Multilingual Scriptures Home » Albanian Bible » Song of Solomon
| Albanian Bible | ||
| Chapter # | Verse # | Verse Detail |
| 1 | 1 | Kantiku i kantikėve qė ėshtė i Salomonit. |
| 1 | 2 | Mė puth me tė puthurat e gojės sė vet! Sepse dashuria jote ėshtė mė e mirė se vera. |
| 1 | 3 | Nga aroma e vajrave tė tua tė kėndshme emri yt ėshtė njė vaj i parfumuar i derdhur; prandaj tė duan vajzat. |
| 1 | 4 | Tėrhiqmė te ti! Ne do tė rendim pas teje! Mbreti mė ēoi nė dhomat e tij. Ne do tė kėnaqemi dhe do tė gėzohemi te ti; ne do ta kujtojmė dashurinė tėnde mė shumė se verėn. Kanė tė drejtė qė tė duan. |
| 1 | 5 | Unė jam e zezė por e bukur, o bija tė Jeruzalemit, si ēadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit. |
| 1 | 6 | Mos shikoni se jam e zezė, sepse dielli mė ka nxirė. Bijtė e nėnes sime janė zemėruar me mua; mė kanė caktuar tė ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur. |
| 1 | 7 | Thuamė, o ti qė tė dashuron zemra ime, ku e kullot kopenė dhe ku e lė tė pushojė nė mesditė. Pse vallė duhet tė jem si njė grua e mbuluar me vel pranė kopeve tė shokėve tė tu? |
| 1 | 8 | Nė rast se ti nuk e di, o mė e bukura e grave, ndiq gjurmėt e kopesė dhe kulloti kecat e tua pranė ēadrave tė barinjve. |
| 1 | 9 | Mikesha ime, ti mė ngjan si pela ime midis qerreve tė Faraonit. |
| 1 | 10 | Faqet e tua janė tė bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritaresh. |
| 1 | 11 | Ne do tė bėjmė pėr ty gjerdane tė arta me tokėza prej argjendi. |
| 1 | 12 | Ndėrsa mbreti ėshtė ulur nė tryezė, livanda ime pėrhap aromėn e saj. |
| 1 | 13 | Kėnaqėsia ime ėshtė njė qeskė e vogėl mirre; ajo do tė pushojė tėrė natėn midis gjive tė mia. |
| 1 | 14 | Kėnaqėsia ime ėshtė pėr mua njė tufė lulesh alkane nė vreshtat e En-gedit. |
| 1 | 15 | Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytė e tu janė si ato tė pėllumbeshave. |
| 1 | 16 | Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshėm! Pėr mė tepėr shtrati ynė ėshtė blerosh. |
| 1 | 17 | Trarėt e shtėpive tona janė prej kedri dhe tavanet tona prej qiparisi. |
| 2 | 1 | Unė jam trėndafili i Sharonit, zambaku i luginave. |
| 2 | 2 | Si njė zambak midis gjembave, ashtu ėshtė mikesha ime midis vajzave. |
| 2 | 3 | Si njė mollė midis pemėve tė pyllit kėshtu ėshtė i dashuri im midis tė rinjve. Kam dėshėruar shumė tė rri nė hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ėmbėl nė gojėn time. |
| 2 | 4 | Mė ēoi nė shtėpinė e banketit dhe flamuri i tij mbi mua ėshtė dashuria. |
| 2 | 5 | Mė mbani me pite rrushi, mė pėrtėrini me mollė, sepse unė vuaj nga dashuria. |
| 2 | 6 | Dora e tij e majtė ėshtė poshtė kokės sime, dora e tij e djathtė mė pėrqafon. |
| 2 | 7 | Ju pėrgjėrohem, o bija tė Jeruzalemit, pėr gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinė time, deri sa kėshtu t`i pėlqejė |
| 2 | 8 | Ja zėri i tė dashurit tim! Ja, ai vjen duke kėrcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat. |
| 2 | 9 | I dashuri im i pėrngjan njė gazele apo njė dreri tė ri. Ja ku ėshtė prapa murit tonė, shikon nga dritaret, hedh vėshtrime nėpėrmjet hekurave tė tyre. |
