditėve tė Uziahut, mbretit tė Judės; kėshtu Zoti, Perėndia im do tė vijė, dhe gjithė tė shenjtit e tij do tė jenė me ty.
146 Atė ditė do tė ndodhė qė nuk do tė ketė mė dritė; yjet e ndritshėm do tė erren.
147 Do tė jetė njė ditė unikale, qė njihet nga Zoti; nuk do tė jetė as ditė as natė, por aty nga mbrėmja do tė ketė dritė.
148 Atė ditė do tė ndodhė qė nga Jeruzalemi do tė burojnė ujėra tė freskėta: gjysma e tyre do tė shkojė drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perėndimor; kėshtu do tė jetė si nė verė ashtu edhe nė dimėr.
149 Zoti do tė jetė mbret mbi gjithė dheun; atė ditė do tė jetė vetėm Zoti dhe vetėm emri i tij.
1410 Gjithė vendi do tė shndėrrohet nė fushė, nga Geba nė Rimon, nė jug tė Jeruzalemit; dhe Jeruzalemi do tė lartohet dhe do tė banohet nė vendin e vet, nga porta e Beniaminit, nė vend tė portės sė parė, deri te porta e Qoshes, dhe nga kulla e Hananeelit deri te torkujt e mbretit.
1411 Njerėzit do tė banojnė dhe asgjė mė nuk do tė jetė caktuar pėr t`u shfarosur, por Jeruzalemi do tė qėndrojė i sigurt.
1412 Kjo do tė jetė plaga me tė cilėn Zoti do tė godasė tė gjithė popujt qė kanė luftuar kundėr Jeruzalemit: ai do tė bėjė qė mishi i tyre tė konsumohet ndėrsa ata qėndrojnė nė kėmbė, sytė e tyre do tė konsumohen nė zgavrat e tyre dhe gjuha e tyre do tė konsumohet nė gojėn e tyre.
1413 Atė ditė do tė ndodhė qė pėr shkak tė veprimit tė Zotit, midis tyre do tė jetė njė ēoroditje e madhe; secili prej tyre do tė zėrė dorėn e fqinjit tė vet dhe do ta ngrerė dorėn kundėr dorės sė fqinjit tė vet.
1414 Vetė Juda do tė luftojė kundėr Jeruzalemit, dhe pasuria e tė gjitha kombeve pėrreth do tė mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba nė sasi tė madhe.
1415 Plagė e ngjashme me tjetrėn do tė jetė plaga qė do tė godasė kuajt, mushkat, devetė, gomerėt dhe tė gjitha kafshėt qė do tė ndodhen nė ato fushime.
1416 Dhe do tė ndodhė qė secili nga tė mbijetuarit nga tė gjitha kombet qė kanė dalė kundėr Jeruzalemit do tė dalė vit pėr vit pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe pėr tė kremtuar festėn e Kasolleve.
1417 Dhe do tė ndodhė qė, nė qoftė se ndonjė familje e dheut nuk do tė shkojė nė Jeruzalem pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarė shiu nuk do tė bjerė mbi to.
1418 Nė qoftė se familja e Egjiptit nuk do tė dalė dhe nuk do tė vijė, as mbi tė nuk do tė bjerė shi, por do tė bjerė e njėjta plagė me tė cilėn Zoti do tė godasė kombet qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.
1419 Ky do tė jetė ndėshkimi i Egjiptit, dhe ndėshkimi i tė gjitha kombeve qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.
1420 Atė ditė mbi zilkat e kuajve do tė skalitet: "SHENJTÉRIM ZOTIT". Tenxheret nė shtėpinė e Zotit do tė jenė si legenėt e vegjėl pėrpara altarit.
1421 Po, ēdo tenxhere nė Jeruzalem dhe nė Judė do t`i shenjtėrohet Zotit tė ushtrive; tė gjithė ata qė do tė ofrojnė flijime do tė vijnė t`i marrin pėr tė gatuar mishrat. Atė ditė nė shtėpinė e Zotit nuk do tė ketė mė asnjė tregtar.