Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Joel
Albanian Bible | ||
Chapter # | Verse # | Verse Detail |
1 | 1 | Fjala e Zotit qė iu drejtua Joelit, birit tė Pethuelit. |
1 | 2 | Dėgjoni kėtė, o pleq, dėgjoni, ju tė gjithė banorė tė vendit. A ka ndodhur vallė njė gjė e tillė nė ditėt tuaja apo nė ditėt e etėrve tuaj? |
1 | 3 | Tregouani bijve tuaj, dhe bijtė tuaj bijve tė tyre, dhe bijtė e tyre brezit tjetėr. |
1 | 4 | Atė qė la krimbi e hėngri karkaleci, atė qė la karkaleci e hėngri larva e karkalecit, atė qė la larva e hėngri bulkthi. |
1 | 5 | Zgjohuni, o tė dehur, dhe qani; vajtoni ju tė gjithė, qė pini verė, pėr mushtin qė ju hoqėn nga goja. |
1 | 6 | Sepse njė komb i fortė dhe i panumėrt ka dalė kundėr vendit tim. Dhėmbėt e tij janė dhėmbė luani, dhe ka stėrdhėmbė luaneshe. |
1 | 7 | Ka shkatėrruar hardhinė time, e ka bėrė copė-copė fikun tim, ia ka hequr lėvoren krejt dhe e ka hedhur tutje; degėt e tij kanė mbetur tė bardha. |
1 | 8 | Vajto si njė virgjėreshė e veshur me thes pėr dhėndrrin e rinisė sė saj. |
1 | 9 | Nga shtėpia e Zotit janė zhdukur ofertat e ushqimit dhe libacionet; priftėrinjtė, ministrat e Zotit, pikėllohen. |
1 | 10 | Fusha ėshtė shkretuar, vendi ėshtė nė zi, sepse gruri u prish, mushti u tha dhe vaji humbi. |
1 | 11 | Pikėllohuni, o bujq, vajtoni, o vreshtarė, pėr grurin dhe pėr elbin, sepse tė korrat e arave humbėn. |
1 | 12 | Hardhia u tha, fiku u tha, shega, hurma, molla dhe tėrė drurėt e fushės u thanė; nuk ka gėzim midis bijve tė njerėzve. |
1 | 13 | Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftėrinj, vajtoni, ministra tė altarit. Ejani, rrini tėrė natėn tė veshur me thasė, o ministra tė Perėndisė tim, sepse oferta e ushqimit dhe libacioni u zhduk nga shtėpia e Perėndisė tuaj. |
1 | 14 | Shpallni agjėrim, thėrrisni njė kuvend solemn. Mblidhni pleqtė dhe tėrė banorėt e vendit nė shtėpinė e Zotit, Perėndisė tuaj, dhe i klithni Zotit. |
1 | 15 | Mjerė ajo ditė! Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt; po, do tė vijė si njė shkatėrrim nga i Plotfuqishmi. |
1 | 16 | A nuk u hoq vallė ushqimi para syve tona, dhe gėzimi dhe hareja nga shtėpia e Perėndisė tonė? |
1 | 17 | Farėrat po thahen nėn plisa, depot janė katandisur tė shkreta, hambaret e grurit po rrėnohen, sepse gruri u tha. |
1 | 18 | Sa vuajnė kafshėt! Kopetė e gjedhėve sillen mė kot, sepse nuk ka kullotė pėr ta; lėngojnė edhe kopetė e deleve. |
1 | 19 | Te ty, o Zot, unė kėlthas, sepse njė zjarr ka gllabėruar tė gjitha tokat pėr kullotė dhe njė flakė ka djegur tė gjithė drurėt e fushės. |
1 | 20 | Edhe kafshėt e fushave i ngrenė sytė drejt teje, sepse rrjedhjat e ujit janė tharė dhe zjarri ka gllabėruar tokat pėr kullotė. |
2 | 1 | I bini borisė nė Sion dhe jepni kushtrimin nė malin tim tė shenjtė! Le tė dridhen tė gjithė banorėt e vendit, sepse dita e Zotit po vjen, ėshtė e afėrt, |
2 | 2 | po vjen dita e territ dhe e errėsirės sė dendur, ditė resh dhe mjegulle. Ashtu si pėrhapet agimi mbi malet, po vjen njė popull i shumtė dhe i fuqishėm, tė cilit kurrkush nuk i ka ngjarė mė parė dhe as nuk do tė ketė mė kurrė pėr shumė breza qė do tė vijnė. |
2 | 3 | Para tij njė zjarr po gllabėron dhe pas tij njė flakė po djeg. Pėrpara tij vendi ėshtė si kopshti i Edenit; dhe pas tij ėshtė si njė shkretėtirė e mjeruar; po, asgjė nuk i shpėton atij. |
2 | 4 | Pamja e tyre ėshtė si pamja e kuajve, dhe rendin si kuaj tė shpejtė. |
2 | 5 | Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmė qerresh, si brambullima e flakės sė zjarrit qė djeg kallamishtet, si njė popull i fortė qė ėshtė rreshtuar pėr betejė. |
2 | 6 | Pėrpara tyre popujt pėrpėliten nga dhembja, ēdo fytyrė zbehet. |