| 2 | 10 | I dashuri im mė ka folur dhe mė ka thėnė: "Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja! |
| 2 | 11 | Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku. |
| 2 | 12 | Lulet duken mbi tokė, koha e tė kėnduarit erdhi, dhe nė vendin tonė dėgjohet zėri i turtulleshės. |
| 2 | 13 | Fiku nxjerr fiqtė e tij tė papjekur, vreshtat nė lulėzim pėrhapin njė aromė tė kėndshme. Ēohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja. |
| 2 | 14 | O pėllumbesha ime, qė rri nė tė ēarat e shkėmbinjve, nė strukat e rrėmoreve, ma trego fytyrėn tėnde, mė bėj ta dėgjoj zėrin tėnd, sepse zėri yt ėshtė i kėndshėm dhe fytyra jote ėshtė e hijshme". |
| 2 | 15 | I zini dhelprat, dhelprat e vogla qė dėmtojnė vreshtat, sepse vreshtat tona janė nė lulėzim. |
| 2 | 16 | I dashuri im ėshtė imi, dhe unė jam e tij; ai e kullot kopenė midis zambakėve. |
| 2 | 17 | Para se tė fryjė flladi i ditės dhe hijet tė ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si njė gazelė o njė drenushė mbi malet qė na ndajnė. |
| 3 | 1 | Mbi shtratin tim gjatė natės kėrkova atė qė dashuron zemra ime, e kėrkova, por nuk e gjeta. |
| 3 | 2 | Tani do tė ngrihem dhe do tė shkoj rrotull nėpėr qytet, nėpėr rrugėt dhe nėpėr sheshet do tė kėrkoj atė qė do zemra ime. E kėrkova, por nuk e gjeta. |
| 3 | 3 | Rojet qė sillen nėpėr qytet mė takuan. I pyeta ata: "A e patė atė qė do zemra ime?". |
| 3 | 4 | Sapo i kalova, gjeta atė qė do zemra ime. E shtrėngova fort dhe nuk kam ndėrmend ta braktis deri sa ta ēoj nė shtėpinė e nėnes sime dhe nė dhomėn e asaj qė mė ka ngjizur. |
| 3 | 5 | Ju pėrgjėrohem, o bija tė Jeruzalemit, pėr gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kėshtu t`i pėlqejė. |
| 3 | 6 | Kush ėshtė ajo qė vjen nga shkretėtira, si kollona tymi, e parfumuar me mirrė dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikė tė tregėtarėve? |
| 3 | 7 | Ja shtrati i Salomonit, rreth tė cilit qėndrojnė gjashtėdhjetė njerėz guximtarė, trima tė Izraelit. |
| 3 | 8 | Tė gjithė pėrdorin shpatėn, janė tė rrahur nė ēėshtjen e luftės; secili mban shpatėn nė ijė pėr tmerret e natės. |
| 3 | 9 | Mbreti Salomon i ka bėrė vetes njė lektizė me dru Libani. |
| 3 | 10 | I ka bėrė kolonat e saj prej argjendi, shpinzėn e saj prej ari, ndenjėsen prej purpuri; pjesa e brendėshme e saj ėshtė qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit. |
| 3 | 11 | Dilni, bija tė Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorėn me tė cilėn e ka kurorėzuar e ėma, ditėn e dasmės sė tij, ditėn e gėzimit tė zemrės sė tij. |
| 4 | 1 | Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytė e tu prapa velit tėnd janė si ato tė pėllumbeshave; flokėt e tu janė si njė kope dhish, qė kullosin nė malin Galaad. |
| 4 | 2 | Dhėmbėt e tua janė si njė kope delesh tė qethura, qė kthehen nga vendi i larjes; tė gjitha kanė binjakėt e tyre dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė shterpė. |
| 4 | 3 | Buzėt e tua janė si njė fije e kuqe flakė, dhe goja jote ėshtė e kėndshme; tėmthat e tu prapa velit tėnd janė si njė thelė shege. |
| 4 | 4 | Qafa jote ėshtė si kulla e Davidit, e ndėrtuar pėr njė armėri; mbi tė cilėn janė varur njė mijė mburoja, tė gjitha mburojat tė njerėzve trima. |
