Share this page:  
 

Multilingual Scriptures

(Compare books in 2 different language versions of your choice)

Comparison Search:

Select Language version and font:
You can only select max. of two versions.
Book:
Chapter:
Verse:
---------
From: To:

Free Search:

Select Language version and font:
Enter search text:

Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Nahum

Albanian Bible
Chapter # Verse # Verse Detail
11 Profecia mbi Niniven. Libri i vegimit tė Nahumit nga Elkoshi.
12 Zoti ėshtė njė Perėndi xheloz dhe hakmarrės; Zoti ėshtė hakmarrės dhe plot tėrbim. Zoti hakmerret me kundėrshtarėt e tij dhe e ruan zemėrimin pėr armiqtė e tij.
13 Zoti ėshtė i ngadalshėm nė zemėrim dhe pushtetmadh, por nuk e lė pa e ndėshkuar aspak tė ligun. Zoti vazhdon rrugėn e tij nė shakullimė dhe nė furtunė dhe retė janė pluhuri i kėmbėve tė tij.
14 Ai e qorton rėndė detin dhe e than, i bėn tė thahen tė gjithė lumenjtė. Bashani dhe Karmeli thahen dhe lulja e Libanit fishket.
15 Malet dridhen para tij, kodrat treten; nė prani tė tij toka ngrihet, po, bota dhe tėrė banorėt e saj.
16 Kush mund t`i rezistojė indinjatės sė tij dhe kush mund tė durojė zjarrin e zemėrimit tė tij? Tėrbimi i tij derdhet si zjarr dhe shkėmbinjtė janė prej tij tė thėrmuara.
17 Zoti ėshtė i mirė, ėshtė njė fortesė nė ditėn e fatkeqėsisė; ai i njeh ata qė kėrkojnė strehė tek ai.
18 Por me njė pėrmbytje tė madhe ai do tė kryejė njė shkatėrrim tė plotė tė vendit tė tij dhe armiqtė e tij do tė pėrndiqen nga terri.
19 Ēfarė projektoni kundėr Zotit? Ai do tė kryejė njė shkatėrrim tė plotė: fatkeqėsia nuk do tė ndodhė dy herė.
110 Edhe sikur tė ishin si ferrat e dendura edhe tė dehur nga vera qė kanė pirė, ata do tė gllabėrohen si kashta fare e thatė.
111 Prej teje doli ai qė ka kurdisur tė keqen kundėr Zotit, ai qė ka konceptuar ligėsinė.
112 Kėshtu thotė Zoti: "Edhe sikur tė ishin plot forcė dhe tė shumtė, do tė kositen dhe do tė zhduken. Ndonėse tė kam pikėlluar, nuk do tė pikėlloj mė.
113 Tani do tė thyej zgjedhėn e saj nga trupi yt dhe do t`i shkul lidhjet e tua".
114 Por lidhur me ty Zoti ka dhėnė kėtė urdhėr: "Emri yt nuk do tė pėrjetėsohet mė. Nga tempulli i perėndive tė tua do tė zhduk figurat e gdhendura dhe ato tė derdhura. Do tė tė pėrgatis varrin se je i neveritshėm".
115 Ja mbi male kėmbėt e atij qė njofton lajme tė mira dhe qė shpall paqen! Kremto festat e tua solemne, o Judė, plotėso betimet e tua, sepse i ligu nuk do tė kalojė mė nė mes teje; ai do tė shfaroset krejt.
21 Ka dalė kundėr teje njė shkatėrrues. Ruaje mirė fortesėn, mbikqyr rrugėn, forco ijėt e tua, mblidh tėrė forcat e tua.
22 Sepse Zoti do tė rivendosė lavdinė e Jakobit dhe lavdinė e Izraelit, sepse cubat i kanė plaēkitur dhe kanė shkatėrruar shermendet e tyre.
23 Mburoja e trimave tė tij ėshtė ngjyrosur me tė kuq, trimat e tij janė veshur me rroba tė kuqe; ditėn qė ai pėrgatit hekuri i qerreve do tė nxjerrė shkėndi si zjarri dhe do tė vringėllojnė ushtat e qiparisit.
24 Qerret do tė lėshohen me tėrbim nėpėr rrugė do t`u bien kryq e tėrthor shesheve; do tė duken si pishtarė, do tė vetėtijnė si rrufe.
25 Ai do tė kujtojė burrat e tij tė fuqishėm, por ata do tė pengohen nė marshimin e tyre, do tė sulen drejt mureve dhe mbrojtja do tė pėrgatitet.
26 Portat e lumenjve do tė hapen dhe pallati do tė shembet.
27 Atė qė rrinte palėvizur do ta zhveshin dhe do ta marrin; shėrbėtoret e saj do tė vajtojnė me zė si tė pėllumbeshės, duke i rėnė gjoksit.
28 Ndonėse Ninive i kohėve tė kaluara ishte si njė rezervuar uji, tani ata ikin. "Ndaluni, ndaluni!", bėrtasin, por askush nuk kthehet.