2 | 7 | Rendin si njerėz trima, ngjiten mbi muret si luftėtarė; secili ndjek rrugėn e vet pa devijuar prej saj. |
2 | 8 | Askush nuk e shtyn fqinjin e tij, secili ndjek shtegun e vet; sulen nė mes tė shigjetave, por nuk plagosen. |
2 | 9 | I bien qytetit kryq e tėrthor, rendin mbi muret, ngjiten nė shtėpi, hyjnė nė to nga dritaret si vjedhės. |
2 | 10 | Para tyre dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hėna erren dhe yjet humbin shkėlqimin e tyre. |
2 | 11 | Zoti bėn qė t`i dėgjohet zėri para ushtrisė sė tij, sepse fusha e tij ėshtė shumė madhe dhe zbatuesi i fjalės sė tij ėshtė i fuqishėm. Po, dita e Zotit ėshtė e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojė? |
2 | 12 | "Prandaj tani", thotė Zoti, "kthehuni tek unė me gjithė zemrėn tuaj, me agjėrime, me lot dhe me vajtime". |
2 | 13 | Grisni zemrėn tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perėndia juaj, sepse ai ėshtė i mėshirshėm dhe plot dhemshuri, i ngadalshėm nė zemėrim dhe me shumė dashamirėsi, dhe pendohet pėr tė keqen qė ka dėrguar. |
2 | 14 | Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lė pas tij njė bekim, njė ofertė ushqimesh dhe njė libacion pėr Zotin, Perėndinė tuaj? |
2 | 15 | I bini borisė nė Sion, shpallni njė agjėrim, thėrrisni njė kuvend solemn. |
2 | 16 | Mblidhni popullin, shenjtėroni kuvendin, mblidhni pleqtė, mblidhni fėmijėt dhe foshnjat e gjirit. Tė dalė dhėndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusėrisė. |
2 | 17 | Midis portikut dhe altarit le tė qajnė priftėrinjtė, ministrat e Zotit, dhe le tė thonė: "Fale, o Zot, popullin tėnd dhe mos ia lėr trashėgiminė tėnde turpit apo nėnshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do tė thonė midis popujve: "Ku ėshtė Perėndia i tyre?"". |
2 | 18 | Atėherė Zoti u bė xheloz pėr vendin e tij dhe i erdhi keq pėr popullin e tij. |
2 | 19 | Zoti do tė pėrgjigjet dhe do t`i thotė popullit tė tij: "Ja, unė do t`ju dėrgoj grurė, musht dhe vaj, do t`i keni me bollėk dhe nuk do tė jeni mė turpi i kombeve. |
2 | 20 | Do tė largoj nga ju ushtrinė e veriut dhe do ta ēoj nė njė tokė tė zhuritur dhe tė shkretė; pararojėn e saj drejt detit lindor dhe praparojėn e saj drejt detit perėndimor; era e keqe e saj do tė pėrhapet, duhma e saj do tė pėrhapet, sepse ka bėrė gjėra tė mėdha. |
2 | 21 | Mos kij frikė, o tokė, gėzohu, ngazėllohu, sepse Zoti ka bėrė gjėra tė mėdha. |
2 | 22 | Mos kini frikė, o kafshė tė fushave, sepse tokat pėr kullotė do tė gjelbėrojnė, drurėt mbajnė frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tėrė bollėkun e tyre. |
2 | 23 | Prandaj gėzohuni, o bij tė Sionit, dhe kėnaquni, ngazėllohuni tek Zoti, Perėndia juaj, sepse ju ka dhėnė shiun e parė me drejtėsi, dhe do tė bėjė tė bjerė pėr ju shiun, shiun e parė dhe shiun e fundit nė muajin e parė. |
2 | 24 | Lėmenjtė do tė jenė plot me grurė dhe nė butet do tė grafullojė mushti dhe vaji; |
2 | 25 | kėshtu do t`ju kompensoj pėr tė korrat qė kanė ngrėnė karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe qė kisha dėrguar kundėr jush. |
2 | 26 | Dhe ju do tė hani me bollėk dhe do tė ngopeni, dhe do tė lėvdoni emrin e Zotit, Perėndisė tuaj, qė pėr ju ka bėrė mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojė mė turpi. |
2 | 27 | Atėherė ju do tė pranoni qė unė jam nė mes tė Izraelit dhe qė jam Zoti, Perėndia juaj, dhe nuk ka asnjė tjetėr; popullin tim nuk do ta mbulojė mė turpi". |
2 | 28 | "Mbas kėsaj do tė ndodhė qė unė do tė pėrhap Frymėn tim mbi ēdo mish; bijtė tuaj dhe bijat tuaja do tė profetizojnė, pleqtė tuaj do tė shohin ėndrra, tė rinjtė tuaj do tė kenė vegime. |
2 | 29 | Nė ato ditė do tė pėrhap Frymėn time edhe mbi shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret. |