| 4 | 5 | Tė dy sisėt e tua janė si dy kaproj tė vegjėl, binjake tė gazelave, qė kullosin midis zambakėve. |
| 4 | 6 | Pėrpara se flladi i ditės tė ndihet dhe hijet tė ikin, do tė shkoj nė malin e mirrės dhe nė kodrėn e temjanit. |
| 4 | 7 | Ti je e tėra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka nė ty asnjė tė metė. |
| 4 | 8 | Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanėve dhe nga malet e leopardėve. |
| 4 | 9 | Ti mė ke rrėmbyer zemrėn, o motra ime, nusja ime; ti mė ke rrėmbyer zemrėn me njė shikim tė vetėm tė syve tė tu, me njė gushore tė vetme tė qafės sate. |
| 4 | 10 | Sa e kėnaqshme ėshtė dashuria jote, o motra ime, nusja ime! Sa mė e mirė se vera ėshtė dashuria jote dhe aroma e vajrave tė tua tė parfumuara ėshtė mė e kėndshme se gjithė aromat! |
| 4 | 11 | Nusja ime, buzėt e tua pikojnė si njė huall mjaltė, mjaltė dhe qumėsht ka nėn gjuhėn tėnde, dhe aroma e rrobave tė tua ėshtė si aroma e Libanit. |
| 4 | 12 | Motra ime, nusja ime, ėshtė njė kopsht i mbyllur, njė burim i mbyllur, gurrė e vulosur. |
| 4 | 13 | Filizat e tua janė njė kopėsht shegėsh me fryte tė zgjedhura me bimė tė alkanės me nardo, |
| 4 | 14 | me nardo dhe kroko, kanellė dhe ēinamom, me tė gjitha llojet e drurėve tė temjanit, tė mirrės dhe tė aloes, me tė gjitha aromat mė tė mira. |
| 4 | 15 | Ti je njė burim lulishtesh, njė pus ujėrash tė freskėta, rrėkesh qė dalin nga Libani. |
| 4 | 16 | Zgjohu, o veri dhe eja, o jugė; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij tė pėrhapen! Le tė hyjė i dashuri im nė kopshtin e tij dhe tė hajė frytet e zgjedhura! |
| 5 | 1 | Hyra nė kopshtin tim, o motra ime, nusja ime, mblodha mirrėn time me balsamin tim, hėngra huallin tim me mjaltin tim, piva verėn time me qumėshtin tim. Shokė, hani, pini; po, dehuni, o tė dashur! |
| 5 | 2 | Unė flija, por zemra ime pėrgjonte. Dėgjoj zėrin e tė dashurit tim, qė troket dhe thotė: "Hapma, motra ime, mikja ime, pėllumbesha ime, e pėrkryera ime, sepse koka ime ėshtė gjithė vesė dhe kaēurrelat e mia gjithė cirka tė natės. |
| 5 | 3 | E hoqa rrobėn time, si mund ta vesh pėrsėri? I lava kėmbėt, si mund t`i fėlliq pėrsėri? |
| 5 | 4 | I dashuri im e vuri dorėn te vrima e derės, dhe tė pėrbrėndshmet e mia u ngashėrryen nga ai. |
| 5 | 5 | U ngrita pėr t`i hapur derėn tė dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtėrinjtė e mi mirra e lėngėt, qė rridhte mbi dorezėn e bravės. |
| 5 | 6 | Ia hapa tė dashurit tim, por i dashuri im ishte tėrhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligshtohej kur ai fliste. E kėrkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m`u pėrgjigj. |
| 5 | 7 | Rojet qė sillen nėpėr qytet mė gjetėn, mė rrahėn, mė plagosėn; rojet e mureve mė ēorėn velin. |
| 5 | 8 | Unė ju lutem shumė, o bija tė Jeruzalemit, nė rast se e gjeni tė dashurin tim, ēfarė do t`i thoni? I thoni se jam e sėmurė nga dashuria. |
| 5 | 9 | Ēfarė ka mė tepėr i dashuri yt se njė i dashur tjetėr, o mė e bukura midis grave? Ēfarė ka i dashuri yt mė tepėr se njė i dashur tjetėr, pėrse pėrgjėrohesh kėshtu? |
| 5 | 10 | I dashuri im ėshtė i bardhė dhe i kuq, ai dallon ndėr dhjetė mijė veta. |
