Share this page:  
 

Multilingual Scriptures

(Compare books in 2 different language versions of your choice)

Comparison Search:

Select Language version and font:
You can only select max. of two versions.
Book:
Chapter:
Verse:
---------
From: To:

Free Search:

Select Language version and font:
Enter search text:

Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Jonah

Albanian Bible
Chapter # Verse # Verse Detail
11 Dhe fjala e Zotit iu drejtua Jonas, birit tė Amitait, duke thėnė:
12 "Ēohu, shko nė Ninive, qytet i madh, dhe prediko kundėr tij, sepse ligėsia e tyre ėshtė ngjitur pėrpara meje".
13 Por Jona u ngrit pėr tė ikur nė Tarshish, larg pranisė tė Zotit. Kėshtu zbriti nė Jafa, ku gjeti njė anije qė shkonte nė Tarshish. Pagoi ēmimin e caktuar dhe hipi nė anije pėr tė shkuar me ta larg pranisė tė Zotit.
14 Por Zoti shpėrtheu njė erė tė fortė nė det dhe u ngrit njė furtunė e madhe nė det, kėshtu qė anija rrezikonte tė shkallmohej.
15 Detarėt, tė trembur, i thirrėn secili perėndisė sė vet dhe hodhėn nė det ngarkesėn qė ishte nė anije pėr ta lehtėsuar. Ndėrkaq Jona kishte zbritur nė pjesėt mė tė fshehta tė anijes, kishte rėnė dhe flinte thellė.
16 Kapiteni iu afrua dhe i tha: "Ēfarė po bėn nė gjumė kaq tė thellė? Ēohu, kėrko Perėndinė tėnd! Ndofta Perėndia do tė kujdeset pėr ne dhe nuk do tė vdesim".
17 Pastaj i thanė njeri tjetrit: "Ejani, tė hedhim short pėr tė ditur pėr shkak tė kujt na ra nė kokė kjo fatkeqėsi". Kėshtu hodhėn shortin dhe shorti ra mbi Jonan.
18 Atėherė e pyetėn: "Na shpjego pėr shkak tė kujt na ra nė kokė kjo fatkeqėsi. Cili ėshtė zanati yt? Nga vjen? Cili ėshtė vendi yt? Cilit popull i pėrket?".
19 Ai u pėrgjigj atyre: "Unė jam hebre dhe kam frikė nga Zoti, Perėndia i qiellit, qė ka bėrė detin dhe sterenė".
110 Atėherė ata njerėz i pushtoi njė frikė e madhe dhe i thanė: "Pse e bėrė kėtė?". Ata nė fakt e kishin vėnė re qė ai ikte larg pranisė tė Zotit, sepse ua kishte thėnė atyre.
111 Ata i thanė: "Ēfarė duhet tė bėjmė qė deti tė na qetėsohet?". Nė fakt deti po bėhej gjithnjė mė i stuhishėm.
112 Ai iu pėrgjigj atyre: "Mė zini dhe mė hidhni nė det dhe deti do tė qetėsohet, sepse unė e di qė kjo furtunė e madhe ju ra mbi kokė pėr shkakun tim".
113 Megjithatė ata njerėz vozitnin me forcė pėr ta kthyer anijen nė breg, por nuk ia dilnin dot, sepse deti bėhej gjithnjė mė i stuhishėm kundėr tyre.
114 Prandaj i klithėn Zotit dhe i thanė: "Ah, o Zot, mos lejo qė tė vdesim pėr shkak tė jetės sė kėtij njeriu dhe mos na fajėso me gjak tė pafajshėm, sepse ti, o Zot, ke bėrė si ke dashur".
115 Pastaj e zunė Jonan dhe e hodhėn nė det, dhe tėrbimi i detit u fashit.
116 Ata njerėz atėherė i zuri njė frikė e madhe nga Zoti, i ofruan njė flijim Zotit dhe u betuan.
117 Zoti kishte pėrgatitur njė peshk tė madh qė tė gėlltiste Jonan; dhe Jona qėndroi tri ditė dhe tri net nė barkun e peshkut.
21 Atėherė Jona iu lut Zotit, Perėndisė tė tij, nga barku i peshkut dhe tha:
22 "Nė fatkeqėsinė time i thirra Zotit dhe ai m`u pėrgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dėgjove zėrin tim.
23 Mė hodhe nė njė vend tė thellė, nė zemėr tė deteve, rryma mė mori dhe gjithė dallgėt e tua dhe valėt e tua mė kaluan sipėr.
24 Atėherė thashė: U dėbova nga prania jote. Megjithatė do tė shikoj akoma nė drejtim tė tempullit tėnd tė shenjtė.
25 Ujėrat mė kanė rrethuar deri nė shpirt, humnera mė ka mbėshtjellė, algat u mblodhėn rreth kokės sime.
26 Zbrita deri nė themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje pėr gjithnjė, por ti e ngrite jetėn time nga gropa, o Zot, Perėndia im.