2 | 30 | Do tė bėj mrekulli nė qiejt dhe mbi tokė: gjak, zjarr dhe shtėllunga tymi. |
2 | 31 | Dielli do tė shndėrrohet nė terr dhe hėna nė gjak, para se tė vijė dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit. |
2 | 32 | Dhe do tė ndodhė qė kushdo qė do t`i drejtohet emrit tė Zotit do tė shpėtojė, sepse nė malin Sion dhe nė Jeruzalem do tė ketė shpėtim, siē e ka thėnė Zoti, edhe pėr ata qė kanė mbetur gjallė dhe qė Zoti do t`i thėrrasė". |
3 | 1 | "Sepse ja, nė ato ditė dhe nė atė kohė, kur do tė bėj qė tė kthehen nga robėria ata tė Judės dhe tė Jeruzalemit, |
3 | 2 | do tė mbledh tėrė kombet dhe do t`i bėj tė zbresin nė luginėn e Jozafatit, dhe atje do tė zbatoj gjykimin tim mbi ta, pėr Izraelin, popullin tim dhe trashėgiminė time, qė e kanė shpėrndarė midis kombeve, duke e ndarė kėshtu vendin tim. |
3 | 3 | Kanė hedhur shortin mbi popullin tim, kanė dhėnė njė djalė nė kėmbim tė njė prostitute dhe kanė shitur njė vajzė nė kėmbim tė verės, qė tė mund tė pinin. |
3 | 4 | Pėrveē kėsaj ēfarė jeni ju pėr mua, Tiro dhe Sidoni, dhe ju, gjithė krahinat e Filistisė? Mos doni vallė tė hakmerreni me mua pėr ndonjė gjė qė kam bėrė? Por nė rast se hakmerreni, do tė bėj qė tė bjerė shpejt dhe pa ngurrim mbi kokėn tuaj ligėsia qė keni bėrė. |
3 | 5 | Sepse ju keni marrė argjendin dhe arin tim dhe keni ēuar nė tempujt tuaj pjesėn mė tė mirė tė sendeve tė mia tė ēmuara, |
3 | 6 | dhe ua keni shitur bijtė e Judės dhe tė Jeruzalemit bijve tė Javanitėve, pėr t`i larguar nga vendi i tyre. |
3 | 7 | Ja, unė do t`i bėj tė zgjohen nga vendi ku i keni shitur dhe do tė bėj qė tė bjerė mbi kokėn tuaj ajo qė keni bėrė. |
3 | 8 | Do t`i shes bijtė tuaj dhe bijat tuaja nė duart e bijve tė Judės, qė do t`ua shesin Sabejve, njė komb i largėt, sepse Zoti ka folur". |
3 | 9 | Shpallni kėtė midis kombeve: "Pregatitni luftėn, zgjoni njerėzit trima, le tė afrohen, le tė dalin gjithė luftėtarėt! |
3 | 10 | Farkėtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapėrinjtė tuaj. I dobėti le tė thotė: "Jam i Fortė!"". |
3 | 11 | Nxitoni dhe ejani, kombe rreth e rrotull, dhe mblidhuni! O Zot, bėj qė tė zbresin atje njerėzit e tu trima! |
3 | 12 | "Le tė ngrihen dhe tė dalin kombet nė luginėn e Jozafatit, sepse atje unė do tė ulem pėr tė gjykuar tė gjitha kombet qė janė pėrreth. |
3 | 13 | Merrni nė dorė draprinjtė, sepse tė korrat janė gati. Ejani, zbrisni, sepse trokulli ėshtė plot, butet grafullojnė, sepse e madhe ėshtė ligėsia e tyre". |
3 | 14 | Turma pas turmash nė Luginėn e vendimit. Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt, nė Luginėn e vendimit". |
3 | 15 | Dielli dhe hėna po erren dhe yjet po humbin shkėlqimin e tyre. |
3 | 16 | Zoti do tė vrumbullojė nga Sioni dhe do tė bėjė qė t`i dėgjohet zėri nga Jeruzalemi, aq sa qiejt dhe toka do tė dridhen. Por Zoti do tė jetė njė strehė pėr popullin e tij dhe njė fortesė pėr bijtė e Izraelit. |
3 | 17 | "Atėherė ju do tė pranoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė banon nė Sion, mali im i shenjtė. Kėshtu Jeruzalemi do tė jetė i shenjtė dhe tė huajt nuk do tė kalojnė mė andej". |
3 | 18 | Atė ditė do tė ndodhė qė malet tė pikojnė musht, qumėshti do tė rrjedhė nga kodrat dhe uji do tė rrjedhė nė tė gjitha rrėketė e Judės. Nga shtėpia e Zotit do tė dalė njė burim, qė do tė ujitė luginėn e Sitimit. |
3 | 19 | "Egjipti do tė bėhet shkreti dhe Edomi njė shkretėtirė e mjeruar pėr shkak tė dhunės kundėr bijve tė Judės, sepse kanė derdhur gjak tė pafajshėm nė vendin e tyre. |
3 | 20 | Por Juda do tė mbetet pėrjetė, edhe Jeruzalemi brez pas brezi. |
3 | 21 | Do t`i pastroj nga gjaku i tyre i derdhur, nga i cili nuk i kisha pastruar, dhe Zoti do tė banojė nė Sion". |