| 5 | 11 | Koka e tij ėshtė ar i kulluar, kaēurelat e flokėve tė tij janė rica-rica, tė zeza korb. |
| 5 | 12 | Sytė e tij janė si ato tė pėllumbit pranė rrėkeve tė ujit, tė lara nė qumėsht, tė ngallmuara si njė gur i ēmuar nė njė unazė. |
| 5 | 13 | Faqet e tij janė si njė lehe balsami, si lehe barėrash aromatike; buzėt e tij janė zambakė, qė nxjerrin mirra tė lėngėt. |
| 5 | 14 | Duart e tij janė unaza ari, tė stolisura me gurė tė ēmuar; barku i tij ėshtė i fildisht qė shndrit, i mbuluar me safire. |
| 5 | 15 | Kėmbėt e tij janė kollona mermeri tė mbėshtetura nė themele ari tė kulluar. Pamja e tij ėshtė si Libani, madhėshtore si kedrat. |
| 5 | 16 | Goja e tij ėshtė vetė ėmbėlsia; po, ai ėshtė tėrheqės nė ēdo pikpamje. Ky ėshtė i dashuri im, ky ėshtė miku im, o bija tė Jeruzalemit. |
| 6 | 1 | Ku shkoi i dashuri yt, o mė e bukura midis grave? Ku shkoi i dashuri yt, qė tė mund ta kėrkojmė bashkė me ty? |
| 6 | 2 | I dashuri im zbriti nė kopshtin e tij, nė lehet e balsamit pėr tė kullotur kopenė nė kopshtet dhe pėr tė mbledhur zambakė. |
| 6 | 3 | Unė jam e tė dashurit tim dhe i dashuri im ėshtė imi; ai e kullot kopenė midis zambakėve. |
| 6 | 4 | Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshėm si Jeruzalemi, e tmerrshme si njė ushtri me flamuj tė shpalosur. |
| 6 | 5 | Largo nga unė sytė e tu, sepse mė turbullojnė. Flokėt e tu janė si njė kope dhish, qė kullosin mbi malin e Galaadit. |
| 6 | 6 | Dhėmbėt e tua janė si njė kope dhensh, qė kthehen nga vendi ku lahen; tė gjitha kanė binjakė dhe asnjėra prej tyre nuk ėshtė shterpe. |
| 6 | 7 | Tėmthat e tu prapa velit tėnd janė si njė rriskė shege. |
| 6 | 8 | Aty ka gjashtėdhjetė mbretėresha dhe tetėdhjetė konkubina, si dhe vajza pa numėrim. |
| 6 | 9 | Por pėllumbesha ime, e pėrkryera ime, ėshtė e vetme; nėna e ka tė vetme, e pėrzgjedhura e saj qė e ka pjellė. Vajzat e kanė parė dhe e kanė shpallur tė lume, po, edhe mbretėreshat dhe konkubinat, e kanė lavdėruar. |
| 6 | 10 | Kush ėshtė ajo qė shfaqet si agimi, e bukur si hėna, e pastėr si dielli, e tmerrshme si njė ushtri me flamuj tė shpalosur? |
| 6 | 11 | Unė zbrita nė kopshtin e arrave pėr tė parė bimėt e blerta tė luginės, pėr tė parė nė se hardhitė ishin nė lulėzim dhe shegėt kishin bulėzuar. |
| 6 | 12 | Nuk e di si, por dėshira ime mė vuri mbi qerret e popullit tim fisnik. |
| 6 | 13 | Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, qė tė mund tė tė admirojmė. Ēfarė shikoni te Shulamitja? Si njė valle me dy grupe? |
| 7 | 1 | Sa tė bukura janė kėmbėt e tua nė kėpucė, o bija e princit! Pjesėt e rrumbullakta tė ijėve tė tua janė si stolira, vepėr e dorės sė njė artisti. |
| 7 | 2 | Kėrthiza jote ėshtė njė kupė e rrumbullakėt, ku nuk mungon kurrė vera aromatike. Barku yt ėshtė njė tog gruri, i rrethuar nga zambakė. |
| 7 | 3 | Dy sisėt e tua janė si dy kaproj tė vegjel, binjake tė gazelave. |
| 7 | 4 | Qafa jote ėshtė si njė kullė fildishi, sytė e tu janė si ato tė pellgjeve tė Heshbonit pranė portės sė Bath-Rabimit. Hunda jote ėshtė si kulla e Libanit, qė shikon nė drejtim tė Damaskut. |