27 Kur shpirti im po ligėshtohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, nė tempullin tėnd tė shenjtė.
28 Ata qė jepen pas kotėsive tė rreme braktisin vetė burimin e hirit tė tyre.
29 Por unė me zėra lėvdimi do tė ofroj flijime dhe do tė plotėsoj betimet qė kam bėrė. Shpėtimi i pėrket Zotit".
210 Atėherė Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan nė breg.
31 Fjala e Zotit iu drejtua Jonas pėr herė tė dytė, duke thėnė:
32 "Ēohu, shko nė Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin qė po tė urdhėroj".
33 Kėshtu Jona u ngrit dhe shkoi nė Ninive, sipas fjalės tė Zotit. Ninivie ishte njė qytet shumė i madh pėrpara Perėndisė, qė donte tri ditė rrugė pėr ta pėrshkuar.
34 Jona nisi tė futet nė qytet nė njė ditė rrugė dhe duke predikuar tha: "Edhe dyzet ditė dhe Ninive do tė shkatėrrohet".
35 Atėherė Niniveasit i besuan Perėndisė, shpallėn njė agjėrim dhe u veshėn me thes, nga mė i madhi deri te mė i vogli nga ata.
36 Kur lajmi i vajti mbretit tė Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi.
37 Me dekret tė mbretit dhe tė tė mėdhenjve tė tij, shpalli dhe pėrhapi pastaj nė Ninive njė urdhėr qė thoshte: "Njerėzit dhe kafshėt, kopetė dhe tufat tė mos kėrkojnė asgjė, tė mos hanė ushqim dhe tė mos pijnė ujė;
38 por njerėzit dhe kafshėt tė mbulohen me thes dhe t`i thėrresin me forcė Perėndisė; secili tė kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna qė ėshtė nė duart e tij.
39 Ku ta dish nė ktheftė Perėndia, nė u pendoftė dhe lėntė mėnjanė zemėrimin e tij tė zjarrtė, dhe kėshtu ne nuk vdesim".
310 Kur Perėndia pa atė qė bėnin, domethėnė qė po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perėndia u pendua pėr tė keqen qė kishte thėnė se do t`u bėnte dhe nuk e bėri.
41 Por kjo nuk i pėlqeu aspak Jonas, i cili u zemėrua.
42 Kėshtu ai iu lut Zotit, duke thėnė: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallė kjo qė unė thoja kur isha akoma nė vendin tim? Prandaj ika nė fillim nė Tarshish, sepse e dija qė je njė Perėndi i mėshirshėm dhe plot dhembshuri, i ngadalshėm nė zemėrim dhe me shumė dashamirėsi, dhe qė pendohesh pėr tė keqen e hakėrruar.
43 Tani, pra, o Zot, tė lutem, ma hiq jetėn, sepse pėr mua ėshtė mė mirė tė vdes se sa tė rroj".
44 Por Zoti i tha: "A tė duket e drejtė tė zemėrohesh kėshtu?".
45 Atėherė Jona doli nga qyteti dhe u ul nė lindje tė qytetit; atje bėri njė kasolle dhe u ul nėn tė, nė hije, qė tė mund tė shikonte ēfarė do t`i ndodhte qytetit.
46 Atėherė Zoti Perėndi pėrgatiti njė bimė qė u rrit pėrmbi Jonan, pėr t`i bėrė hije kokės sė tij dhe pėr ta ēliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu njė gėzim tė madh nga kjo bimė.
47 Tė nesėrmen nė tė gdhirė Perėndia dėrgoi njė krimb qė i ra bimės, dhe kjo u tha.
48 Kur u ngrit dielli Perėndia solli njė erė mbytėse nga lindja, dhe dielli i ra nė kokė Jonas, qė e ndjeu veten tė ligėshtuar dhe kėrkoi tė vdesė, duke thėnė: "Pėr mua ėshtė mė mirė tė vdes se sa tė rroj".
49 Perėndia i tha Jonas: "A tė duket e drejtė tė zemėrohesh kėshtu pėr bimėn?". Ai u pėrgjigj: "Po, ėshtė e drejtė pėr mua tė zemėrohem deri nė vdekje".
410 Por Zoti tha: "Ty tė erdhi keq pėr bimėn pėr tė cilėn nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe qė njė natė u rrit dhe nė njė natė mbaroi.
411 Dhe mua nuk duhet tė mė vijė keq pėr Niniven, qytetin e madh, nė tė cilin ka njėqind e njėzetmijė veta qė nuk dijnė tė dallojnė tė djathtėn e tyre nga e majta e tyre, dhe njė sasi tė madhe kafshėsh?".