29 Plaēkitni argjendin, plaēkitni arin! Ka thesare pa fund, pasuri tė ēfarėdo sendi tė ēmuar.
210 Ai ėshtė i shkretuar, bosh dhe i rrėnuar; zemra ligėshtohet, gjunjėt dridhen, ka njė dhembje tė madhe nė tė gjitha ijėt dhe tėrė fytyrat e tyre zverdhen.
211 Ku ėshtė strofka e luanėve, vendi ku ushqeheshin luanėt e vegjėl, ku silleshin luani, luanesha dhe tė vegjėlit e saj dhe askush nuk i trembte?
212 Luani shqyente pėr tė vegjėlit e tij, mbyste pėr luaneshat e tij dhe mbushte strofkat e tij me gjah dhe strofullat me gjėnė e grabitur.
213 "Ja, unė jam kundėr teje", thotė Zoti i ushtrive, "unė do t`i djeg dhe do t`i bėj tym qerret e tua dhe shpata do tė gllabėrojė luanėt e tu tė vegjėl; unė do tė zhduk grabitjen tėnde nga dheu dhe zėri i lajmėtarėve tė tu nuk do tė dėgjohet mė".
31 Mjerė qyteti gjakatar, qė ėshtė plot me hile dhe me dhunė dhe qė nuk po heq dorė nga grabitjet!
32 Kėrcet kamxhiku, zhurmė shurdhuese rrotash, kuajsh qė vrapojnė dhe qerresh qė hovin,
33 kalorės nė sulm shpata flakėruese, ushta qė shndritin, njė shumicė e madhe tė vrarėsh, tė vdekur tė shumtė, kufoma pa fund; pengohesh te kufomat.
34 Tė gjitha kėto pėr shkak tė kurvėrimeve tė shumta tė prostitutes joshėse, mjeshtre nė artet magjike qė i shiste kombet me kurvėrimet e saj dhe popujt me artet e saj magjike.
35 "Ja, unė jam kundėr teje", thotė Zoti i ushtrive, "unė do tė ngre cepat e rrobės sate deri nė fytyrė dhe do t`u tregoj kombeve lakuriqėsinė tėnde dhe mbretėrive turpin tėnd.
36 Do tė tė hedh pėrsipėr ndyrėsi, do tė tė bėj tė neveritshme dhe do tė tė nxjerr te shtylla e turpit.
37 Do tė ndodhė qė tė gjithė ata qė do tė tė shikojnė do tė largohen prej teje dhe do tė thonė: "Ninive ėshtė shkretuar! Kujt do t`i vijė keq pėr tė?". Ku t`i kėrkoj ngushėllonjėsit e saj?".
38 A je mė e bukur se No-Amoni, qė ndodhet midis kanaleve tė Nilit, i rrethuar nga ujėrat dhe qė e kishte detin si ledh dhe detin si mur?
39 Etiopia dhe Egjipti ishin forca e tij dhe nuk kishin kufi; Puti dhe Libianėt ishin aleatėt e tij.
310 Megjithatė edhe ai u internua, shkoi nė robėri; edhe fėmijėt e tij u bėnė copė-copė nė hyrje tė ēdo rruge; kanė hedhur shortin mbi fisnikėt e tij dhe tėrė tė mėdhenjtė e tij u lidhėn me zinxhirė.
311 Ti gjithashtu do tė jesh e dehur dhe do tė fshihesh; ti gjithashtu do tė kėrkosh njė vend tė fortifikuar pėrpara armikut.
312 Tėrė fortesat e tua do tė jenė si druri i fikut me fiq tė parė; po t`i shkundėsh, bien nė gojė tė atij qė i ha.
313 Ja, trupat e tua nė mes teje janė si gra; portat e vendit tėnd janė tė hapura pėrpara armiqve tė tu; zjarri ka gllabėruar hekurat e portave tė tua.
314 Mblidh pėr vete ujin e nevojshėm pėr rrethimin, pėrforco fortifikimet e tua, ngjeshe argjilėn, punoje llaēin, ndreqe furrėn pėr tulla.
315 Atje zjarri do tė tė gllabėrojė, shpata do tė tė shkatėrrojė, do tė tė hajė si njė larvė karkaleci; shumohu si larvat e karkalecave, shumohu si karkalecat.
316 I ke shumuar tregjet e tua mė tepėr se yjet e qiellit; larvat e karkalecave zhveshin ēdo gjė dhe pastaj fluturojnė tutje.
317 Princat e tu janė si karkalecat, oficerėt e tu si mizėri karkalecash qė ndalen midis gjerdheve nė ditėt e ftohta; po, kur del dielli, fluturojnė tutje, por nuk dihet se ku kanė shkuar.
318 O mbret i Asirisė, barinjtė e tu po flenė, fisnikėt e tu pushojnė; populli yt u shpėrnda ndėr male dhe kurrkush nuk po i mbledh.
319 Nuk ka ilaē pėr plagėn tėnde, plaga jote ėshtė vdekjeprurėse; tė gjithė ata qė do tė dėgjojnė tė flitet pėr ty, do tė pėrplasin duart pėr fatin tėnd. Sepse mbi kė nuk ėshtė ushtruar vazhdimisht ligėsia jote?