| 7 | 5 | Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokėt e kokės sate janė purpur; njė mbret u zu rob i gėrshetave tė tua. |
| 7 | 6 | Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me tė gjitha ėndjet qė siguron! |
| 7 | 7 | Shtati yt ėshtė i njėllojtė me atė tė palmės dhe sisėt e tua janė si vile. |
| 7 | 8 | Kam thėnė: "Do tė ngjitem mbi palmė dhe do tė kap degėt e saj". Qofshin sisėt e tua si vilet e rrushit, aroma e frymės sate si ajo e mollėve, |
| 7 | 9 | dhe tė puthurat e gojės sate si njė verė e zgjedhur, qė zbret ėmbėl pėr tė kėnaqur dėshirėn time, duke ēikur shumė lehtė buzėt e atij qė fle. |
| 7 | 10 | Unė jam e tė dashurit tim dhe ai mė dėshiron. |
| 7 | 11 | Eja, i dashuri im, le tė dalim nėpėr fusha, ta kalojmė natėn nėpėr fshatra! |
| 7 | 12 | Tė ēohemi shpejt nė mėngjes pėr tė shkuar nė vreshtat dhe pėr tė parė nė qoftė se vreshti ka lėshuar llastarė, nė se kanė ēelur lulet e tij dhe nė se shegėt kanė lulėzuar. Aty do tė jap dashurinė time. |
| 7 | 13 | Madėrgonat pėrhapin aromėn e tyre dhe mbi portat tona ka fryte tė zgjedhura tė ēdo lloji, tė freskėta dhe tė thata, qė i kam ruajtur pėr ty, i dashuri im. |
| 8 | 1 | Ah, sikur tė ishe ti si njė vėllai im, qė mėnd nė gjitė e nėnės sime! Duke tė gjetur jashtė do tė tė puthja, dhe askush nuk do tė mė pėrēmonte. |
| 8 | 2 | Do tė tė ēoja dhe do tė fusja nė shtėpinė e nėnės sime; ti do tė mė mėsoje dhe unė do tė tė jepja pėr tė pirė verė aromatike, lėng nga shega ime. |
| 8 | 3 | Dora e tij e majtė qoftė nėn kokėn time dhe e djathta e tij mė pėrqafoftė! |
| 8 | 4 | O bija tė Jerzalemit, ju lutem shumė, mos e shqetėsoni dhe mos e zgjoni dashurinė time, deri sa kėshtu t`i pėlqejė. |
| 8 | 5 | Kush ėshtė ajo qė del nga shkretėtira duke u mbėshtetur tek i dashuri i saj? Tė kam zgjuar nėn mollėn, ku nėna jote tė ka lindur, ku ajo qė tė ka lindur tė ka nxjerrė nė dritė. |
| 8 | 6 | Mė vėr si njė vulė mbi zemrėn tėnde, si njė vulė mbi krahun tėnd; sepse dashuria ėshtė e fortė si vdekja, xhelozia ėshtė e ashpėr si Sheoli. Flakėt e saj janė flakė zjarri, njė flakė qė pėrvėlon. |
| 8 | 7 | Ujėrat e mėdha nuk do tė mund ta shuajnė dashurinė, as lumenjtė ta pėrmbytin. Nė rast se dikush do tė jepte tėrė pasuritė e shtėpisė sė tij nė kėmbim tė dashurisė, do tė pėrbuzej me siguri. |
| 8 | 8 | Ne kemi njė motėr tė vogėl qė ende nuk ka sisė; ēfarė do tė bėjmė pėr motrėn tonė ditėn qė do tė flitet pėr tė? |
| 8 | 9 | Nė qoftė se ėshtė njė mur, do tė ndėrtojmė mbi tė njė pallat prej argjendi; nė qoftė se ėshtė njė portė, do ta forcojmė me dėrrasa kedri. |
| 8 | 10 | Unė jam njė mur, dhe sisėt e mia janė si kulla; prandaj nė sytė e tij jam bėrė si ajo qė ka gjetur paqen. |
| 8 | 11 | Salomoni kishte njė vresht nė Baal-Hamon; ai ua besoi disa rojtarėve, secili prej tyre duhet t`i ēonte si fryt tė tij njė mijė sikla argjendi. |
| 8 | 12 | Vreshti im, qė ėshtė imi, ndodhet para meje. Ti, Salomon, mbaji njė mijė siklat dhe rojtarėt e frytit tė tij marrshin dyqind. |
| 8 | 13 | Ti qė banon nė kopshte, shokėt po dėgjojnė zėrin tėnd; bėj ta dėgjoj edhe unė. |
| 8 | 14 | Eja shpejt, i dashuri im, dhe ngjaji njė gazele apo njė sute nė malet e aromave! |